Drejtuar:
Delegacionit të BE në Tiranë
Avokatit të Popullit
Organizatave LGTB dhe të tjera
Një deklaratë e lëshuar kuturu pak ditë më parë nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, shkaktoi një furtunë reagimesh nga organizatat e shoqërisë civile, veçanërisht ato që lidhen me të drejtat e komunitetit LGTB, Avokati i Popullit dhe së fundi edhe nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë. Delegacioni i BE, përmes deklaratës së shpërndarë të martën medias, shprehu habinë dhe shqetësimin e thellë lidhur me deklaratën e zv.ministrit të Mbrojtjes dhe kryetarit të PLL, z. Ekrem Spahia. BE kujtoi se Shqipëria ka ratifikuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ka aprovuar ligjin për mbrojtjen kundër diskriminimit. Delegacioni u bëri thirrje me vendosmëri autoriteteve shqiptare të sigurojnë që sjellje të tilla të mos përsëriten. Paralelisht, shoqatat pro LGTB vazhdojnë të reagojnë ashpër dhe të kërkojnë mbështetje masive ndër grupe të tjera të shoqërisë civile për të kundërshtuar deklaratën e zotit Spahia, për ta shndërruar këtë në një kazus të shoqërisë sonë.
Si gazetar dhe aktivist i shoqërisë civile pajtohem tërësisht me këtë ndjeshmëri publike ndaj të drejtave të një komuniteti, i cili, për hir të së vërtetës, nuk ka qenë as i lirë dhe as i dhunuar, por thjesht i paragjykuar, si edhe në shumë vende të tjera me shoqëri edhe më liberale se kjo e jona.
Të nderuar diplomatë!
Ndërsa jam duke e konsumuar me pozitivitet këtë valë reagimi kundër paragjykimeve dhe nxitjes së dhunës ndaj këtij komuniteti njerëzish, doja t’ju kujtoja dhe të tërhiqja vëmendjen tuaj edhe për një komunitet tjetër, jo kaq i madh në numër, por shumë më i dhunuar se ai LGTB.
Ata njerëz do të ishin shumë të lumtur nëse do të kishin mundësi të dilnin në protestë, të organizonin një paradë, një festival, apo qoftë edhe për të bërë një shëtitje në bulevardin e Tiranës, bulevardin e qytetit të tyre apo rrugën e fshatit ku jetojnë. Por ata nuk mund ta bëjnë këtë. Jo sepse paragjykohen, jo sepse ndokush rrezikon t’i qëllojë me hu si zoti Spahia. Ata thjesht vriten po të dalin në rrugë.
Këta janë njerëzit e ngujuar. Janë fëmijët e ngujuar. Janë ata që ndodhen në arrest shtëpie pa vendim gjykate, janë viktimat e shkeljes më brutale të të drejtave të njeriut. Janë ata që nuk mund të shkojnë në shkollë, që nuk mund të lozin, që nuk mund të punojnë, që nuk mund të martohen si të gjithë e madje edhe nuk mund as të varronin të afërmit e tyre kur ndahen nga jeta.
Me shumë të drejtë Brukseli ka vendosur të drejtat e njeriut ndër kriteret që Shqipëria duhet të plotësojë për të përparuar në përpjekjet e saj integruese. Dhe me shumë të drejtë janë identifikuar komuniteti rom dhe komuniteti LGTB. Por unë dua t’ju kujtoj se ka edhe një komunitet tjetër, që është viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut, e madje në mënyrën më barbare. Në emër të një zakoni të vjetër, i cili i bën karshillëk dhe e sfidon publikisht shtetin e së drejtës dhe ligjin, ata paguajnë për një krim që nuk e kanë kryer.
Është për t’u përshëndetur i tërë ky reagim shoqëror, publik, institucional, politik e diplomatik, për ta dënuar deklaratën e zv.ministrit Spahia. Është për t’u përshëndetur këmbëngulja e organizatave që përfaqësojnë dhe mbrojnë komunitetin LGTB, të cilat nuk ndalen dhe i kërkojnë Prokurorisë ta penalizojë z. Spahia.
Duke e mbështetur thellësisht tërë këtë aksion qytetar dhe ligjor, doja t’i kërkoja Prokurorisë së Përgjithshme që pasi të ketë penalizuar z. Spahia për deklaratën ndaj komunitetit LGTB, të hapë edhe çështjen e parë ndaj një personi të akuzuar në bazë të nenit 83/a të Kodit Penal, i cili parashikon se: “Kanosja serioze për hakmarrje ose gjakmarrje, që i bëhet një personi për t’u mbyllur në shtëpi, dënohet me burgim deri në tre vjet, si dhe me gjobë nga njëqind mijë lekë deri në një milion lekë”.
Doja t’u drejtohesha të gjitha organizatave që ushtrojnë aktivitetin në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të cilat alarmohen edhe kur ndërpritet uji për dy orë apo nuk ka valë celulari në burgjet e sigurisë së lartë, të ngrenë zërin për shtëpitë-burgje të të ngujuarve, ku jeta është më shumë se një ferr. Edhe pse për këtë, ato nuk kanë marrë fonde nga ambasadat e huaja.
Doja t’u drejtohesha organizatave për mbrojtjen e komunitetit LGTB që në emër të të drejtave të njeriut, ta ngrenë zërin edhe për ata njerëz që nuk kanë më as zë dhe që ndodhen çdo ditë nën kërcënimin e vrasjes. Edhe pse për këtë, ato nuk kanë marrë fonde nga ambasadat e huaja.
Si gazetar dhe aktivist shoqëror që kam parë dhe takuar qindra të rritur dhe fëmijë të zverdhur nga qëndrimi mbyllur në shtëpi, që kam parë dhe takuar babë e bijë në një shtrat me trupat plot plagë nga gjaksi, që kam parë dhe takuar gra të shndërruara në skllave e të shpërfytyruara nga puna e rëndë për të mbajtur gjallë familjet, ju siguroj se ky fenomen kriminal meriton tërë ulërimën tonë si qytetarë të këtij vendi dhe tërë ulërimën tuaj si diplomatë dashamirës të këtij vendi. Paçka se nuk është në listën e 12 prioriteteve.
* Kryeredaktor i lajmeve në Top Channel
Drejtues i organizatës “Forumi i Mendimit të Lirë”