Shtetasit e Kosovës janë njerëzit më të diskriminuar dhe më të poshtëruar në të gjithë Evropën. Ky është mendimi i përgjithshëm i të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Nëse ka ndonjë vend ndaj të cilit aplikohet në kontekst të veçantë termi “Eurofashizëm”, ai vend është Kosova.
Në aspektin e izolimit e të poshtërimit (ndonjëherë edhe të likuidimit fizik), Kosova i përngjan simbolikisht getove të hebrenjve në kohën e nazistëve. Të izoluar, pa të drejtë lëvizjeje ose vetëm me leje të posaçme dhe në kushte shumë rigoroze, me gjysmën e popullatës në prag të ekzistencës, me njerëz të cilët vriten në shtëpi të veta, të heshtur me anë të kërcënimeve, me dinjitet të thyer dhe të zhgënjyer për vdekje. Kjo është Kosova e Evropës së vitit 2012.
Njëra prej kërkesave më të shpeshta të tutorëve tanë nga BE-ja është “liria e lëvizjes”. Të vjellësh prej hipokrizisë!
***
Kufijtë e botës për qytetarin e Kosovës janë Ura e Ibrit, kërshat e Malit Zi, Kriva Pallanka në Maqedoni, e deti në Shqipëri. Ndonjëherë e kemi ndjenjën se ka mbetur vetëm edhe në det të na hidhni.
Këtë më së miri e përjetuam personalisht, të katër anëtarët e bendit, javën që shkojë.
E mërkurë, 11 prill 2012
Pasi që morëm ftesat për të marr pjesë në Ballkan Trafik Festival në Bruksel, kryeqytetin e Evropës, u nisëm për një “eurotrip” me makinë, në mënyrë që ta shfrytëzonim rastin t’i vizitonim edhe disa vende të tjera të Evropës në 10 ditët e planifikuara. Diçka ngjashëm patëm bërë në shtatorë të vitit të kaluar, kur performuam në Slloveni dhe në Zvicër. Për një moment harruam se jemi qytetarë të Kosovës, bira e fundit e kavallit. Dhe, për dallim prej të gjithë të tjerëve në Ballkan, ne nuk e gëzojmë këtë të drejtë të lëvizjes sa herë që ne dëshirojmë.
Në kufi të Kroacisë, autoritetet kroate na ndaluan hyrjen në vendin e tyre meqenëse kishim viza të shengenit me vetëm një hyrje, viza zemërgjera të lëshuara nga Ambasada e Belgjikës. Propozimi i policëve kufitarë ishte t’ia grahim kah deti. Si bakshish e morëm edhe nga një vulë të kuqe “zabranjen ulazak” (hyrja ndalohet) në pasaporta, duke na mundësuar që sa herë të kalojmë nga Kroacia, të skajohemi si persona të dyshuar për kontroll.
Në bagazh kishim kitarat… jo drogë apo armë. Ne ato momente mu kujtua një kushëri i imi nga Prishtina, invalid i luftës në Kroaci. Nejse...
Policët e kryenin punën e vet. Duke u kthyer - pasi që i treguam arsyet policit kufitarë të Malit të Zi se përse na kthyen - na tha: “Jebesh mi oca, ako ih ja razumem njihov rezhim vize” (ma q... babën nëse e marrë vesh regjimin e tyre të vizave). Qeshëm shumë.
Doganierët e Malit të Zi ishin rokera, na folën për këngët e Pearl Jam, e kanal-dale u nisëm për Herceg Novi. U menduam ta kalonim natën aty, mirëpo çka është sigurt, sigurt është… shkuam për Ulqin.
Në ndërkohë, në makinë e lajmëruam Ambasadën e Kosovës në Belgjikë se çka po ndodh dhe nëse është e mundur që të nesërmen të rregullonin diçka nëpërmjet kanaleve të tyre diplomatike. Me të arritur në Ulqin, u vendosëm në hotel dhe filluam t’i shfletojmë portalet e gazetave të Kosovës. “KFOR-i e mban nën rrethim ROSU-n në Mitrovicë”, lexuam në një portal. Ja kërciti muhabeti e debati i zjarrtë për Mitrovicën. Njëri anëtarë i bendit është i Mitrovicës veriore. Pasi që kishte banuar me qira për më shumë se 10 vite, përfundimisht ai ishte detyruar ta shiste shtëpinë e tij në Mitrovicë. Ai na tregon se në atë vend ka shumë “zemra t’plasta” e një ditë njerëzve ka me i kërcit filmi. Atje shqiptarët janë vrarë dhe po vriten në shtëpitë e tyre...
E enjte, 12 prill 2012
Në mëngjes, nga Belgjika na thanë të nisemi për Kotorr - nja 3 orë rrugë - që t’i marrim vizat transite në konsullatën e Kroacisë, meqenëse vizat belge nuk ka shans të merren në Podgoricë prej kosovarëve.
Rrugës për në Kotorr na thanë të kthehemi në Podgoricë tek ambasada kroate. Edhe nja 2 ore rrugë tjera. Në Podgoricë na thane se edhe përkundër notës verbale te kosovarëve, duhet të pritet deri të nesërmen dhe se njëri anëtar i bendit e ka vetëm një faqe të zbrazët në pasaportë, në të cilën nuk mundet të vendoset viza për shkak të vulës së thatë!
Në ndërkohë, i plotësuam nja tre formularë për aplikim të vizave. Për mosmarrjen e vizës, ambasadës së Kosovës i është dhënë si arsyetim edhe pamundësia për t’i bartur instrumentet tona nëpër shtetin e tyre.
U kthyem për Ulqin, e atje na zuri nata. Të paktën nata nuk na shkoi huq meqë e hëngrëm një darkë të mirë nga baballëku i basistit të grupit, i cili do të fejohet me një ulqinake javën e ardhshme. Pas këtyre maltretimeve dhe lodhjes fizike, vendosëm që të nesërmen të kthehemi për Prishtinë. Organizatorët i lajmëruam nëpërmjet një emaili për mosardhjen tonë dhe për të gjithat çfarë kishin ndodhur…
E premte, 13 prill 2012
Të nesërmen në mëngjes veç kishin filluar presionet nga organizatorët ndaj ambasadës së Belgjikës në Prishtinë. Gjatë ditës, duke u kthyer nga Ulqini për në Prishtinë, u ftuam disa herë që t’i merrnim vizat gjashtëmujore me shumë hyrje (multi-entry), gjë të cilën e refuzuam duke e konsideruar si sjellje hipokrite. Këto viza në fakt na ishin premtuar gojarisht prej zyrtarëve belgë të ambasadës, mirëpo një ditë para së të niseshim na u kthyen pasaportat me vizë dhjetëditëshe me vetëm një hyrje.
(Në krahasim me problemet e përditshme të kosovarëve rasti ynë është rast banal, ndërsa detajet e dhëna këtu janë banalitetet e një rasti të vetëm. Rastet e tjera të qytetarëve të Kosovës janë të panumërta, shumë më të rënda e më serioze.)
***
Mospërfshirja vetëm e kosovarëve në procesin e liberalizimit të vizave, nga qytetarët e Kosovës nuk ka se si shihet ndryshe përpos si një qasje diskriminuese në baza raciste nga ana e BE-së. Si shpërblim ndaj padrejtësive e zullumit që i është bërë këtij populli, ne përfundimisht jemi vendi i vetëm në rajon i cili nuk e gëzon një të drejtë elementare, e cila as që ishte dashur të diskutohet: atë të “lirisë së lëvizjes”.
Heqja e vizave duhet të bëhet për të gjithë qytetarët e Kosovës pa kurrfarë kushtëzimi. Menjëherë! Përndryshe, ju nuk jeni asgjë veçse fashistë të mileniumit të ri, me Kosovën si një geto e juaja e re!