I ashtuquajturi skandal në ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kilovoltësh midis Shqipërisë dhe Kosovës u zhduk (me ndonjë përjashtim të vogël) nga titujt e parë të mediave në Shqipëri, madje u zhduk fare nga lista e temave. Në Kosovë me këtë temë merret vetëm një gazetë , “Zëri”, ajo që e publikoi e para skandalin, ndërsa faqja e saj online mbetet e bllokuar. Gazetat e tjera kosovare vazhdojnë të publikojnë komente prolifike mbi rrugët e bashkimit kombëtar natyral ose jonatyral nga lloj-lloj patriotësh të improvizuar. Këta patriotë, peng të inercive të tyre mendore dhe dashurive me vonesë faze për liderët e Shqipërisë, Enver Hoxha dhe Sali Berisha, kokëfortësisht harrojnë t’i japin përgjigje, për shembull, pyetjes se pse qeveria e Tiranës nuk di të harmonizojë interesat e prodhuesve të patates të Korçës me ata të Rahovecit? E pra, në këtë situatë dramatike, kjo heshtje, ky trajtim fatal i një çështjeje kaq të rëndësishme, ose kjo mungesë trajtimi, nuk mund të injorohet. Pse?
Së pari, sepse kjo nuk është një temë e stisur. Pra, në publikimin e saj nuk ka shpifje, siç mund të ndodhte rëndom në hapësirën tonë publike. Shumë prej lajmeve të servirura në lidhje me këtë çështje kanë burime zyrtare. Ato vijnë ose konfirmohen prej vetë Bankës gjermane të Zhvillimit KfW, financuese të projektit, ose prej Ministrisë sonë të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, drejtuar nga një ministër i LSI-së. Pra informacioni nuk ka burim opozitën tonë apo ndonjërën prej palëve të pakënaqura me rezultatin zyrtar të tenderit, e cila mund të konsiderohet apriori e pabesueshme!
Së dyti, tema e krijimit të tregut të përbashkët energjetik midis Shqipërisë dhe Kosovës, thënë ndryshe, tema e bashkimit kombëtar energjetik, është e një rëndësie strategjike, ndaj trajtimi i saj nuk mund të zëvendësohet prej medias apo opinionistëve me problematika ditore të politikës së Shqipërisë. Është e qartë se politika zyrtare në Shqipëri ofron shumë skandale apo tema tërheqëse, por tema në fjalë mbetet gjithmonë aktuale. Bëhet fjalë për ndërtimin e një linje, e cila nuk është zgjidhje për furnizimin alternativ me energji të Kosovës, por kontribut thelbësor për një zgjidhje përfundimtare për krizën energjetike në të dyja vendet tona, Shqipërinë dhe Kosovën.
Shqipëria dhe Kosova harxhojnë mbi 200 milionë euro për blerje energjie në momente krize, shumica dërrmuese e të cilave shkon në favor të Serbisë. Askush prej klasës politike të majtë apo të djathtë në pushtet nuk ka bërë diçka përfundimtare për mbylljen e këtij kapitulli të turpshëm të historisë sonë kombëtare, sa kohë që ne nuk po e zgjidhim pa kthim krizën energjetike. Përkundrazi, ne vullnetarisht shkojmë për të blerë energji tek armiqtë tanë historikë, ata që kanë në dorë pavarësinë tonë energjetike, serbët ose grekët. Për nëntë vjet Shqipëria nuk ka ndërtuar burime të reja energjie, me gjithë shpalljet zulmëmëdha për energji bërthamore dhe energji alternative, duke favorizuar blerjet e energjisë prej Serbisë.
Nuk është ndërtuar një qendër dispeçerie në Tiranë, por preferohet që ky rol t’i mbetet Serbisë. Kjo sepse dikush në majë të klasës sonë politike ka preferuar të marrë tangjentin si komisioner, dhe jo nga projektet përbashkuese panshqiptare. Kush e ka fajin? Të dy krahët në pushtet, megjithëse vështirësitë për të gjetur financime për ndërtimin e kësaj linje kanë qenë të ndryshme në kohë të ndryshme. Por, sigurisht, fajin më të madh e ka ai që ka premtuar ndërtimin e kësaj linje, Kryeministri Berisha, i cili i ka paratë për ndërtimin e saj, por me truke po mundohet ta shtyjë realizimin e saj.
Në vetëmbrojtje, ai dhe ministri i Financave, Bode, thanë se nuk mund të qortohet kjo qeveri, sepse është iniciatore e projektit. Fakti që qeveria e PD-së mori përsipër realizimin e këtij projekti dhe po e vonon pa asnjë perspektivë të qartë jetësimin e tij, e bën akoma dhe më fajtore këtë qeveri. Ne nuk mund të merremi me fjalët inflacioniste patriotike të Kryeministrit Sali Berisha, të cilat bëjnë për të qarë shumëkënd në Kosovë, por me veprat e tij antikombëtare. Nëse ai e premton diçka dhe angazhohet maksimalisht për mosrealizimin e saj, atëherë ai është dyfish fajtor.
Nuk ka fare rëndësi nëse djali i Kryeministrit është takuar me biznesmenët serbë të energjisë, Hamoviç apo Fazlliç. Ky është një lajm tërësisht i dorës së dytë para fakteve kokëforta: Qeveria e Shqipërisë po vonon realizimin e një projekti jetik, strategjik për pavarësinë energjetike, për pavarësinë ekonomike të këtij vendi dhe të Kosovës. “Koha është flori”, tha ambasadorja gjermane, duke iu referuar Kryeministrit, i cili e di qartësisht se nga vonesa përfitojnë kompanitë serbe të zotërinjve të lartpërmendur. Çdo shtyrje e tenderit do të sillte fitime jo vetëm për zotërinjtë, por dhe kosto shtesë për qeverinë shqiptare, për xhepat e taksapaguesve shqiptarë në kohë krize si kjo.
Së treti, tema e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit nuk qenkësh thjesht temë kombëtare. Përfshirja e ambasadores gjermane në polemikat në lidhje me këtë çështje e treguan qartësisht. Akuza e bërë ndaj Berishës ishte aq e fortë, aq e përputhshme me të vërtetën, sa ai, i gjendur në panik, pa hapësirë manovrimi për të kaluar në sulm, u detyrua t’ia hidhte pataten e nxehtë Bankës gjermane KfW, që në fakt është bankë publike, d.m.th. bankë e shtetit gjerman, ndoshta donatorit të dytë të Shqipërisë në 22 vjet. Të aludosh se banka don të favorizojë një kompani kroate, është dëshmi e panikut të krijuar prej akuzës së fortë të publikuar nga gazeta “Zëri” në Kosovë. Enver Hoxha përplasej me Fuqitë e Mëdha për idetë e tij të çmendura, po Sali Berisha përse përplaset me Gjermaninë?
Së katërti, jetojmë me të vërtetë në një krizë besimi të publikut te media. Ky lajm ishte botuar më parë nga një gazetë e Shqipërisë, por nuk arriti të shndërrohet në lajm të parë në mediat kombëtare. U desh që flamurin ta merrte një gazetë e Kosovës; u desh që lajmi të vinte prej andej, që të krijohej një lloj efekti mediatik, i cili, megjithatë, u tret shpejt. Çfarë duhet të ndodhë që kjo temë të trajtohet gjerësisht dhe cilësisht, derisa problemi të marrë zgjidhje? Si shpjegohet kjo pandjeshmëri e opinionit publik për tema si kjo? A lidhet thjesht dhe vetëm me blerjen e mediave prej qeverisë dhe paaftësinë e opinionbërërsve për të tretur tema “teknike”? Mos ndoshta pas Gërdecit, zgjidhjes fatkeqe gjyqësore të atij skandali të madh, kapakut kushtetues që iu vu atij skandali, jetojmë në një periudhë relativizimi të skandaleve, sa çudia më e madhe skandalistike zgjat vetëm dy ditë? A është ky relativizim i skandaleve diçka e rastësishme, e orkestruar prej kësaj qeverie, produkt i mungesës së besimit te opozita, apo disa zëra të caktuar kritikë të saj?
Së pesti, dhe kjo ishte shumë e rëndë, opozita shqiptare nuk diti si të veprojë në kushte të tilla kur skandalet ia lënë vendin njëri-tjetrit me një intensitet kaq të madh. Ndoshta kjo paaftësi e saj ndikon fuqimisht në relativizimin e mësipërm. Në trajtimin e çështjes së interkonjeksionit, opozita gaboi, ashtu siç ka gabuar dhe me skandalin e Gërdecit apo me skandale të tjera. Përqendrimi i akuzës vetëm në një person apo dy persona, nga një person apo nga dy persona; vetëm në një apo dy media, në vetëm dy ditë, është gabim dramatik që e zhvlerësoi përkohësisht, por jo para gjyqit të historisë zullumin e trashë antikombëtar që qëndron prapa aferës së linjës së interkonjeksionit.
Kjo temë duhej shndërruar në betejë të gjatë dhe të fortë politike dhe institucionale, me komisione hetimore, me interpelanca parlamentare, me denoncime penale etj., ku të marrë përgjigje përfundimtare pyetja se pse kemi vonesa në realizimin e pavarësimit energjetik të Shqipërisë. Ky lloj trajtimi rutinor i kësaj teme të madhe pa asnjë lloj dramaticiteti, që u zëvendësua shumë shpejt nga një temë tjetër apo nga fallet për Presidentin, na mbush vërtet me dyshime për të ardhmen e rrotacionit në Shqipëri.