Takimi Rama – Meta është vërtet shumë i vështirë për t’u komentuar. Do ta quaja një sfidë për opinionistët, madje do të kisha çelur konkurs për të dhënë çmim për komentin më të goditur. Kjo sepse ai të mbush me kundërthënie të atilla, saqë nuk të lë ta çosh një ide deri në fund pa u penduar për ato që po shkruan. Të vjen t’i fshish e të shkruash të kundërtën. Kuptohet, më shumë se sa takimi te Rogneri, pështjellimin ta krijon takimi i fshehtë te Gjiri i Lalëzit, te shtëpia e Ilir Metës, ku thuhet se Rama i paska rënë në gjunjë Metës duke i kërkuar ndjesë për çfarë ka thënë e bërë kundër tij.
I ndodhur përballë kundërthëniesh dhe vështirësish të tilla, kërkova mendimin e një njeriu që, ndryshe nga ne gazetarët, i sheh shumë më nga jashtë këto ndodhi. Ç’mendim ke? – e pyeta. Po ja, kjo është si ato telenovelat, – më tha. – E ke parë Beautiful-in? Njëri martohet me njërën, pastaj kjo njëra dashurohet me të atin dhe e tradhton me këtë, pastaj del një vëlla ilegal, i cili ia merr, pastaj kjo kthehet prapë me të parin, ndërkohë ky ka pasur me të motrën një fëmijë ilegal etj. Kjo është thjesht një puntatë e telenovelës.
Ka të drejtë, thashë, nëse do ta shohim me humor gjithçka bëhet më e lehtë. Tek e fundit, kjo nuk është puntata e parë e telenovelës. Këto ia thashë një berishisti që po më kujtonte me tallje dhe sarkazëm faktin se Rama deshi të digjte Kryeministrinë për Ilir Metën dhe po u qante hallin katër të vrarëve të 21 janarit: Po pse çuditsh ti? A nuk bëri koalicion Berisha me Metën pasi ky e kishte quajtur vrasës për Gërdecin? A nuk u pajtua Berisha me Nanon pasi e kishte nxjerrë nga Kryeministria duke e akuzuar si vrasës? A nuk u blenë deputetë për të zgjedhur Presidentin para pesë vjetësh? A nuk, a nuk…? Mirë, mirë më tha, po pse i shkon tek shtëpia? Berisha s’i ka shkuar njeriu në shtëpi. E ç’rëndësi ka kjo? – i thashë./
Nejse, le të flasim pak më seriozisht. Edi Rama ka plotësisht të drejtë t’u bëjë atyre që janë të zemëruar dhe ndihen të zhgënjyer me të një arsyetim të tillë: Kur unë shkoj në zgjedhje vetëm, më thonë se i dua të gjitha pushtetet vetë, se nuk jam i zoti të negocioj me të tjerët. Kur bëj marrëveshje me të tjerët, më thonë se bashkohem me të korruptuarit. Më thoni ç’të bëj unë, xhanëm? A doni President që të mos jetë i Berishës? Si ta siguroj unë këtë pa u marrë vesh me Ilir Metën?
Përderisa Berisha kërkon t’i marrë të gjitha institucionet me forcë, duke na kërcënuar të gjithëve, pse të mos bashkohem me Ilir Metën? Edhe ai është i interesuar të bashkohet me ne, përndryshe nuk më priste. Do të thoni ju se deri dje e keni akuzuar si njeriun me bllok në dorë që ka vjedhur e grabitur shqiptarët. Po këtu nuk bëhet fjalë për korrupsion, as për pyetjet që kemi shtruar se me çfarë lekësh i ka ndërtuar Meta shtëpitë në Tiranë dhe Lalëz. Këtu bëhet fjalë për rrezikun e demokracisë. Pastaj, a doni të marrim statusin e vendit kandidat? A nuk na kërkojnë ndërkombëtarët që për këtë na duhet dialog me kundërshtarët, President konsensual? Ja, unë po i bëj të gjitha, për hatrin tuaj vajta dhe hëngra ngjalën në shtëpinë e Metës, sipas ftesës që ai më kishte bërë para disa vjetësh, kur e pyesnim me çfarë parash e ka bërë atë shtëpi, dhe tani më thoni se e paskam ngrënë ngjalën në kuptimin metaforik. A doni të vijmë ne në pushtet, apo doni të na mbysë Berisha?
Personalisht i kam shumë të vështira kundërpërgjigjet ndaj gjithë këtyre pyetjeve. Kuptohet se Edi Rama fjalën “rilindje” duhet ta heqë urgjentisht nga fjalori, madje edhe togfjalëshin “shpresë për të ardhmen” zor se mund ta përdorë. Por, fare mirë mund të përdorë fjalën “frenim”. Parulla e tij mund të bëhet: “Po frenojmë rrëshqitjen e vendit drejt diktaturës së Berishës”. Ç’është e vërteta, për këtë kam një pikëpyetje jo të vogël: A është kjo që po jetojmë diktatura e Berishës si person, apo është diktatura e atij sistemi që ka kapur edhe Berishën dhe Ramën edhe Metën. Sepse shumë u tha, por askush nuk na nxori se cilët janë sekserët, të cilët janë bërë kumbarët e takimit Rama – Meta. A kanë ndonjë interes të vetin ata apo kanë hallet e demokracisë dhe lirisë sonë?
E pranoj, ky është shkrimi më pa koherencë që kam shkruar ndonjëherë, por e kam paralajmëruar lexuesin që ta marrë edhe pak si me të qeshur. E pra, sipas gjykimit tim, një marrëveshje Rama – Meta për të zgjedhur një President të ndryshëm nga ai që do të donte Berisha, nuk mund të ndalojë me kaq, pra thjesht me zgjedhjen e Presidentit. T’i imponosh Berishës një President që kontrollohet nga Rama Meta – sepse është e vështirë të mendosh se Rama – Meta do të impononin një President të pakontrollueshëm nga të dyja palët – do të thotë të hapësh një të çarë në koalicionin e maxhorancës, që do të degjeneronte shumë shpejt, aq sa më duket se zor se vendi do të arrinte në 2013-n pa zgjedhje të parakohshme. Këtë e them seriozisht, paçka se Meta tha se i qëndron marrëveshjes me Berishën. Sipas meje, veçanërisht pas këtij takimi me Ramën, ku ky i paska kërkuar ndjesë, Meta ndjehet më i fortë në koalicionin me Ramën, sesa në koalicion me Berishën, madje mund të ndjehet i çliruar nga një makth që endej në ajër se kur do t’ia priste kokën Berisha me prokurorët e gjyqtarët e kontrolluar krejtësisht prej tij.
Gjithsesi, Berisha duhet t’i bëjë një pyetje të rëndësishme vetes: Çfarë po bën ai kaq gabim sa po i ikin aleatët? Pse po bashkohen të gjithë “m..trat” – po të perifrazojmë Mustafa Nanon dhe Edi Ramën – kundër tij? Mos vallë pasi “era” që vjen nga maxhoranca që ai drejton është shumë më e qelbur? Mua kështu më duket. Montaneli mbahet mend në Itali, përveç të tjerave, edhe për një thirrje që u bëri italianëve para votimeve në fundvitet 70: “Mbyllni hundët dhe votoni demokristianët”. Në fakt, shqiptarët i kanë hundët të zëna tashmë; ato qimet e hundëve që ndiejnë qelbjen rëndë të politikës janë të tejbushura dhe s’japin më asnjë shenjë. Në fakt, seritë tona të telenovelave politike më shumë të kujtojnë ndarjet e nevojtoreve allaturka të shkollave në kohën e komunizmit, ku nuk ishte problem era, por vendi se ku duhet të kryeje nevojën, pasi ishin të mbushura tumllas me mullarë m…trash dhe duhet të hapje njërën derë pas tjetrës për të gjetur atë se ku mund të vije këmbët, të paktën.
Sidoqoftë, telenovela po bëhet interesante. Nuk do të çuditesha aspak që skenaristët dhe regjisorët të jenë duke punuar për një puntatë tjetër ku ne do të shohim, kësaj here jo në Top Channel, por në Klan, regjistrimin e fshehtë të takimit Rama – Meta në Gjirin e Lalëzit, me titull: “Hakmarrja e Metës për videon Prifti”, për të na lënë kështu pa frymë deri në puntatën e radhës.