1. Ndërsa vëmendja është përqendruar tek zgjedhja e Presidentit dhe takimet, publike a private, mes kundërshtarëve të vjetër, lajmet më të fundit nga procesi i përgatitjes së ndryshimeve në Kodin Zgjedhor janë shqetësuese. Duket se diskutimet kanë ngecur, thuajse pa zgjidhje, në fare pak çështje. Bllokimi, nëse ndodh, bashkë me bllokimin e ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, po paralajmëron dështimin.
2. Deputetët Ilir Rusmali i PD e Damjan Gjiknuri i PS, si dhe ekspertët Oerd Bylykbashi i PD dhe Bledi Çuci i PS – katër anëtarët e komisionit bipartizan – janë ndoshta ndër shqiptarët më të ngarkuar me punë dhe përgjegjësi këto kohë. Të katërt kanë përballuar një volum dhe intensitet të lartë pune dhe kanë avancuar në riformulimin e neneve të Kodit dhe/ose formulimin e neneve të reja. Deri më tash, së bashku me ndihmën edhe të ekspertëve të OSBE/ODIHR, kanë arritur të gjejnë zgjidhje konsensuale jo vetëm për çështjet e lehta por edhe ato të komplikuara, pjesë e mosmarrëveshjeve të forta në zgjedhjet e së shkuarës.
3. Në zgjedhjet 2011, në Bashkinë Tiranë, sebepi i sherrit u bënë votat e hedhura në kutinë tjetër. Diskutimet u polarizuan në dy çështje thelbësore – a ishin këto vota të vlefshme, si dhe a ishte vendimi i KQZ i bazuar në një procedurë të rregullt. Zgjidhja e dhënë bashkërisht sot nga komisioni bipartizan përcakton vlefshmërinë e këtyre votave, si dhe procedurën që bën të mundur vlerësimin dhe përfshirjen në rezultat të këtyre lloj votave. Ajo çka do jetë pjesë e re e Kodit Zgjedhor, është e njëjtë me atë çka u përcaktua si e drejtë nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor një vit më parë. Zgjidhja duket se flet për tërheqje të PS nga pretendimet e, njëherazi, për kotësinë e atyre pretendimeve ndryshe, s’do kish kuptim tërheqja.
4. Në zgjedhjet 2009, sebepi i sherrit u bë interpretimi diametralisht i kundërt i nenit 138 të Kodit Zgjedhor, lidhur me rihapjen apo jo të kutive me kërkesën e dy prej anëtarëve të KQZ, çështje që u shqyrtua edhe nga Kolegji Zgjedhor, i cili mori vendim në favor të tezës demokrate. Zgjidhja e dhënë bashkërisht sot nga komisioni bipartizan bazohet në vendimin e Kolegjit dhe në arsyen e shëndoshë, duke arritur që të përcaktojë raste të qarta se kur mund të bëhet rivlerësimi dhe rinumërimi i votave. Përsëri, zgjidhja flet për një tërheqje të PS nga pretendimet e tri viteve më parë e, njëherazi, për kotësinë e atyre pretendimeve ndryshe, s’do kish kuptim tërheqja.
5. Në zgjedhjet 2009, socialistët pretenduan se u bënë manipulime me listat e zgjedhësve e në kombinim me kartat e identitetit të fabrikuara enkas, një ushtri prej mijëra demokratësh a mercenarësh nga Kosova kishin votuar disa herë duke u dhënë një avantazh demokratëve prej të paktën 75 mijë votash fiktive. Nga këtu mori nxitje kërkesa për rihapjen e kutive të tre qarqeve dhe më pas ajo e rihapjes së tyre nga Kuvendi pasuar me bojkotin, protestat deri të dhunshme dhe konfliktin politik të tejzgjatur. Edhe në zgjedhjet 2011 socialistët pretenduan afro 10 mijë vota të manipuluara më të njëjtën skemë në Bashkinë Tiranë.
6. Vendimet e komisionit bipartizan për ndryshimet në Kodin Zgjedhor i kanë çmontuar të gjitha këto akuza. Demokratët kanë pranuar aksesin më maksimal të mundshëm dhe tërësisht të barabartë të palëve në çdo etapë të përgatitjes së listave zgjedhore. Gjithashtu u pranuan edhe kërkesat socialiste për pajisjen e çdo qendre votimi me lexues të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës biometrike të zgjedhësit. Pranimi i lehtë i këtyre kërkesave nga demokratët është argument shtesë që ata as kanë ndonjë qëllim të manipulojnë zgjedhjet e ardhshme përmes listave a kartave e, njëherazi, që ky mekanizëm as ka ekzistuar më parë siç pretendonin socialistët ndryshe, pranimi i demokratëve do ishte i pakuptimtë.
7. Ky konkluzion përforcohet edhe nga tërheqja e socialisteve nga kërkesa për instalimin e këtyre pajisjeve në çdo qendër votimi pas ndërhyrjes së arsyeshme të ekspertëve të OSBE/ODIHR. Këta argumentuan se sisteme të këtilla janë të pasigurta dhe se përdorimi i tyre duhet bazuar në një legjislacion tepër, tepër të zhvilluar e të qartë, si dhe të zbatohet përmes fazave pilotuese e duke mbajtur gjithnjë në këmbë sistemin manual të administrimit zgjedhor. Shkurt, një sistem i këtillë s’mund të gjejë zbatim masiv në zgjedhjet 2013, pasi kërkon rreth tri vite punë intensive e serioze për t’u përdorur me risk minimal, të menaxhueshëm e të anashkalueshëm.
8. Demokratet jo vetëm pranuan kërkesën socialiste, por e kishin kërkuar edhe vetë numërimin elektronik të votave. Të dyja palët kishin rënë dakord në komisionin bipartizan edhe për formulimet ligjore përkatëse. Por, opinioni i ekspertëve të OSBE/ODIHR ishte i njëjtë si në rastin e pajisjeve lexuese të kartave e që numërimi elektronik kërkon po aq legjislacion të zhvilluar dhe zbatim me faza pilotuese, ndaj s’mund të zbatohet me siguri të mjaftueshme e në shkallë të gjerë në zgjedhjet 2013. Socialistët pranojnë sugjerimet e ekspertëve të huaj, ndërsa demokratët ua lënë socialistëve vendimmarrjen në të dyja këto raste. Lidhur me teknologjinë dixhitale u shprehën paraprakisht kryetari i KQZ, Arben Ristani dhe nënkryetarja Dëshira Subashi, të dy në harmoni me OSBE/ODIHR. Ndaj, edhe sjellja e socialistëve edhe ajo e demokratëve flet për kotësinë e pretendimeve të socialistëve për manipulime masive të votave në numërim, ndryshe as kjo sjellje s’do kish kuptim.
9. Por gozhdët e vjetra aty janë. Sharra e re ngeci. Rreth dy javë më parë, media botoi diskutimet në komisionin bipartizan. Damjan Gjiknuri kishte formuluar një shtesë të nenit 136 të Kodit Zgjedhor lidhur me rihapjen e kutive nga KQZ për kërkimin e provave. Kujtojmë se edhe interpretimet diametralisht të kundërta të këtij neni ishin pjesë e konflikteve ligjore dhe debateve politike e medietike që shoqëruan historinë e kutive. Dy demokratët e perceptuan formulimin “Gjiknuri” si “hile e pabesi”. Diskutimet në komision ishin tejet të ndezura. Deri më sot nuk ka ndonjë tërheqje të asnjërës palë nga pozicioni.
10. Ndërsa komisioni bipartizan ka rënë dakord, më saktë vetë socialistët, që Kolegji Zgjedhor të mbetet, ashtu siç ka qenë, në kompozim e kompetenca, instanca ankimore e zgjedhjeve, diskutimet kanë ngecur, thuajse pa shpresë, lidhur me rikompozimin e KQZ. Edhe këtu, ndërsa 3+3 anëtarët do vazhdojnë të emërohen si më parë, çështja ka ngecur tek mënyra e emërimit të anëtarit të shtatë, njëherazi kryetar i KQZ. Këto qëndrime të socialistëve duken mjaft kontradiktore. Në fakt, duke mbajtur të pandryshuar Kolegjin Zgjedhor dhe rolin e tij, socialistët duhet të kenë hequr dorë nga teza e “blerjes Saliste të Toma-ve e Sashenka-ve”, ndryshe s’do ta kishin pranuar vazhdimësinë e Kolegjit pasi, “siç i bleu këta, Saliu mund të blejë edhe gjyqtarët e rinj”.
11. Por, lidhur me “mitin Ristani” socialistët nuk kanë gjetur prehje. Me sa duket, besojnë se kryetari Arben Ristani, si një superman, ishte faktori i fitores demokrate në 2009-n dhe në Bashkinë Tiranë në 2011-n, ndaj ky model duhet zhbërë me patjetër. Me këtë qëllim, socialistët propozojnë një formulë tepër të komplikuar dhe me produktivitet mjaft të dyshimtë. Për të emëruar kryetarin e KQZ, kërkohet paraprakisht që Avokati i Popullit, kryetar i Gjykatës së Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Dhoma e Avokatëve të propozojnë secila nga dy kandidatë; nga këto të mbesin katër si rezultat i eliminimeve nga kryetarët e grupeve parlamentare demokrate e socialiste; nga këto të mbesin dy pas shoshitjes në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit dhe në fund, mes këtyre dy kandidatëve të fundit, është votimi plenar i Kuvendit që përcakton të shtatin e njëherazi kryetarin e KQZ.
12. A nuk i thonë kësaj “t’i biesh nga Kina për të dalë po aty ose askund”?! Pse tetë kandidatët e propozuar nga katër institucionet do të përbënin një bashkësi të përshtatshme përzgjedhëse në raundin e parë?! Ç’garanci kemi që propozimet nga secili institucion nuk do të ishin të anshme?! A nuk rrezikohet kështu përfshirja në vallen e mosbesimit dhe retorikës politike të të gjitha këtyre institucioneve? E nëse në raundin e parë prodhohet një tetëshe e zhbalancuar, çfarëdo të ndodhë, produkti final do jetë i zhbalancuar. Ndoshta propozuesi nuk e ka menduar këtë zhbalancim ose ndoshta socialistët besojnë se zhbalancimi i paramenduar i skemës do t’i favorizojë ata në fund. A ka demokrat që e ha këtë? Socialistëve u bie barra të gjejnë zgjidhjen e pranueshme gjerësisht siç këshillon OSBE/ODIHR dhe, siç hoqën dorë nga mitet e tjera që vetë i krijuan, socialistët do bënin mirë të hiqnin dorë edhe nga këto dy të fundit. Ndryshe sharra, ndonëse e re, do ngecë në gozhdët e vjetra. Pas takimit Rama-Meta në Gji t’Lalzit dhe lënien pas, në dorë të historisë, të akuzave-gozhdë të vjetra, çdo gjë është e mundur.