Bashkia e Tiranës prezantoi me pompë planin e bulevardit të ri. Nëse do të tentojmë t’i përmbledhim fjalët kyçe të këtij prezantimi, këto do të silleshin rreth premtimit se nëpërmjet këtij projekti do të përmirësohet “cilësia e jetës” në kryeqytet, pasi atje do të ndërtohen qendra kulturore, qendra komerciale, një park afër lumit, Pallati i ri i Drejtësisë, e po ashtu ndërtesa banimi luksoze e me hapësira të gjelbra, ndërtimi i të cilave, veç të tjerave, do të punësojë shumë njerëz – aq sa ky mund të konsiderohet një pol i ri ekonomik.
Mirëpo, nuk mund të mos shtrohen të paktën dy pyetje lidhur me këtë projekt. E para është ajo se përse na duhet ne një pol i tillë ekonomik, që nënkupton zgjerimin edhe më të qytetit të Tiranës me çimentifikim dhe me ndërtime që kanë shpenzime të mëdha edhe publike, edhe private?
A është bazuar Bashkia në një studim strategjik lidhur me këtë, duke marrë parasysh sa perspektivat e punësimit në Tiranë për banorët e rinj që parashikohet të banojnë aty, aq edhe kryerjen e një inventari të ndërtimeve që kemi sot në raport me popullsinë (se sa janë shitur dhe sa janë pa shitur), apo ka rimarrë thjesht një ide të zhvillimit të Tiranës të hedhur në kohën kur s’ishte kryer masakra urbane e këtyre njëzet vjetëve? Ka disa zëra, për hir të së vërtetës, të pakonfirmuara zyrtarisht, që të thonë se s’kemi pse bëhemi merak për këto e për lekët që do të derdhen në bulevardin e ri, pasi këta do t’i hedhin ca arabë, se edhe ndërtimet do t’i bëjnë ata, madje se edhe Pallati i Drejtësisë do të ndërtohet me lekët e europianëve. Jo, sipas meje, edhe në qoftë e vërtetë kjo përrallë, nuk mund të mos e ngremë pyetjen që ngrita më lart: pse duhet ky çimentifikim i mëtejshëm i territorit? Mua më duket se çdo qytetar i Tiranës, madje edhe i Shqipërisë, përpara se të ekzaltohet me këto projekte moderniteti në kohën e postmodernitetit, ka të drejtë të dijë se çfarë po ndodh me ndërtesën 25-katëshe në të majtë të selisë së PD-së që duket sheshit se ka ngecur, çfarë po ndodh me gropën përballë kësaj selie që jo vetëm prishi një park, por mori edhe trotuaret e tij, çfarë po ndodh me ndërtesën e stërmadhe atje ku ishte kinema “Republika”/”Milenium” që ka vite që ka hedhur një vello të gjelbër papunësie?
Po me 25-katëshen ngjitur me Gjykatën e Lartë, që ka mbetur në fazën e gropës për vite? Po me pallatet e panumërta përtej Liqenit, që janë shumica bosh, njëlloj si ata rrëzë Dajtit, ata përtej Unazës së Madhe e me radhë e me radhë? Po ashtu ne kemi të drejtë të dimë se përse na u dashkan qendra të tjera komerciale në Paskuqan, kur të gjithë të flasin për falimentimin e City Parkut, që u inaugurua me pompë të madhe qeveritare, madje edhe të TEG-ut që sapo u inaugurua?
Dhe, meqë u bë fjalë për zona të ashtuquajtura rezidenciale: a ka Bashkia parasysh se sa të tilla janë ngritur tashmë apo janë në ngritje e sipër – e kam fjalën për të ashtuquajturat fshatra turistike – dhe se cilët janë ata milionerë që mund t’i blejnë e mbajnë këto vila që shkojnë nga 500 000 euro në një milion? Këto nuk janë thjesht çështje të atyre që kanë hedhur lekët; jo, janë çështje të të gjithëve ne. A ka dijeni Bashkia apo ekspertët e saj se në Zvicrën që kaq shumë e reklamojmë si modelin që duan të imitojmë, është aprovuar së fundi një ligj që nuk i lejon më asnjë zvicerani të ndërtojë shtëpi të dytë mu për shkak të ruajtjes së territorit? Kurse ne, pas masakrës që kemi kryer mbi tokën e bukës dhe mbi peizazhin, në vend se të marrim masa për ndalimin e mëtejshëm të çimentifikimit të vendit, ndërmarrim çimentifikime të mëtejshme në emër gjoja të cilësisë së jetës, por në fakt në emër interesash si ato që kanë shkatërruar tashmë në mënyrë të pakthyeshme shumëçka në këtë vend.
Pyetja e dytë është se sa do të ishte kostoja e këtij bulevardi të ri dhe a do të ishte e udhës që lekët publike të hidheshin për një bulevard të ri 60 metra të gjerë me gjithë shpenzimet që ky presupozon, apo është më mirë që këta të hidhen për të rregulluar cilësinë e jetës së qytetarëve të Tiranës atje ku jetojnë sot, d.m.th. nëpër zgëqet e ngushta mes pallateve, ku mezi gjen ndonjë mikroshesh me një pikë gjelbërim e ndonjë stol për t’u ulur, ku gjen pa numër rrugë plot gropa e pa trotuare, ku njerëzit janë të detyruar të ecin bashkë me makinat dhe makinat bashkë me njerëzit me të njëjtën shpejtësi, ku na varen mbi kokë telat e elektrikut dhe tërë telat e mundshëm me në krye ata të tensionit të lartë mu mbi bulevard, ku nuk ka ujë të rrjedhshëm, ku plasin ujërat e zeza, ku nuk ka më vende parkimi, ku na janë zaptuar edhe trotuaret nga bar-kafet që prodhojnë ndotje të patrazuar akustike, ku koshat e plehrave i gjen gjithnjë të mbushura cyt e me plehra rreth e rrotull, ku nuk gjen një çezmë, për të mos folur për mungesat e kinemave, shkollave, kopshteve? Mua përsëri më duket se Bashkia e ka hartuar këtë projekt pa e marrë parasysh këtë realitet dhe nevojat e qytetarëve që jetojnë përditë këtë realitet.
Personalisht kam ngulmuar dhe ngulmoj se cilësia jonë e jetës do të fillojë të përmirësohet vetëm kur të na vijë një kategori politikanësh që në vend që të na paraqesë kësi projektesh delirante që pjellin ekomonstra që i shërbejnë një industrie çimentifikimi që funksionon vetëm për hesap të vetvetes dhe riciklimit të parave të pista, do të fillojë të punojë për të na zgjidhur hallet tona të përditshme atje ku jetojmë.
Po ashtu mendoj se ne do të na përmirësohet cilësia e jetës vetëm kur do të fillojmë të shfrytëzojmë burimet tona natyrore gjithandej ku ato ndodhen në territorin shqiptar, nëpërmjet politikash zhvillimi të qëndrueshëm, veçanërisht të blegtorisë, bujqësisë dhe agroturizmit, dhe jo sa kohë që do të ndjekim politika që synojnë çimentifikimin e territorit tonë dhe përqendrimin e të gjithëve ne në një kryeqytet ku ndërtohen ekomonstra për hesape monstrash.
Ja pse mendoj se “bulevardi i ri” i Bashës vetëm emrin dhe vendin e ka të ri, por ai është një vazhdim i së njëjtës mendësi të vjetër që na ka qeverisur në kohën e Hoxhës duke na trumbetuar vepra “madhështore” të socializmit dhe në kohën e Berisha–Nano-Meta-Ramës duke na trumbetuar vepra “madhështore” të kapitalizmit.