Kemi hyrë më në fund brenda afatit kushtetues të zgjedhjes së presidentit. Sot do të konsumohet shansi i parë ligjor për të zgjedhur një kryetar shteti. Ka një ferment të lexueshëm në pallatin e politikës, por edhe në komunitetin ndërkombëtar, për të identifikuar si pasardhës të Bamir Topi, një ndër dhjetëra emrat që do të prodhojnë këto ditë interesat e forcave politike, fantazia e tyre, apo thjesht edhe rastësia e momentit.
Por ende s’jemi pikërisht në këtë pjesë të garës. Sepse, siç u pa edhe dje, palët kanë akoma shumë dilema në lidhje me qasjet e tyre ndaj procesit. Paradoksalisht është mazhoranca ajo që ka lënë pas këto orë gjuhën e forcës, duke ulur stekën e pretendimeve, nga “presidenti kushtetues”, te “presidenti i negociuar”. Nga ana tjetër, është opozita ajo që papritmas i ka shtuar axhendës presidenciale, kërkesën për të marrë një vendim edhe për problemin e reformës zgjedhore, asaj parlamentare dhe imunitetit të deputetëve. Përveç kësaj, Rama ngulmon që procesi presidencial duhet të kalojë përmes takimesh të nivelit të lartë mes partive politike. Kjo situatë e re po na tregon jo vetëm sesa e lëvizshme mund të jetë politika në vetvete, por edhe sa e paqartë mbetet e ardhmja e afërt për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Sot mund të ndodhë gjithçka. Sepse sot është një ditë votimi për presidentin. Teksa shkruhen këto radhë, shumica ka njoftuar një listë të afërt emrash, ndërkohë që nga opozita vijon pritja.
Megjithatë, pa hyrë në emra konkretë dhe në lëvizje të sekondës së fundit, mund të analizojmë shkurtimisht interesat korrente që po prodhon gara për kreun e shtetit, te partitë më të mëdha të vendit.
Ashtu siç pritej qysh në krye të herës, Berisha i uli pretendimet për një president, anëtar të kryesisë së partisë së tij. Sikurse kuptohej mes rreshtave edhe më parë, presioni i tij për ta zgjedhur vetë presidentin ishte thjesht taktik. Afrimi i Metës me Ramën e përshpejtoi procesin e zbutjes së qëndrimeve të tij dhe aktualisht ai e gjen veten më pranë idesë së kompromisit, sesa Rama. Kryeministri e ka kuptuar se pa aleatin e tij kryesor, Ilir Meta, votimi i presidentit, por edhe vetë mazhoranca, rrezikonte jashtë mase. Ai po përpiqet t’i heqë alibinë e konfliktit dyshes Rama-Meta. Zbutja e tij (me shumë gjasë e përkohshme, pasi çdo raund ka dinamikën e tij), lidhet me të gjitha këto arsye, pa harruar kurrsesi presionin e shtuar të ndërkombëtarëve. Deri tani, shohim një Berishë të gatshëm për t’i sakrifikuar ëndrrat presidenciale të Topallit e të tjerëve brenda PD, për të harruar avantazhin që i jep Kushtetuta dhe për të rikthyer në jetë një model presidencial të tipit “Moisiu”.
Përballë tij, kreu i opozitës, Edi Rama, duket disi i trazuar nga kjo kthesë e papritur e procesit. Ai ka radhitur një listë shtesë kërkesash, përkrah zgjedhjes së kreut të shtetit, e kjo duket se ka shtyrë edhe Metën që të tregohet skeptik për këtë lëvizje të Ramës. Nuk është e qartë nëse kjo zhvendosje e opozitës përbën një lëvizje të përkohshme që lihet me raundet e votimit, apo është një tregues i tërthortë i vullnetit të saj për të arritur, bashkë me marrëveshjen për presidentin, një kompromis më të gjerë për pikat e mësipërme. Demokratët reagojnë ashpër sa herë që opozita tenton të përziejë procesin presidencial, me atë të reformave të tjera. Berisha e di fort mirë se e vetmja mënyrë për t’i mbajtur nën presion të tjerët, është që të bllokojë reformat e ngecura në vend. Rama po synon të thyejë pikërisht këtë strategji, por vështirë se mund të ketë sukses në këtë moment.
Por në prapaskenë qëndron edhe një motiv tjetër, jo i parëndësishëm, që mund ta shtyjë PS drejt këtij pozicioni të ngurtësuar të orëve të fundit. Është krijuar në radhët e opozitës një pritshmëri që ka më shumë lidhje me rrëzimin e qeverisë, sesa me zgjedhjen e presidentit. E këto dy procese, duhet thënë qartë qysh në fillim, e përjashtojnë njëri-tjetrin. Nëse nisesh të zgjedhësh një president konsensual, ke përjashtuar njëkohësisht rrëzimin e qeverisë (të paktën në mënyrë paralele), pasi ke ndjekur axhendën politike normale. Ajo që po ndodh këto ditë, është në fakt një spostim objektivash nga ana e PS, e cila e sheh tashmë zgjedhjen e kreut të shtetit si një synim minimalist dhe gati-gati të pakënaqshëm.
Aleanca e papritur dhe e shumëpërfolur me Metën ka spostuar rrufeshëm e në mënyrë spektakolare pritshmërinë dhe objektivat e opozitës. Tashmë presidenti “i dakordësuar” shihet si një detaj, si një sukses periferik dhe thuajse i pamjaftueshëm për oreksin e një të majte, që po tundohet jashtë mase nga ideja e rrëzimit të Berishës në Kuvend. Një dëshirë më se legjitime dhe aspak jonormale, pasi të rrëzosh këtë kabinet ministrash të korruptuar, tërësisht të demotivuar, të zbrazur nga idetë dhe motivacioni, e të kalcifikuar në majën e shtetit, është gjëja më e natyrshme në botë. Por kjo përmbysje axhendash s’mund të mos bazohet në fuqinë reale të numrave që do të mobilizonte një mocion eventual për qeverinë. Ka më shumë se një pikëpyetje rreth gatishmërisë së LSI për t’i hyrë tani këtij operacioni, i cili do të sillte daljen e saj automatike nga qeveria. Pa folur për partitë e vogla dhe deputetët e pavarur në mes. Meta po tregon se ka ofruar një pakt presidencial për Ramën, por vështirë se pjesë e këtij pakti ka qenë dhe është edhe rrëzimi tani, në këtë moment, i Berishës. Për nga kompleksiteti dhe vështirësia në realizimin e tij, ky mbetet një kalkulim i së ardhmes, më shumë se i së tashmes. Kësisoj, tundimi për të rrëzuar qeverinë përmes bllokimit të presidentit, mund të jetë një operacion joproduktiv për PS, për më shumë që në këtë sfidë ajo do të ketë kundër, me shumë gjasë, edhe ndërkombëtarët.
I ndodhur në mes dy të mëdhenjve, Ilir Meta vështirë të jetë ndjerë ndonjëherë më mirë se sot. I rigjeneruar pas videoskandalit që gati e eliminoi politikisht, ai shijon sot përkëdheljet që i vijnë majtas dhe djathtas, duke qenë faktori përcaktues, si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën. Megjithëse ka ende skepticizëm dhe mungesë të thelluar besimi brenda së majtës, në lidhje me sinqeritetin e tij, duket relativisht e sigurt që Ilir Meta po fillon spostimin e tij gradual drejt krahut ideologjik prej nga u shkëput në verën e 2009-s. Ai ngjan i bindur tashmë se rrugëtimi me Berishën po shkon drejt fundit.
Por para se ta hedhë këtë hap, ai kërkon të shmangë një president ngjyrë blu, si dhe të përfitojë modifikimet që i duhen në sistemin zgjedhor. Pasi të ketë arritur këto, ai mund të nisë të mendojë për modalitetet e çmontimit të aleancës me PD, duke menduar me kujdes për pasojat, lëkundjet sizmike dhe kostot njerëzore që kjo do të krijojë. Por deri atëherë, ka ende kohë.