Sot Parlamenti shqiptar do të votojë për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Sipas Kushtetutës, kandidati i nominuar për kryetar shteti zgjidhet në raundin e dytë dhe të tretë, që kanë mbetur pa u konsumuar, kur të marrë tre të pestat e të gjithë trupës parlamentare. Nuk dimë në momentin e dhënë nëse do të jetë zoti Xhezair Zaganjori që do të marrë numrin e firmave për t’u konsideruar kandidat zyrtar, por me shumë gjasa ai mund të jetë sot kandidat i shumicës. S’mund të themi as se në pamundësi për të marrë vota nga pakica, zoti Zaganjori do të digjet në tri raundet e para, kur kërkohet të arrihet saktësisht kjo shumicë e cilësuar prej tre të pestash. Por kjo s’ka rëndësi për subjektin e shkrimit.
Nisur nga profili prej juristi kushtetues i zotit Zaganjori, profil që sigurisht e ngre cilësinë e garës, profilin e institucionit në të ardhmen, edhe krahasuar me vende të tjera (shikoni rastin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese gjermane, Roman Herzog, që u bë President), mund të themi dy sërë pohimesh. Ato zënë fill nga intervista e tij më e fundit e dhënë për Top Channel, në korridorin e Gjykatës Kushtetuese, pikërisht për të mos dhënë idenë e ngatërrimit të zyrës së tij aktuale – anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, me garën presidenciale ku ai ka hyrë. S’duam të merremi me investigimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe cilësinë e votimeve të tij personale, që janë publike në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës Kushtetuese.
Prej tyre mund të dalin indikacione për atë nëse ka guxuar kandidati presidencial t’i kundërvihet ndonjëherë kësaj shumice parlamentare, e cila e ka propozuar, gjegjësisht, a ka guxuar t’i kundërvihet këtij Kryeministri, i cili ka një rekord të frikshëm shkeljesh të konstatuara të kushtetutshmërisë. Le të besojmë se ai i është bindur vetëm e vetëm vullnetit të tij profesional, dhe jo ndonjë interference politike me shumicën parlamentare, respektivisht me Kryeministrin. Ne po merremi me dy kontradiksione në arsyetimet e tij profesionale, të bëra publike me atë intervistë të dhënë në korridorin e Gjykatës Kushtetuese.
Kontradikta e parë-etike, më së shumti
Kontradiksioni i parë në arsyetimin e zotit Zaganjori lidhet me votimin e tij për Marrëveshjen e ujërave. Duam ta kapërcejmë informacionin e dhënë nga media se zoti Zaganjori ka qenë konsulent ligjor i grupit negociator të Shqipërisë në këtë marrëveshje. Do të na duhej të hetonim në procesverbalet e punimeve të komisioneve parlamentare, diçka që kërkon kohë, ndërsa është diskutuar parlamentarisht marrëveshja në fjalë. Por prej intervistës del diçka në lidhje me qëndrimin e zotit Zaganjori asokohe. Ai tha se ka votuar kundër PS-së si subjekt i legjitimuar për të ankimuar një marrëveshje ndërkombëtare në Gjykatën Kushtetuese.
Me siguri se kushtetutshmërisht është ashtu siç tha zoti Zaganjori, megjithëse ajo çfarë luhej me mospranimin e ankimimit ishte diçka shumë më e rëndë se sa relativizimi apo homologimi i një partie parlamentare si PS-ja, me një grup parlamentarësh që janë të legjitimuar për të ankimuar një marrëveshje të tillë. Si pasojë, nëse në gjirin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të kishte fituar opsioni puritan i zotit Zaganjori, se një parti si PS-ja s’është e legjitimuar, atëherë Marrëveshja do të ishte në fuqi. D.m.th., prej intervistës ne mund ta rilavdërojmë zotin Zaganjori për puritanizmin e tij profesional, por ama do të ishim të dëshpëruar se Marrëveshja mund të ishte në fuqi ama.
Të mendoje se do të kishte një subjekt tjetër që do ta ankimonte, nga lista e të legjitimuarve, do të zgjatej shumë koha dhe do të kishim probleme të mëdha në marrëdhëniet tona me Greqinë. Për fat, për shkak se pro legjitimimit ishte një shumicë e ngushtë anëtarësh (5 me 4), për shkak dhe se siç imagjinohej kjo shumicë do ta hidhte poshtë Marrëveshjen, atëherë vepra e zotit Zaganjori, si relator, ka rëndësinë e vet relative. D.m.th., nëse në përmbajtje ajo është e shkëlqyer – ai ka përcaktuar jo thjesht shkeljet procedurale, por ka hyrë dhe në meritën e Marrëveshjes duke përcaktuar dhe piketa për negocimin e marrëveshjes së re -, vota e zotit Zaganjori nuk ka përcaktuar diçka të madhe.
S’po hyjmë fare në hipoteza konspirative se pikërisht vendosmëria e 5 anëtarëve të tjerë, pa zotin Zaganjori, dhe eventualisht ndonjë vepër ndërmjetësimi amerikan apo e ndonjë fuqie të madhe, ka përcaktuar votimin 9 me 0. Ndërkohë, krenaria që shprehu zoti Zaganjori për atë se është autori i tekstit të vendimit është e ligjshme si ish-anëtar i Gjykatës, por s’ngjan shumë diplomatike me cilësinë e anëtarit aktual të saj apo aq më tepër si kandidat për President, i cili nesër duhet të ketë kontakte diplomatike me Greqinë.
Edhe anëtar Gjykate, edhe President?
Ndërkohë, prej intervistës së zotit Zaganjori rezulton diçka tjetër që ngjan shumë problematike për angazhimin e tij si kandidat presidencial. I atakuar prej një pjese të medias se ai nuk e ka lënë mandatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në shembullin e zotit Plloçi, zoti Zaganjori tha se do të shkelte Kushtetutën nëse do ta linte mandatin pa ardhur pasardhësi. Ai iu referua pikërisht nenit 125, paragrafi 5 i Kushtetutës, i cili thotë se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij”. Pra ai është dhe sot, që po flasim, kur po bën fushatë presidenciale, anëtar i Gjykatës Kushtetuese. A po e shkel ai Kushtetutën në këtë cilësi, ndërsa po merr kontakte me partitë politike apo nominohet kandidat presidencial?
Një farë problemi ngjan se ekziston në lidhje me nenin 130 të Kushtetutës, e cila thotë se veprimtaria e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nuk përputhet me veprimtari politike, private etj. Një moment i dytë. Nëse do t’i përmbahemi arsyetimit të zotit Zaganjori, pra dhe nenit 125, paragrafi 5, ai do të duhet të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet anëtari që do ta zëvendësojë. Edhe sikur të japë dorëheqjen. Pra, e jep apo nuk e jep dorëheqjen nesër, para se të fillojë votimi, ai duhet të qëndrojë në detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Po nëse zgjidhet President? Do të jetë njëherësh dhe anëtar Gjykate? Po sikur të kontestohet procedura e zgjedhjes së vet? Do të vendosë për veten? Ja ku po imagjinojmë se zgjidhja e krizës së Presidentit me siguri do të kalojë nga një krizë e re kushtetuese, pikërisht për shkak se kandidat i suksesshëm presidencial do të jetë një anëtar i Gjykatës Kushtetuese që i ka mbaruar mandati. Ai mund të zgjidhet President, por ama anëtarin e ri që do ta zëvendësojë do duhet ta zgjedhë Presidenti Topi, që do të rrijë në detyrë deri më 24 korrik.
A do të kemi krizë të re në marrëdhëniet Parlament- President për të emëruar urgjentisht dikë që do ‘i zërë vendin zotit Zaganjori, apo çfarë? Me siguri do të jetë një mishmash i madh, për të cilin s’dimë si të parashikojmë. E sigurt është se këmbëngulja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të qëndruar në detyrë, d.m.th. për të mos u dorëhequr, diçka që do të shtynte Parlamentin dhe Presidentin që ta zgjidhte shumë më parë krizën e kësaj Gjykate, mund të shndërrohet në diçka që do ta errësonte si problematike nga pikëpamja kushtetuese zgjedhjen e Presidentit të ri. Mund të ketë argumentime se ndërsa zgjidhet President, ai s’do të jetë kryetar shteti pa bërë betimin, pa filluar mandatin etj., etj. Por e sigurt është që ndërsa duhet të shpresonim se zgjedhja e një (ish)anëtari të Gjykatës Kushtetuese si President e ngre profilin e institucionit më të lartë të shtetit, ama duket se po na krijon dhe ndonjë problem të vogël (?) kushtetues.