Mazhoranca ka nisur të shtyjë opozitën që të paraqesë emrat e saj për kryetarin e ardhshëm të shtetit. Porsi një orë zvicerane e koordinuar dhe e vaisur më së miri, qeveria ka nisur të hedhë në eterin e fushatës një kërkesë në kor: Edi Rama duhet të na japë emrin/emrat e tij për presidentin që dëshiron të votojmë. Pasi e tha i pari Kryeministri, i gjithë ansambli politik i shumicës iu fut përpunimit të opinionit publik me konceptin përkatës, i cili në esencë thotë se “opozita po i rrëshqet përgjegjësisë së saj themelore, pjesëmarrjes në proces”.
Në parim kjo do të ishte kërkesa më normale e botës. Në një tryezë ku flasin dy palë, njëri ndër dialoguesit nuk ka përse t’u rrëshqasë rregullave të tavolinës. Kontributi për zgjedhjen e kreut të shtetit kalon edhe përmes identifikimit të kandidaturave të mundshme. Opozita është përpjekur ta justifikojë qëndrimin pasiv në këtë pikë të procesit, duke u kapur fort pas faktit se nuk i ka votat e duhura për ta zgjedhur kreun e shtetit, e për pasojë, duhet të jetë mazhoranca artikuluesja e propozimeve konkrete.
Faktikisht qeveria ka dalë tashmë me emrin e saj. Një gjyqtar, dikur ambasador, dukshëm i përkulur djathtas, me personalitet të squllur dhe pretendime modeste për postin që duan t’i japin, por gjithsesi një emër më pak tingëllues dhe natyrisht, më pak acarues sesa ai i Jozefina Topallit. Sa për të dhënë një shembull nga ata që do t’i bënte të rrudheshin buzët e çdo votuesi të opozitës në këtë vend.
Loja e mazhorancës me Zaganjorin po bëhet serioze. Ky kandidat mbijetoi në dy votime, pa u futur në një garë që do ta rrëzonte me shumë gjasë. Por krahas këtij insistimi, orët e fundit qeveria po këmbëngul që opozita të nxjerrë nga mënga emrin e saj. Dhe menjëherë truku kuptohet. Në saktë, perceptohet në ajër. “Pse nuk e kandidoni zotin Nano”, citohet t’i jetë drejtuar Berisha, Ramës, në takimin e katër ditëve më parë. Disa ditë para Kryeministrit, të njëjtin sugjerim e kishte bërë në shtyp edhe ministri Genc Pollo. Shumica po bën të gjitha presionet e mundshme, që ta zmadhojë edhe më tej të çarën e vjetër që ekziston mes ish-kryetarit historik dhe partisë së tij. Në ç’mënyrë? Fare e thjeshtë. Duke e vënë nën presion Ramën, që të hyjë në lotarinë e emrave konkretë. Që do të shtynte menjëherë Fatos Nanon, që të kërkojë futjen në listën e kandidaturave, madje-madje, në rreshtin e parë të listës.
Rezultati i këtij presioni të shumicës?! Disa deklarata publike, ku shtabi i Nanos i drejtohej kërcënueshëm PS-së dhe kreut të saj, me kërkesën ultimative për kandidimin zyrtar, ose përballjen me një nismë tjetër nga ato që Fatos Nano ka koleksionuar me bollëk në kurrikulën e tij 20-vjeçare. Kësisoj “fanfarat” brenda opozitës kanë nisur të ndizen edhe një herë nga e para, në stilin më klasik të diversionit dhe përçarjes së mbjellë nga kundërshtari politik Sali Berisha, që e kalon dy të tretat e ditës duke menduar për atë që ndodh në PS, e jo në partinë e tij.
Çfarë do të thotë zbritja e Fatos Nanos në fushatën presidenciale në këtë moment? Sa e ndihmon ajo realisht zhbllokimin e ngërçit mes pozitës dhe opozitës? Sa i meriton ai njëzet firmat e dyta të kandidimit për kreun e shtetit (të parat i mori në 2007-n), nga forca politike që themeloi dhe që në 2009-n deklaroi se nuk do ta votojë më?!
T’u përgjigjesh këtyre pyetjeve, do të thotë të kesh hequr nga tryeza një pjesë të mirë të enigmave dhe të panjohurave që rrethojnë procesin e zgjedhjes së presidentit të Shqipërisë.
Së pari, është vështirësish e kuptueshme për një parti si ajo socialiste, që të shohë sesi Fatos Nano të shfaqet si një “kometë politike” sa herë që në vend ka zgjedhje presidenciale, duke pretenduar mbështetje të plotë formale dhe zyrtare, ndërkohë që jo vetëm s’ka bërë asgjë në periudhën kohore ndërmjet dy zgjedhjeve, por ka flirtuar hapur, më shumë se një herë, me qeverinë. Tingëllon e çuditshme sesi një figurë politike që e shpall veten solemnisht “mbi palët”, të pretendojë një start të sponsorizuar me firmat ekskluzive të njërës prej palëve. Përtej çdo ironie dhe batute të rastit, për një kandidat të baraslarguar, edhe mbështetja duhej të ishte e baraslarguar. Nano s’mund të zbulohet socialist vetëm në atë fraksion sekonde që e lidh me mbledhjen e 20 firmave në grupin e opozitës, për të deklamuar më pas një linjë politike që thotë se më 21 janar “e shkelën të dyja palët”. Ai s’mund ta puqë artificialisht këtë dualizëm qëndrimesh, që na e shfaqin herë si një mbështetës “të jashtëm” të qeverisë, herë si një predikues të një linje të re, as majtas as djathtas, e herë si aplikant në derën e PS-së për firmat e kandidimit, në emër të “së shkuarës të përbashkët”.
Së dyti, zbritja e Nanos në garë në këtë moment, kur politika ka rënë dakord për një figurë paqëtuese sa më larg zanatit zullumqar të politikanit, do të rikthente lojën e kandidaturave të profilit të lartë politik. Me fjalë të tjera, një kandidim i tij eventual nga PS-ja, do të shtynte PD-në të bënte, për simetri, të njëjtën gjë. Pra të kandidonte Topallin, Boden apo Nishanin. Një standard që të paktën në këto orë konsiderohet si i padëshirueshëm, për një mijë arsye.
Megjithatë në lëmshin që ka krijuar deri tani fushata për presidentin, do të ishte joracionale që të përjashtohej edhe figura me peshë, si Nano. Linja e re e PS-së ndaj LSI-së, nënkupton indirekt një qëndrim aspak shpërfillës ndaj të gjitha frymëzimeve, rrymave e faktorëve që popullojnë të majtën shqiptare. Ndër to, Fatos Nano vijon të mbetet një personazh potencialisht influent. Sidomos në optikën e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ku çdo votë do të jetë e nevojshme për të çimentuar rotacionin e pushtetit. Këtu qëndron edhe një ndër lidhjet e padukshme të procesit presidencial të këtij viti, me atë të zgjedhjeve të përgjithshme të 2013-s.