Para dy-tri ditësh, tek rrugëtoja me makinë diku jashtë Tiranës, më zunë sytë një si biçim paralajmërimi të shkruar mbi një mur të bardhë: “Mos hidhni mbeturina – Pronë private”. Fërkova sytë, sepse nuk po u besoja. E lexova edhe një herë: jo nuk isha gabuar, në murin e bardhë ishte shkruar qartë, me germa të zeza: “Mos hidhni mbeturina – Pronë private”. Duke qenë një qytetar me ndërgjegje të shqetësuar, menjëherë e përktheva kështu këtë paralajmërim: “Mos hidhni mbeturina këtu se është pronë private, por hidhini në vendet që janë pronë publike”, pra, në rrugë, sheshe, institucione publike apo shtetërore etj., etj., me një fjalë kudo që të mundeni, lejohet apo nuk lejohet, pak rëndësi ka, vetëm pronë private të mos jetë. Një dallgë zemërimi më rrëmbeu, por mora frymë thellë dhe, befas, disa kujtime të freskëta më qetësuan deri diku:
17 mars 2012. Me disa miq jam duke zbritur nga maja e malit të Dajtit; jemi diku pranë Surrelit dhe vërejmë se në kodrat përreth ka plot parcela toke, të privatizuara, sigurisht, që ndahen nga njëra-tjetra me mure betoni e tela me gjemba, dorëzani për mbrojtjen e pronës dhe mbajtjen pastër të mjedisit, por pengesë për shtegtarin që kërkon të ecë lirshëm në gjirin e natyrës. Rrjedhimisht, më duhet të bëj disa akrobaci të rrezikshme në moshën time për të kaluar mes telash me gjemba, aq sa më duket vetja sikur po arratisem nga ndonjë kamp përqendrimi!
10 qershor 2012: tek rrugëtoj, me të njëjtët miq, për te Bishti i Pallës, vërej të njëjtën dukuri: kodra të privatizuara plot parcela të ndara nga njëra-tjetra me gardhe, plazh i privatizuar! Sigurisht, privatizimi garanton pastërti, por pengon qarkullimin e lirë të qytetarëve. Tamam si në Mesjetë: që të udhëtoje asokohe dhe të mbërrije në vendin e dëshiruar, duhej të kishe parashikuar një fond të veçantë për të paguar pronarët e tokave në mënyrë që të kishe mundësi ta vazhdoje udhëtimin tënd!
Gjithsesi, le të kthehemi te paralajmërimi në fjalë: “Mos hidhni mbeturina – Pronë private”. I pari konkluzion “logjik” që ai na imponon të gjithëve, besoj, është se për ta mbajtur pastër mjedisin duhet ta privatizojmë atë! I dyti konkluzion “logjik”, edhe ky i imponuar, natyrisht, është: Oburra të privatizojmë edhe malet, burimet, rrëketë, lumenjtë, liqenet, ujërat, përse jo, edhe ajrin, me qëllim, ndër të tjera, për t’i mbajtur pastër ato! Sidoqoftë, të dyja këto nocione më duken “logjike” vetëm deri në njëfarë mase, sepse privatizimi i paskajshëm, i pakushtëzuar e i pakontrolluar nga shteti, ka dëshmuar e dëshmon qartas çdo ditë, veçanërisht në kushtet e krizës ekonomike e financiare botërore, se është i mbarsur me pasoja tejet të rrezikshme për mirëqenien materiale e shpirtërore të njerëzve, pra, edhe tonën, përderisa njerëz jemi edhe ne, shqiptarët.
Ç’është e vërteta, e tërë kjo “ngjarje” më shtyn të mendoj se, me shumë gjasë, ne, shqiptarët e sotëm, po i kundërvëmë me njëri-tjetrin nocionet “privat” dhe “publik”, sidomos kur bëhet fjalë për pronën private dhe atë publike. Në këtë pikë duhet theksuar se, nën regjimin komunist në Shqipëri, sidomos me zhdukjen e pronës private dhe zëvendësimin e saj me pronën shtetërore, lindi nocioni komunisto-hoxhist i “pronës shtetërore”, e cila, dora-dorës, mori kuptimin “mall i askujt”, “mall belik”, pra, “mall pa zot”. Ky koncept, i gatuar edhe me “salcën” shqiptare të cubnisë, hajnisë, kusarisë e hajdutërisë, vazhdon të mbajë peng konceptin “pronë publike”, pra, “pronë e të gjithëve”, e cila, për shumicën e bashkatdhetarëve të mi, vijon të ketë, në shkallë të ndryshme, kuptimin “pronë e askujt”, të cilën mund ta rrëmbesh, ta keqpërdorësh, ta dëmtosh, pra, edhe të mos e mbash pastër. Por, e keqja e paralajmërimit në fjalë, për ne shqiptarët, është se, në fund të fundit, mbeturinat mund t’i hedhim jo vetëm në pronat publike (të bashkive apo të shtetit), por edhe në pronat private të tjetrit, me kusht që e jona, vetëm e jona, ekskluzivisht e jona, të qëndrojë e pastër!