Francezët kanë një shprehje të trashëguar emblematike: “Pakënaqësisë jepi gjithmonë punë”. Nëse duhet karakterizuar gjendja dhe kapaciteti funksionues i opozitarizmit në përgjithësi dhe opozitës zyrtare në veçanti, për ditët e sotme, kjo shprehje vlen të shndërrohet në filozofi veprimi prej lidershipit opozitar të vendit. Kjo opozitë është në veprimtarinë e saj të përditshme, por nuk është në kapacitetin e vet politik të imponimit të axhendës, të funksionimit mbi mundësitë që jep parlamentarizmi dhe sidomos mbi mundësitë që ka ajo, duke qenë opozita më e madhe numerike e 20 vjetëve të pluralizmit postkomunist shqiptar.
Opozita, parë në një optikë më kërkuese dhe më këmbëngulëse qytetare, duket se nuk është në punën e saj me kapacitet të plotë. Madje në tri-katër ditët e fundit, apelet e ardhura prej ambasadorit amerikan, më ndikuesit mbi lidershipin politik të krejt spektrit, e kanë evidentuar opozitën zyrtare si korpus ineficent ose jodetyrëpërballuese. Reagimet e opozitës nuk po e justifikojnë “forcën motorike” që shpresohet prej saj për ndryshimin e gjendjes. Simbolikisht, në bluzën e veshur prej ambasadorit Aleksandër Arvizu, me simbolin e organizatës së dikurshme aktive, Nano-rrëzueses “Mjaft”, qytetarët kapin kumtin e një reagimi masiv për shembjen e gjendjes së ndenjur sociopolitike, të kësaj statusquoje të kapjes së shtetit, ligjit, institucionalizmit dhe sidomos të kësaj gjendjeje që po e eklipson demagogjia dhe propaganda e sojit socreal. Pakënaqësia po e shtatzanon përditë me mosbesim shoqërinë. Kjo është fatale, madje është një fatalitet që po e shumëfishon koston çdo ditë e më shumë dhe pasojat po kaq i shumëfishon, nëse marrim parasysh se cili është ndikimi që paralajmëron për të ardhmen e vendit në raport me proceset dhe detyrimet integruese. E keqja ka fituar dimensione komplekse. Të lë përshtypjen se është shumicë, jo vetëm vendimmarrëse, por edhe si alternativë përballëse me të keqen e buruar gjatë mandatit qeverisës. Pakënaqësitë dhe diversiteti i opozitës, ironikisht dhe paradoksalisht rezultojnë më të evidentuara se sa ato që mbulohen brenda shumicës në qeverisje të lodhur. Kjo opozitë gjeneron çdo ditë lajme dhe thashetheme etiketuese brenda saj e për liderin e saj, se sa të dhurojë një normë reale unitariteti dhe soliditeti opozitar. Në selinë socialiste fiton dijeni për zënka e qëndrime fragmentare sapo kalon disa minuta me deputetët apo me përfaqësuesit e administratës së saj. Të gjithë janë vetëm të pajisur me shqisat e thashethemimit për njëri-tjetrin dhe sidomos për afinitetet e paqëndrueshme që dallojnë te kryetari i tyre. Në ditët e pritjes së zgjedhjes së Presidentit të ri, kjo opozitë, tradhtoi edhe më tepër aftësinë e vet për një vendimmarrje apo vendimbesim politik.
Deputetët e kësaj opozite nuk janë në punë. Janë në gjendjen e një rreshtimi të shtirur dhe të një pasinqeriteti që mund të quhet “shkumë e degradimit” të ndërgjegjes së përkatësisë dhe qëllimit politik të saj. Opozita zyrtare ka shumë, shumë pak deputetë të cilët nuk kanë hequr për asnjë ditë dorë nga misionarizmi politik opozitar. Erion Braçe, sipas pohimit të ripërsëritur të një ministri-gazetar, është realisht një deputet që oratorinë e vet parlamentare, pareshtur agresive, e bashkëshoqëron me dokumentacion dhe materiale të tjera faktologjike. Të tjerët janë pak, ose gjithnjë e më fragmentarë.
Ndryshimi që nevojitet nuk ka lidhje me Kryeministrin e ndenjur apo të dalëkohe, por me aksionin e munguar opozitaro-politik të korpusit të padëshmuar të së majtës. Zoti Rama ka mbërritur aktualisht në orët e humbura të ngritjes dhe të vënies ne eficencë të këtij korpusi, jo për arsye të përgatitjes elektorale për vitin 2013, por për nevojë eminente të një ndryshimi që shpëton vlerat themelore. Aksioni politik dhe kapaciteti maksimal opozitar i kryesocialistit Rama, në këto çaste lidhen me vetë shpëtimin e sistemit dhe vlerave funksionale të saj. Oligarkët e pakulturuar shqiptarë, janë uzurpuesit e sistemit, konstaton me të drejtë F. Lubonja. Nga kjo kapje, shpresa e afërt është tejet e vogël dhe e pafuqishme, por ndërhyrja e menjëhershme, shton mundësitë shumuese për të. Në të kundërt, Shqipëria po udhëton drejt fatit skandaloz të vendeve fqinje, Greqisë dhe Italisë, por me ndryshimin që nuk kemi aftësi të imitojmë dy popujt e dy shoqëritë fqinje.
Opozita duhet të rikthehet në punë, në mënyrën e vet, jo të presë mbërritjen e datës kalendarike të fushatës zyrtare. Privimi i shoqërisë nga disa të drejta kushtetuese, siç është referendumi për mbetjet dhe përgjigjet prepotente të kryetarit të KQZ-së së historive konfliktuale me opozitën, e pranuar si e tillë edhe prej ambasadorit amerikan, janë dëshmi e shembjes reale të demokracisë kushtetuese.
Opozita nuk bëhet as zëdhënëse e vokalit të lartë e interesave të shpërfillura qytetare, as avokati i madh ligjor i deformimit të sistemit. Në këto kushte, ajo po dekurajon anëtarësinë e saj, shton mundësitë fragmentarizuese dhe zgjon pse jo, edhe alternativa të papritura fraksionuese. Me këtë qëndrim impasiv politik dhe opozitar, PS e zotit Rama, po krijon terren për rikthim në punë të të papunit të vjetër të saj, zotit Nano. Ky është një paradoks që e trishton çdokënd dhe sidomos e pezmaton qytetarinë e vendit, ndaj udhëheqësisë opozitare. Nuk gjen një vend si Shqipëria, që forca opozitare si PSD e zotit Gjinushi, PDS e zotit Milo, PDK e zotit Ndoka apo parti të tjera të vogla opozitare në prag të vitit të fundit të mandatit të dytë qeverisës së koalicionit qeverisës pa përkatësi, të kërkojnë strategji bashkëpunimi, duke shantazhuar përmes një bashkëpunimi me zotin Berisha apo me të përjashtuarin e papunë zotin Nano. Këto adresime, janë kampioni që karakterizon realitetin e madh paradoksal politik dhe opozitar në vend.
Matanë këtij paradoksi, duhet të shfaqet realisht opozita institucionale dhe vizionare për një Shqipëri të duhur dhe jo për një slogan fals, “Shqipëri tjetër”. Shqipërisë nuk mund t’i japësh rilindje, nëse nuk i ke njerëzit e vet në punë. Papunësia politike e opozitës, ka modeluar antologjinë e pakënaqësive idiote dhe ilarizuese, ka shumëfishuar tipologjinë e një irredentizmi partiak të shpifur dhe provincial, ka pasuruar banalizmin formues të përfaqësuesve të saj si dhe ka rrënjosur korrupsionin e manovratorëve të paskrupullt partiakë.