Siç është bërë e ditur, KQZ, organi kompetent për të shqyrtuar ligjshmërinë e referendumeve, dhe jo kushtetutshmërinë e tyre, i dha të drejtë Aleancës qytetare për referendumin kundër plehrave, por e shtyu shumë në kohë mbajtjen e tij. Për të kuptuar më mirë mesazhet që vijnë prej kësaj ngjarjeje, duhet përmendur dhe një detaj tjetër. Ai që imponoi shqyrtimin me shpejtësi të kësaj çështjeje, ishte ambasadori amerikan Arvizu, në kuadër të promovimit të një lëvizjeje tjetër të shoqërisë civile “Vepro tani!”.
Dhe pse u angazhua ambasadori amerikan? Lëvizja e iniciuar prej tij ishte një përpjekje për të nxitur cilësisht dhe në mënyrë sasiore shoqërinë civile në Shqipëri, e cila praktikisht në mesin tonë është e zbehtë dhe më së shumti me karakter denoncues. Përveç përpjekjes për të eksportuar këtu modelin amerikan të shoqërisë civile, mes shtysave të ambasadorit për të nxitur aktivizmin e saj, qëndron dhe një lloj mospëlqimi perëndimor për mënyrën si i adreson problemet e sistemit opozita politike në vend. Por, sigurisht, në themel të mospëlqimit është sjellja e institucioneve si shkaktarët kryesorë të problemeve. Edhe çështja në fjalë, që u soll si shembull për të nxitur aktivizmin shoqëror në Shqipëri, referendumi për të ndaluar importin e plehrave e dëshmon këtë përfundim. Ndërkohë, angazhimi i tij in extremis tregoi se vetë shoqëria civile, madje dhe kur angazhohet vetvetiu në beteja masive, nuk mundet t’i çojë deri në fund ato përballë rezistencës së një pushteti të fuqizuar shumë. Nëse s’do të kishim angazhim të ambasadorit, kauza e luftës kundër plehrave do të shfryhej me truket ligjore të pavlefshmërisë së firmave.
Vetëm kaq, ama, nuk mjafton për të na bërë të lumtur, sepse filmi me KQZ-në pati dy akte.
Në aktin e dytë, KQZ, pjesa qeveritare e tij, e dëshmoi dhe njëherë në mënyrë përfundimtare se nuk është vetëm mbrojtëse, legjitimuese e keqbërjeve politike zgjedhore të qeverisë, por dhe e keqbërjeve të tjera, d.m.th. mbrojtëse e grupeve të interesave ekonomike jashtë publikes që përfaqëson qeveria. Me një fjalë, KQZ nuk e minon besimin e publikut vetëm me zgjedhjet, por edhe duke mbrojtur qeverinë për keqbërje të tjera.
Së dyti, në adresimin përballë KQZ-së, krerët e shoqërisë civile rezultojnë të papërgatitur për beteja kësisoj, jo thjesht mobilizuese të emocioneve të masave, por që mund të jenë të gjata, komplekse, beteja juridike etj. Në këtë kuptim ngjau paksa naiv reagimi i sinqertë i një lideri të kësaj Lëvizjeje, i cili tha se “ne prisnim që KQZ të mos merrej me teknikalitete për një çështje si kjo, që s’është çështje politike”. Çfarë priste Lëvizja civile? Që grupet e interesit, të cilat qëndrojnë mbrapa importit të plehrave e që kanë kapur shtetin, të tërhiqeshin kollaj? Po paratë e humbura, të investuara, të paguara eventualisht te vendimmarrësit, për të arritur te një ligj i tillë, të humbeshin? Në fakt, qëndrueshmëria në beteja, përgatitja për të gjitha aspektet e tyre politike, juridike, mediatike, ndërkombëtare etj., është dhe defekt i opozitës, e cila sfumon në beteja të thjeshta ditore çështje të rëndësishme, të cilat kështu harrohen sakaq. Jo për shkak se meritojnë vëmendje njëditore, porse opozita, dhe deri diku dhe shoqëria civile, nuk duan t’i kuptojnë, ose injorojnë tërësisht implikimet e çështjeve që adresojnë, veçanërisht implikimet juridike. Ndaj, shoqëria civile, e cila duhet përshëndetur për sjelljen e betejës deri këtu, u ndie e befasuar për truket ligjore që zgjodhi KQZ-ja, respektivisht qeveria, për të kënaqur edhe ambasadorin amerikan, por edhe për të garantuar interesat e plehrasjellësve.
Po pse KQZ-ja, pa kompleksin e akuzave ndaj saj, vendosi sipas një skenari që ishte realisht dhe i kopsitur bukur për të ngjarë sa më i natyrshëm dhe sa më në përputhje me ligjin? Vallë thjesht dhe vetëm për të shmangur efektet politike të rezultatit të një referendumi të tillë në zgjedhjet parlamentare? Ky është vetëm një shkak, por shkaku më i rëndësishëm ngjan se është garantimi i interesave ekonomike dhe financiare që qëndrojnë mbrapa importit të plehrave. Këto interesa ngjajnë kaq të forta, sa qeveria preferoi të mbështeste një vendim kaq të ndjeshëm që i kundërvihet publikisht ambasadorit amerikan. Nëse s’do të ishin kaq të forta, me siguri KQZ-ja e qeverisë, s’do të merrte një vendim si ky.
Parë kështu, kjo betejë ngjan se vetëm formalisht u fitua përgjysmë, duke e kaluar topin te Gjykata Kushtetuese, por realisht u humb.
Përpara një KQZ-je kaq të rreshtuar, që “tregon tepricë zelli ndaj qeverisë”, bëhet urgjente dhe ndërkombëtarisht nevoja e abrogimit të një institucioni si ky, i kompozuar mbi baza partiake. Ky ishte mesazhi i tretë prej shfaqjes së shëmtuar që pamë në KQZ. Ambasadori amerikan duhet të jetë njeriu më i zhgënjyer për ironinë alla-shqiptare që i rezervoi Kryeministri, i cili me siguri qëndron prapa vendimit të KQZ-së. Ani pse kreu i qeverisë, me gjithë zellin e vet për të folur për gjithçka, këtë herë e përmbajti veten. Në rrethana të tilla, ambasadori amerikan, përfaqësuesit perëndimorë që po asistojnë reformën zgjedhore, duhet ta kenë kuptuar urgjencën e abrogimit të KQZ-së në formatin aktual ligjor.
Shtyrja në kohë e çështjes dhe adresimi te Gjykata Kushtetuese ku mund të kemi p.sh. një vendim tjetër negativ me pretekstin se referendumi shkel, ta zëmë, të drejtën kushtetuese për ndërmarrësi etj., tregon ndërkohë diçka konkrete dhe diçka të përgjithshme. Ajo tregon se të paktën derisa të jetë në fuqi kjo maxhorancë, pra dhe kur të flasë Gjykata Kushtetuese, do të importohen plehra, pra do të shkaktohen ato dëme për të cilat u mobilizua aq fuqishëm shoqëria civile. Vendimi kohëblerës i KQZ-së synon të zhbëjë kështu rezistencën e aktivistëve të shoqërisë civile, të cilët deri më sot u mobilizuan mbi baza vullnetare, rezistencë që s’dihet sa do të mbajë. Por, mbi të gjitha, ky vendim tregoi se kjo qeveri, institucionet e saj që kanë degraduar ndjeshëm në të gjitha pushtetet, i ka marrë të gjithë karakteristikat e regjimit. Regjimi s’do t’ia dijë as për kritikat e edukuara të ambasadorit amerikan, as për mobilizimet spazmodike të shoqërisë civile dhe as për cicërimat ditore të kreut të opozitës. Regjimi kërkon reagim të fortë, shumëplanësh, kërkon vizion, këmbëngulje dhe, mbi të gjitha, vlerësim të të gjitha aspekteve të një beteje politike. Regjimi imponon dhe vigjilencë të shtuar prej vëzhguesve ndërkombëtarë të ngjarjeve shqiptare, se përballë tij duhen ndërruar në mënyrë sasiore dhe cilësore reagimet. Përndryshe, regjimi do të konsolidohet dhe koha jonë politike jo vetëm do të ngecte, por dhe do të shkonte pas.