Iniciativa qytetare si kundërvënie ndaj autokratizmit politik
Gjatë tranzicionit shqiptar janë zhvilluar vetëm dy referendume me fillesë politike, e thënë ndryshe, me “nisje nga sipër”. Të tilla kanë qenë referendumi i vitit 1994 nëpërmjet të cilit u hodh poshtë projekti kushtetues me orientim drejt një qeverisjeje gjysmëpresidenciale, dhe ai i vitit 1998, nëpërmjet të cilit u miratua Kushtetuta aktuale (pa ndryshimet deformuese të vitit 2008!) për një qeverisje me theks të qartë parlamentar. Pra, deri më sot nuk është organizuar ndonjë referendum me iniciativë qytetare apo me “nisje nga poshtë”. Në fakt, është tentuar edhe më parë për të shpallur iniciativa qytetare, në një mënyrë apo tjetrën, të ushqyera nga politika.
E tillë ishte p.sh. ajo e ruajtjes së dënimit me vdekje (e nisur nga republikanët), apo ajo kundër rritjes së moshës së pensionit (e nisur nga sindikatat e pavarura). Ndërsa iniciativa e fundit kundër importit të plehrave, e nisur nga disa grupime të shoqërisë civile, jo vetëm ka qenë deri tani më e gjëra dhe më e mbështetura, por dhe tepër mediatike. Sidoqoftë, edhe ajo, pas peripecive të njëpasnjëshme dhe “lojërave” të KQZ-së, me sa duket, po kalon në “kalendat greke”. Për shumë qytetarë, një fakt i tillë është dëshmi e qartë e komandimit politik të një institucioni (gjoja neutral) si KQZ-ja. Por, ai është dhe dështim më se kuptimplotë i parimit demokratik të pjesëmarrjes qytetare, i peshës dhe zërit qytetar në qeverisjen e vendit…
Shtyrje në “kalenda greke”
KQZ-ja, pas “marifeteve” apo gjoja diskutimeve ligjore, e aprovoi me 6 vota pro kërkesën e Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP) për zhvillimin e referendumit për shfuqizimin e një pjese të ligjit të mbetjeve. Por, ajo, duke shfrytëzuar një klauzolë ligjore (të propozuar nga përfaqësuesi i PD-së në KQZ, që së bashku me përfaqësuesin e PS-së, nuk kishin fare arsye të ishin atje!) me mbështetjen e katër anëtarëve (që kanë votuar gjithmonë në favor të PD-së), vendosi që kërkesa për bërjen e referendumit t’i dërgohet në Gjykatën Kushtetuese jo menjëherë, por vetëm më 3 janar të vitit 2013!
Propozimi për caktimin e kësaj date u justifikua me argumentin se kërkesa e grupit nismëtar për zhvillimin e referendumit ishte jashtë afatit, pasi vendimi duhet të ishte marrë nga KQZ-ja brenda datës 15 mars. Si e tillë, kërkesa e Aleancës Kundër Importit të Plehrave do të mund të dërgohej për interpretim në Gjykatën Kushtetuese janarin e vitit të ardhshëm. Profesori i së drejtës kushtetuese, L. Omari, një nga hartuesit e Kushtetutës së Shqipërisë, e vlerëson skandaloz vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të dërguar kërkesën për referendum mbi importin e plehrave në Gjykatën Kushtetuese vitin e ardhshëm. Sipas tij, KQZ-ja nuk kishte asnjë arsye ta shtynte një çështje kaq të qartë, dhe argumenton marrjen e këtij vendimi, nën komandë politike, madje me fshehjen e ndonjë dëmi të madh që i është bërë apo po tentohet t’i bëhet Shqipërisë, mjedisit shqiptar…
“Kleçkë” ligjore
Në fakt, një “kleçkë” e tillë ligjore rrezikon të shtyjë në pafundësi jo vetëm mbajtjen e referendumit për importin e plehrave Shqipëri, por dhe çdo iniciativë “nga poshtë” apo çdo iniciative tjetër qytetare kundër vendimmarrjes së papërgjegjshme politike. Në rastin konkret, në vitin 2013 do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe sipas nenit 119 të Kodit Zgjedhor, nuk mund të mbahen referendume në periudhën kur vendi është në prag të zgjedhjeve. Kështu, sipas asaj pjese të padiskutuar të Kodit, thuhet se: “1. Asnjë referendum kushtetues ose i përgjithshëm nuk mund të zhvillohet në datën e zgjedhjeve për Kuvend ose për organet e qeverisjes vendore. 2. Nuk mund të zhvillohet referendum kushtetues ose i përgjithshëm gjatë periudhës nga gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, deri 3 muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri. 3. Nuk mund të zhvillohet referendum vendor gjatë periudhës nga tre muaj para përfundimit të mandatit të organeve të qeverisjes vendore, deri 3 muaj pas mbledhjes së parë të këshillave vendorë”.
Po ashtu, nëpërmjet zbatimit të pikës 6 të nenit 119, ku përcaktohet se “në përputhje me pikën 3 të nenit 152 të Kushtetutës, kërkesat për referendum, që nuk kanë kaluar nëpër të gjitha procedurat e këtij kreu, brenda datës 15 mars të çdo viti, pavarësisht se kur janë paraqitur, shtyhen deri në vitin pasardhës”. Në nenin 152, pika 3 theksohet se “data e referendumit caktohet nga Presidenti i Republikës brenda 45 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv të Gjykatës Kushtetuese ose pas kalimit të afatit brenda të cilit Gjykata Kushtetuese duhet të shprehej. Gjatë vitit referendumet zhvillohen vetëm në një ditë”…
Kjo është tepër!
Një vendimmarrje e tillë e mbarsur me gjoja “teknikalitete”, pikërisht për të hedhur poshtë një vullnet popullor të shprehur me mbi 50 000 firma, shpreh në thelb nivelin e pretenduar demokratik në Shqipëri. Ai është pasqyrim i realitetit aktual politik shqiptar, është një kërcënim serioz për demokracinë e brishtë shqiptare. Një kërcënim i tillë që do të duhej të alarmonte politikën qeveritare ose opozitare, opinionin publik, median tradicionale ose sociale, të gjithë shoqërinë shqiptare, pse jo dhe “sovranistët” e “antisovranistët” midis nesh dhe jashtë nesh!
Kërcënimi bëhet aq më i qartë, kur fajtori “i plagosur” dhe “përfaqësuesi” i akuzës shfaqen në të njëjtën tavolinë, për të zhvilluar “teori” demokratike mbi zgjedhjet dhe sjelljen e mirë të lidhur me to. Ndoshta dëshironin të harronin, pse jo dhe të ndryshonin rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, sidomos për ta futur në qoshen e harresës ndryshimin e formulës së përbërjes së KQZ-së! Madje, për të nxitur deri te pohimi fyes që përgjegjësi kryesor i deformimit zgjedhor që meriton penalizmin, të shndërrohet në “personalitet vendi”! Kjo është tepër, pse jo, dhe mjaft fyese!…
“Hjubris”
Termi Hjubris nënkupton arrogancë e krenari ekstreme, humbje kontakti me realitetin dhe mbivlerësim të aftësive e kapacitetit individual, sidomos të ekspozuar në pozitë force e pushteti. (Në fakt, në greqishten e lashtë, hjubris ka mishëruar veprimet e abuzuesit që fyente ose turpëronte viktimën, sidomos në një kontekst seksual, apo sjelljen e personit që sfidonte zotët dhe ligjet e tyre. Madje, hjubris si term legal konsiderohej si krim i rëndë në shoqërinë greke, që shfaqej në veprimet publike e private të individëve të pasur dhe të fuqishëm. Më tej, një term i tillë, u pasurua duke nënkuptuar krenarinë ekstreme, arrogancën, mbivlerësimin vetjak që çonte deri në rrënim e vdekje).
Në botën e sotme, shumë më të sofistikuar, më të shpejtë dhe të ndërlidhur, kjo fjalë gjen një “pasurim” të mëtejshëm në qeverisje. Ai bëhet deri “tipik” në disa kancelari e përfaqësues të veçantë ndërkombëtarë. Në vetvete, ai shpreh një mënyrë të menduari dhe sjelljeje të individëve apo elitave politike (kombëtare e ndërkombëtare). Ndonjëherë edhe duke luajtur, sipas hesapit, me “kartën” e sovranitetit: herë duke e bërë atë artificialisht të fuqishme, herë të tjera duke e bërë atë praktikisht zero. Por, kjo është fare e panevojshme, sepse vetë sovraniteti, në botën e sotme më të ndërthurur dhe të ndërvarur, nuk është më absolut, por gjithnjë e më relativ. Kurse ndërvarësia po bëhet gjithnjë e më e plotë, më tërësore, gati-gati absolute…
Një nënkuptim tjetër i deformuar këtij termi është dhe besimi absolut që individë në pushtet (të fituar ose të rrëmbyer, të emëruar apo të deleguar) dinë gjithçka, se ata janë të ditur, kurse të tjerët nuk marrin vesh fare (gati-gati janë të trashë!), që të parët (të paktët) duhet të flasin, kurse të dytët (të tjerët apo të shumtët) vetëm të dëgjojnë, të parët të urdhërojnë, të dytët të binden.
Pra, njerëzit mjafton që të paguajnë taksa dhe të respektojnë ligjin, që thjesht të punojnë, por jo të mendojnë, që vetëm të pranojnë pa zë atë që iu thuhet ose që vendoset nga një apo disa individë me pushtet. Bile, nëse ndonjë politikan “tjetërsoj” apo “ndryshe” përpiqet të mbështesë apo nxit mendimin dhe veprimin qytetar ai hidhet në rrugë, pikërisht për të mos lejuar hapjen e “Kutisë së Pandorës”, për të mos trazuar ngjarjet, rrjedhat e tyre të planifikuara nga pushteti politik apo i parasë! Po ku është, atëherë, populli, qytetari, roli i tij?! A nuk duhet të ketë populli zërin e tij kryesor për çështje të rëndësishme që lidhen me jetën, familjen, fëmijët e tij, me natyrën, mbrojtjen e mjedisit etj.? A nuk është i tillë edhe rasti i plehrave, i importit të tyre?!…