Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Një telefonatë e çuditshme

Shkruar nga: Mentor Nazarko  
Botuar më: 13 vite më parë

Mentor Nazarko
Një telefonatë e çuditshme

Mediat shqiptare, në mënyrë thellësisht konstruktive, pa dëshirë për ndonjë thellim në përmbajtje, veç raportit neutral, politikisht trajtuan me indiferencë të madhe një telefonatë të të ngarkuarit serb për Kryeministër Ivica Daçiç me Presidentin e zgjedhur, zotin Bujar Nishani. Nuk mund të thuhet se bollëku i lajmeve të tjera ishte shkaku i kësaj indiference, sepse vera, me gjithë një lloj gjallërie politike shqiptare, nuk ishte e pasur. Për më shumë, mediat tona referuan vetëm lajmin e simotrave serbe , se “në kuadrin e një xhiroje telefonatash me udhëheqës të Ballkanit, i ngarkuari për Kryeministër, Ivica Daçiç, pati një bisedë telefonike me Presidentin e zgjedhur shqiptar Bujar Nishani etj.”.

Pse meritonte vëmendje të madhe kjo bisedë, ose pak më të madhe sesa ajo që iu kushtua në formën e një lajmi të thjeshtë?

Janë disa arsye që parashtrohen në këtë analizë. Ngasja analitike nuk ka fare brenda paragjykimin se për shkak të Kosovës, Shqipëria nuk duhet të zhvillojë kontakte politike, diplomatike të të gjitha niveleve me Serbinë. Edhe për shkak të fqinjësisë (megjithëse jo të afërt), edhe për shkak të imponimeve të integrimit për politikë rajonale paqësore, Shqipëria duhet të komunikojë me Serbinë. Por, le të ecim më tej me një qëmtim të fakteve që rrethuan telefonatën.

Lajmi u botua i pari në mediat serbe. Kjo do të thotë se ishte telefonuesi më i interesuari për ta shpërndarë lajmin në mediat e vendit të vet, dhe prej tyre në mediat rajonale apo ndërkombëtare. Pse themi që telefonuesi ishte më i interesuar se sa i telefonuari, i cili nuk e futi këtë komunikim në njoftimet e shtypit me karakter urues që ka pasur nga krerë shtetesh dhe qeverish? Sepse konteksti i telefonatave ishte shumë interesant për të. Në një përpjekje për të ngjarë drejtues i ardhshëm qeverie që sjell apo konfirmon frymën normale në marrëdhëniet me fqinjët, Daçiç nuk ka telefonuar vetëm Presidentin e zgjedhur Nishani, por dhe udhëheqës të tjerë rajonalë. Duket e gjasishme se në ndikimin e të ngarkuarve amerikanë, nën presionin e tyre, udhëheqësit e rinj serbë kanë filluar të japin mesazhe të tilla qetësuese. Nikoliç, veçanërisht pas vizitës së zëvendësndihmëssekretarit të shtetit Riker dhe shefit të tij Gordon, e ka zbutur rrënjësisht gjuhën e vet kur flitet për Kosovën. Edhe telefonatat e Daçiç apo “Sllobës së vogël”, siç njihet nga shtypi, duhen parë në këtë frymë, por kaq nuk mjafton për ta bërë interesante nga pikëpamja analitike këtë komunikim.
Janë dy momente të tjera që lidhen me këtë telefonatë të pazakontë dhe të ngutur gjithmonë brenda optikës së kuriozitetit.
Së pari, Ivica Daçiç nuk është një Kryeministër në detyrë, por një Kryeministër që thjesht ka marrë mandatin për të drejtuar qeverinë, dhe ende pa e formuar atë, ka ndërmarrë qoftë telefonata qetësuese në rajon, qoftë ture diplomatike si ai në Gjermani. Kjo duket diçka e veçantë, për më shumë që krijimi i Ekzekutivit po i merr shumë kohë në raport me ritualin.

Së dyti, edhe nëse duhet ta pranojmë se kjo telefonatë është e zakonshme për një Kryeministër të ngarkuar, atëherë ai nuk duhej t’i telefononte një Presidenti të zgjedhur, por Kryeministrit Berisha. A thua të ketë tentuar dhe nuk ia kanë hapur telefonin? Kjo ngjan e besueshme po të nisemi nga reputacioni negativ që ka Daçiç në rrafshin rajonal, por dhe më gjerë. Një bisedë telefonike me Daçiçin, ndërsa Berisha shkonte në Dubrovnik ku shtrëngonte duart me Tadiçin, i cili dështoi të krijonte qeverinë, dhe mbase ka akoma shpresë, apo ku asistonte dorështrëngimin Thaçi-Tadiç, s’do të tingëllonte shumë entuziazmuese për Berishën. As në Tiranë, as në Prishtinë. D.m.th. s’do të ishte elektoralisht ndjellës apo patriotikisht tërheqës.

Ndërsa po të ishte për Daçiçin, ai me më shumë qejf do të telefononte Berishën.

Po atëherë ç’ka ndodhur? Daçiç ka telefonuar Berishën në fillim dhe pasi ka dështuar, i ka rënë telefonit të Presidentit të zgjedhur, i cili mbase është më i aksesueshëm? Apo i ka rënë drejtpërdrejt numrit të Presidentit të zgjedhur, Nishani? Edhe sikur të ketë telefonuar drejtpërdrejt Presidentin e zgjedhur shqiptar (po stafet, sekretaritë, ç’bëjnë?) prapë telefonata nuk ngjan shumë e përshtatshme. Presidenti, sipas Kushtetutës shqiptare, nuk ka kompetenca të shkruara në formulimin e politikës së jashtme shtetërore, por kryesisht emëruese, përfaqësuese, ndërsa Kryeministri, sipas nenit 102 të Kushtetutës sonë, ka kompetenca absolute. Një mister në shumë kuptime.
Misteri bëhet dhe më i madh po të kujtojmë se në marrëdhëniet me Serbinë, Kryeministri Berisha, në disa raste e ka kapërcyer protokollin diplomatik duke e ftuar Presidentin e kohës, Tadiç, të vizitojë Shqipërinë. Pse kemi në këtë rast kapërcim të protokollit nga ana e serbëve?

Në të dyja rastet, pra qoftë sikur Daçiç i refuzuar nga Berisha ka telefonuar Nishanin, qoftë sikur ai të ketë telefonuar drejtpërdrejt Presidentin e zgjedhur, kjo bisedë telefonike ngjan e çuditshme, pa përmendur unicitetin e saj në atë pak histori të presidentëve të zgjedhur shqiptarë. Dakord me mirësjelljen diplomatike, por kancelaria shqiptare s’duhej ta lejonte këtë telefonatë. D.m.th., Kryeministria apo Ministria e Jashtme – Presidenti s’ka ende staf të emëruar formalisht – ndoshta duhej t’i sugjeronte kreut të zgjedhur të shtetit të mos e ngrinte telefonin.

E kemi të vështirë të imagjinojmë që zoti Nishani të ketë pasur ndonjë dëshirë ekstreme për t’u zhytur në politikën rajonale ende pa filluar zyrtarisht detyrën. Atëherë, pse ia ka ngritur telefonin një President i zgjedhur që s’e ka marrë akoma detyrën një Kryeministri të emëruar të një vendi tjetër që s’ka marrë akoma detyrën? Do të ngjante e papërshtatshme kjo telefonatë, edhe nëse Daçiç do të ishte Kryeministër në detyrë, pale tani që s’e ka filluar detyrën. Çfarë ka ndodhur realisht? A nuk duket akoma më shumë interesante mënyra si u arrit te kjo telefonatë, dhe jo vetë telefonata që mund të ketë qenë tërësisht standarde dhe mirësjellëse, parë në këtë optikë?

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama