Kaloi pa ndonjë vëmendje kushedi se çfarë një reagim i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare kundër “Top Channel”-it, pasi ky televizion kish transmetuar lajmin, sipas të cilit vila kryeministrore në Vlorë është e tëra e zhytur në luks të shfrenuar (kishin dhe pamje filmike që shoqëronin këtë raportim). Nja dy reagime erdhën, ç’është e vërteta; u publikua një shënim denoncues i Erjon Braçes, që ish marrë nga profili i tij në “Facebook”, dhe një editorial i Mero Bazes në gazetën e tij “Tema”, mirëpo i pari përgënjeshtronte e përqeshte pretendimet e Kryeministrit, sipas të cilave ajo vilë s’ish e tij, por ish vilë qeveritare, ndërsa i dyti kapej pas eksitimit të pakuptueshëm të Berishës prej kësaj akuze në një kohë që atij i kanë bërë akuza mbi krime monstruoze në këtë vend.
Mirëpo, u injorua një anë tjetër e ngjarjes, që ka të bëjë me përdorimin e pacipë që Kryeministri i ka bërë në këtë rast një strukture a institucioni shtetëror, siç është Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Për të krijuar një ide, po ju jap fragmentin kryesor të deklaratës së kësaj drejtorie në përgjigje të lajmit të “Top Channel”-it: “Dje televizioni ‘Top Channel’ transmetoi në edicionin e tij të lajmeve një montim lidhur me një rezidencë qeveritare në Vlorë, të cilën e paraqiti, duke shpifur, si rezidencë të Kryeministrit Berisha. Vila në Vlorë, e paraqitur në kronikën e televizionit ‘Top Channel’, është rezidencë qeveritare, shtëpi pritje për personalitete të larta të vendit dhe të huaja, miq të shquar të Shqipërisë. Pretendimi i televizionit ‘Top Channel’ se vila qeveritare në Vlorë është rezidencë e Kryeministrit është një trillim i ulët, i denjë për çakej dhe gjobëvënës, që përdorin median për prerje gjobash dhe qëllime të tjera të kundërta me misionin e tyre. Me këtë rast i kujtojmë opinionit publik se gazetarët gjobë-prerës të këtij televizioni, që shpallin shtëpinë e pritjes në Vlorë si rezidencë të Kryeministrit Berisha, janë po ata që montuan në zyrat e Edi Ramës videon e 21 janarit dhe që servirën shumë herë si veturë të Kryeministrit makinën ‘Mercedes’ të blerë nga kjo Drejtori për transportin e kryetarëve të shteteve, kryeministrave dhe kryetarëve të Parlamenteve të vendeve mike, që vizitojnë Shqipërinë dhe që nuk është përdorur asnjëherë nga Kryeministri apo personalitete të tjera të vendit”. Po ju veçoj, për ta nxjerrë më në evidencë, pjesën më interesante të deklaratës: “është një trillim i ulët, i denjë për çakej dhe gjobëvënës, që përdorin median për prerje gjobash dhe qëllime të tjera të kundërta me misionin e tyre; janë po ata që montuan në zyrat e Edi Ramës videon e 21 janarit”.
Përsëris: Këtë deklaratë e ka bërë Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Nuk ka rëndësi autori i vërtetë në këtë mes (frazat janë të Sali Berishës: çakej, gjobëvënës, etj.); ka rëndësi fakti që një strukturë shtetërore i del për zot një deklarate të tillë me gjuhë të pastër e të egër politike; ka rëndësi fakti pra që kjo drejtori nuk e ka për gjë t’u vërë emrin e vet daljeve publike me tone polemike ndaj një televizioni kombëtar privat, ta mbrojë Kryeministrin si të ish Kryesia e PD-së, të përmendë emrin e kreut të një partie në opozitë, apo t’u referohet me sens denoncues ngjarjeve të rënda, siç ishte ajo e 21 janarit.
Nuk mund të bënte përgënjeshtrimin e një lajmi, që ajo e ka gjykuar si të pavërtetë? Jo, nuk është këtu çështja; përgënjeshtrimin jo vetëm mund ta bëjë, por edhe duhet ta bëjë në çdo rast që vlerëson se po thuhen të pavërteta lidhur me sektorin që kjo drejtori mbulon. Madje, mund të ngrejë dhe padi pranë Prokurorisë së Tiranës kundër një mediaje “që shpif e hedh baltë mbi punën e saj”. Por në rastin konkret, kjo drejtori nuk ka bërë këtë. Sa më sipër nuk është përgënjeshtrim; përkundrazi, është rreshtim i qartë në mbrojtje të Kryeministrit, është rreshtim i qartë në betejat politike që bën ky i fundit, dhe është në fund një sulm i pacipë kundër një televizioni. E di, ka plot njerëz në këtë vend, për të cilët institucionet qeveritare janë institucione, me të cilat qeveria mund të sillet si (e mund të bëjë çfarë) të dojë, por kjo logjikë është tërësisht e gabuar. Institucionet qeveritare funksionojnë mbi bazën e ligjit, dhe asnjë ligj nuk u njeh atyre të drejtën të funksionojnë në mënyrë partizane; aq më pak, në mënyrë ndyrësisht partizane. E prandaj institucionet e strukturat qeveritare gjetkë janë krejt të pandikueshme e të pacenueshme prej stafetave të partive në pushtet.
Ky gjest është një nga gjërat e çmendura që bën Kryeministri ynë, dhe kur them këtë nuk kam parasysh masën e impaktit apo të dëmit që i është shkaktuar shtetit, institucioneve, apo ku di unë; nuk ka të bëjë impakti në këtë mes, i cili është krejt i papërfillshëm në këto rrethana, kur përparësitë janë të tjera, më të mëdha. Ky është gjest i çmendur, pasi nxjerr në shesh – këtu rinënvizoj pak ndryshe atë që thashë në fund të paragrafit të mëparshëm – tendencën dhe tundimin e këtij Kryeministri për të ndotur me qëndrime partizane deri dhe institucionet më të parëndësishme qeveritare apo shtetërore. Me sa duket, kur të vijë hera për të thyer qafën, nuk don ta thyejë qafën i vetëm, por don të bjerë me të gjithë ata që e kanë mbështetur, rrjedhimisht me të gjitha institucionet, siç ndodhi në vitin 1997, kur një pjesë e madhe mbështetësish morën arratinë jashtë vendit. Kjo është arsyeja që kur bie Berisha, bie e tërë ngrehina. Kështu ndodh me të gjithë satrapët në këtë botë. Dhe ky është mëkati më i rëndë i tyre, mëkat edhe më i rëndë se sa krimet që kanë bërë për të mbrojtur pushtetin.
Në rastin tonë, ky Kryeministër po kompaktëson të gjitha institucionet e të gjithë administratën rreth vetes, sepse vetëm kështu i duket se po ndërton një realitet shtetëror të qëndrueshëm. Mirëpo është pikërisht e kundërta. Me të rënë Berisha, detyrë e pushtetit të radhës do të jetë zhbërja e këtyre strukturave qeveritare, publike e shtetërore, që janë ngritur për të funksionuar me logjikë partizane e që do të bjenë vetvetiu me të ikur ai. Kanë për të ikur vetë të gjithë në shenjë luajaliteti ndaj boss-it të tyre, por edhe nëse s’ikin, duhen larguar. Ja, mund të mbahen më këta njerëz në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare? Mund të mbahen më gardistët e Republikës, që vranë opozitarët më 21 janar? Mund të mbahen më policët e kryepolicët Berishës, që për ligj njohin vetëm fjalën e këtij të fundit? Mund të mbahen më ushtarakët, që dëgjonin syshqyer e me shpirt të plotë të nënshtrimit Kryeministrin, teksa u fliste për puçin e kryer më 21 janar? Mund të mbahet Visho Ajazi, që sapo u zgjodh në krye të SHISH-it? Mund të mbahet Ines Nurja në krye të INSTAT-it? Etj., etj.
Është i dhimbshme kjo gjë. Rrëzimi i strukturave dhe rindërtimi i tyre pas çdo ndërrimi të pushtetit është një nga dukuritë më kriminale që janë vënë re në këtë vend gjatë njëzet viteve të fundit, dhe prandaj frymëzimi tribal e rreshtimi partizan i të gjitha enteve e instancave publike e shtetërore bën pjesë tek mëkatet e pafalshme të Sali Berishës. E kanë bërë dhe socialistët këtë gjë, por edhe në këtë mes del në pah avantazhi e cilësia e tyre si “thjesht më pak të këqij se sa Berisha”. Ata nuk kanë arritur deri në këtë pikë, ku Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare të shndërrohet në një Gardë të nderit të Kryeministrit.