Ende vazhdon seria e elegjive të miqve të Arbënit, individë që më së shumti apo më së drejti janë vetëm bashkëkohës të tij, si për të na mbushur mendjen se dhe ky vetëcilësim i tyre tregon se që tani ai e ka zënë vendin në përjetësi. Mes këtyre elegjive janë disa ku artikulohet shqetësimi për cilësinë e varrimit të tij. Dhe realisht ka diçka që ia vlen të diskutohet në atë varrim, – element i përjetësimit të Arbënit, apo i kontributit të tij publik e kombëtar edhe si i vdekur.
Në fakt, nuk është ky motivi i vetëm që më shtyn në konsiderimin e një problemi me varrimin. Përjetimi personal prej këtij varrimi ishte tronditës. Të shihje një figurë aq të jashtëzakonshme të dërgohej me një makinë të zakonshme me ngjyrë bari, nën një diell përvëlues, në një tokë të thatë, në një varrezë të mbushur dingas me varre pa rrugina mes tyre, të shihje pluhurin dhe gurët të rrokulliseshin mbi arkëmortin e tij, ishte diçka vërtet trishtuese, ndërsa varrmihësit bënin punën e tyre. Me këtë eksperiencë të trishtë në varrimin e tij, do kesh gjithmonë arsye të reflektosh vetëm, me adhurues të Arbënit, me miq të vërtetë apo bashkëkohës: a e meritonte ai këtë ceremoni? Qe do të thotë, a ishte ceremonia në lartësinë e figurës së tij? Veçmas ceremonisë së Tetovës që i parapriu varrimit, a mungonte diçka tjetër?
Konsideratat reflektive mbi këtë varrim do t’i gruponim në dy kategori, nisur nga këndi i shikimit. Së pari ato që përpiqen ta shohin cilësinë e varrimit të një figure kaq të madhe si ajo e Xhaferit nga këndvështrimi kombëtar dhe, së dyti, ato që e shohin nga këndvështrimi partiak. Edhe këndvështrimi i dytë është shumë i rëndësishëm, sa kohë që duhet supozuar se familja e Arbënit ia kishte besuar tërësisht organizimin partisë krijuar nga ai, Partisë Demokratike të Shqiptarëve. Varrimi në Tetovë ku ai kishte varret e të parëve, ku zhvilloi aktivitetin e tij, ku vepron Partia që ai themeloi, ngjau veç përmbushjes me gjasë të ndonjë amaneti, – nëse Arbëni merrej me amanete, – një veprim bujar i familjarëve, megjithëse familja e tij më e afërt është në Prishtinë.
Po e nisim këtë reflektim me konsideratat e frymëzuara nga këndvështrimi kombëtar. Këto konsiderata, siç thashë, ushqehen jo thjesht nga artikuj të tjerë kritikë për cilësinë e ceremonisë mortore të Arbënit. Ata artikuj dhe eksperienca traumatike në varrim thjesht më dhanë shtysën fillestare që të bashkohesha dhe unë në këto reflektime. Më shtyu në të vërtetë dhe fjalia e dikujt gjatë ndenjes në partinë e Arbënit, se maqedonasit kishin afruar organizimin e një ceremonie zyrtare edhe në Parlamentin e Maqedonisë, porse PDSH nuk e kishte pranuar. Pra, përkundër atij varrimi, paska ekzistuar mundësia që një figurë aq e rëndësishme si Arbëni në rrafsh maqedonas,- në vendin me emrin Maqedoni, – duhet të kishte një varrim më gjithëpërfshirës: jo vetëm të shqiptarëve, jo vetëm të PDSH-së, por dhe të BDI-së dhe të maqedonasve.
Po mundohem të imagjinoj homazhet mbi trupin e tij në një mjedis të Parlamentit maqedonas. Nëse do ndodhte kështu, në atë mjedis do detyrohej të vinte Presidenti i Maqedonisë, pse jo dhe Kryeministri. Do të vinin krerët e partive të tjera, të gjithë ambasadorët, dhe shumë personalitete të popullsisë sllave. A do ishte ky një gabim? A duhet të na shtynte hipokrizia që shoqëron shpesh pjesëmarrje të tilla, ta shmangnim një ceremoni zyrtare? Nëse autoritetet maqedonase konsideruan ta nderonin Arbënin në vdekje të tij, atëherë do duhet të thoshim se ata më në fund i thirrën mendjes. Arbëni kishte mes meritave të veta, meritën se ishte njeriu që e shpëtoi Maqedoninë. E bëri këtë jo për një vend ku duhet të sundonin maqedonasit, por si vend ku maqedonas dhe shqiptarë duhet të jetonin bashkë në paqe në një kornizë juridike bashkëjetese, siç ishte Marrëveshja e Ohrit. Alternativa për sllavo-maqedonasit ngjante e frikshme, sepse do ishte ajo e një konflikti që s’do të ndalej për një kohë të gjatë. Arbën Xhaferi ishte ai që e shndërroi skenarin e luftës në skenar paqeje dhe luftëtarët në politikanë me platforma të menduara shtetformuese. Të bëje luftë në mes të Europës, në shekullin e XXI, nuk do ishte zbavitëse për një popullsi të vogël në armiqësi me fqinjët nga të gjithë anët.
E pra, të shihje të gjithë personalitetet politike dhe shtetërore të Maqedonisë të përkuleshin para trupit të Arbën Xhaferit, do të ishte shërbimi i fundit fizik i tij dhe në vdekje për paqen dhe pajtimin. Gjatë varrimit në Tetovë pata rastin të shihja vërtet pikëllim në sjelljen e dy drejtuesve të një partie maqedonase, ndërsa merrnin pak dhé nga varri i Arbënit dhe e preknin me buzë, sipas ritit të fesë së tyre. Imagjinojeni se ç’efekt do të kishte te popullsia shqiptare dhe te ajo maqedonase shprehja e pikëllimit, e nderimit të pjesës sllave për një figurë si e Arbënit! Përfytyroni diskutimet e ndryshme popullore me zë, në forume të ndryshme publike, në media, në media sociale, për një pjesëmarrje të përbashkët në nderim të atij që mund të quhet dhe shpëtimtari kryesor i Maqedonisë, qoftë me manipulimin komprometues që i ka bërë një Kryeministër si Gjeorgjevski me hipotezën e ndarjes, qoftë dhe me kontributin themelor në hartimin dhe firmosjen e Marrëveshjes së Ohrit. Apo me shndërrimin e luftëtarëve në alternativë politike!
Një ceremoni e tillë, që pastaj mund të vazhdonte normalisht në Tetovë, do të ishte afërmendsh ceremoni pajtimi qoftë dhe e përkohshme për krerët e partive politike shqiptare, Ali Ahmeti dhe Rufi Osmani, me pasuesin e Arbënit, Menduh Thaçin. Edhe kjo do të reflektonte në gjirin e popullsisë shqiptare, që e rreshtuar në dy apo tri partitë kryesore, reflekton ndarje të madhe mes veti nëse nisesh nga egërsia e shkëmbyer në media dhe forume sociale, në debate apo fushata politike. Do ishte rast kontakti edhe midis përfaqësuesve politikë të Shqipërisë që kishin ardhur për ta nderuar Arbënin dhe atyre të Maqedonisë!
Nga këndvështrimi partiak, një ceremoni e tillë do të shkonte tërësisht në favor të PDSH-së. Do të ishte Menduh Thaçi ai që do të kishte dritën kryesore të projektorëve. Do të kishte vëmendjen më të madhe mediatike për mesazhet e tij me gojë apo me sjellje. Do të ishte ai mikpritësi i ceremonive. Për një ditë ai, falë Arbënit, do të ishte në qendër të vëmendjes së tërë shtetit, të tërë popullsisë së një vendi si Maqedonia. Menduh Thaçi do të merrte kurorën e pajtuesit, në një vend që edhe pas daljes nga konflikti i armatosur ruan ende gjendjen e një konfliktualiteti të heshtur. Mos vallë kjo ceremoni e organizuar e nxori Arbënin vetëm si njeri partie, duke e kufizuar pak? Mos vallë duke e nxjerrë Arbënin ashtu si ishte në të vërtetë, si dikë që i përkiste jo thjesht një partie, por një populli, një shteti, disa shtetesh, një kombi, edhe vetë PDSH-ja do kishte efekte pozitive në imazhin e vet? Eventualisht dhe maqedonasit mund të përfitonin politikisht nga kjo ceremoni, por ku do ishte problemi nëse të gjithë do përfitonin diçka? Dhe mbi të gjitha do të fitonte klima e marrëdhënieve ndëretnike, prej efekteve psikologjike që do të krijoheshin në popullsinë e përzier nga varrimi zyrtar i Arbënit.
S’di sa i vërtetë është zëri se maqedonasit donin një ceremoni të tillë dhe se PDSH-ja e refuzoi. S’di sa e vërtetë është se Ali Ahmeti donte të vinte në varrim, por PDSH e ndaloi. S’di se cilat kanë qenë arsyet e një refuzimi eventual nga krerët e PDSH-së. Epo nëse janë të vërteta këto refuzime, pavarësisht arsyeve që nuk dihen, do të ishim përpara një rasti të humbur pajtimi apo afrimi të dy popujve kryesorë të Maqedonisë falë një njeriu që i përkiste njërit prej popujve! Dhe nëse këto refuzime janë të vërteta, s’do të ishte kjo mënyra më e mirë për të nderuar Arbënin dhe as për ta protagonizuar partinë që ai themeloi, si parti të pajtimit dhe të paqes mes maqedonasve dhe shqiptarëve! Do të ishte mbyllje sysh, para një shërbimi që Arbëni me siguri do donte ta bënte dhe i vdekur për popullin e tij!