Para një jave, Kryeministri në një nga ligjëratat e tij në mbledhjen e Këshillit të Ministrave lëshoi edhe një varg insinuatash kundër meje dhe shkrimit tim “Hidrocentralizimi i Shqipërisë”, ndaj të cilave u përgjigja në një intervistë në gazetën “Panorama”. Përveç të tjerash, për mua ishte emblematik reagimi i medias shqiptare ndaj kësaj ngjarjeje, sepse në një farë kuptimi ishte edhe një test i gjendjes së gazetarisë dhe gazetarëve në këtë vend. Le të rendis dy-tri komente mbi ato gjëra që më bënë më shumë përshtypje.
Së pari, Kryeministri lëshoi një sulm ndaj një kolegut gazetar, pa i përmendur emrin, por nëpërmjet akuzave dhe insinuatave që lëshoi, që synonin delegjitimimin e tij dhe të asaj që shkruante, la të kuptohet se ishte Fatos Lubonja. Sipas meje, ishte në normat elementare të etikës gazetareske të televizioneve që dhanë lajmin, që ta sqaronin atë, duke i kërkuar Kryeministrit se për cilin e kishte fjalën, pse e bëri autorin eksponent të opozitës, çfarë zilish, për të cilat foli ai, paska Lubonja në këtë rast etj. Po ashtu ishte në nderin e profesionit që të reagonin njëfarësoj edhe ndaj kësaj mënyre të pandershme replikimi – pa emër dhe me emër – ndaj kritikës së një gazetari. Madje, edhe të konfrontonin fjalët e Kryeministrit me çfarë kishte thënë autori.
Asgjë e tillë nuk ndodhi. Njëlloj si ministrat që, kur flet Kryeministri, kanë vetëm veshë për të dëgjuar dhe jo gojë për të folur apo mendje për të menduar, edhe gazetarët e televizioneve regjistruan dhe dhanë monologun delirant të Kryeministrit me kamerat, pa përdorur asnjë filtër gazetaresk. Nuk mund të mos të të lindë pyetja: pse duhen ato kamera në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, – sepse, sa për transparencën që u premtua se do të bënin kamerat në këto mbledhje, e kupton edhe bufi se kjo s’bëhet duke dhënë vetëm fragmente ku Kryeministri monologon propagandë dhe akuza delegjitimuese ndaj kundërshtarëve. A nuk është më mirë ta lëmë Kryeministrin të punojë seriozisht me ministrat, sepse boll i bën këto në tribuna të tjera?
E dyta, Montaneli thotë: “Kur fillon një gjueti shtrigash, gjëja e parë që bëj unë është të shkoj të pyes shtrigën.” Është minimumi i etikës gazetareske në një demokraci që, nëse dikush akuzohet publikisht, atij t’i ofrohet qoftë edhe një sekondë e vetme mundësie të përgjigjet. Edhe kjo etikë është harruar nga gazetaria jonë. Gazetarëve dhe drejtorëve të lajmeve televizive as që u shkoi nëpër mend se, përderisa po jepnin një akuzë, jo pak, por të Kryeministrit të vendit ndaj një qytetari, për të mos thënë kolegu, duhet t’i kërkonin edhe atij prononcimin. Dhe nuk e bënë këtë jo vetëm televizionet e Berishës, por as ata që, me demek, janë më afër opozitës.
E njëjta histori ndodhi në thelb edhe me shtypin e shkruar. Përveç “Panoramës” që mori intervistën (për hir të së vërtetës edhe “Shekulli” më kërkoi një intervistë, kurse “Mapo” dha lajmin duke cituar të dyja palët, pa dhënë komentin e saj), pjesa tjetër ose heshti, ose ndoqi stilin e gazetarisë së llogoreve delegjitimuese të Berishës. Më të lezetshmit qenë ata të cilëve jo vetëm nuk u shkoi ndërmend t’i kërkonin një prononcim “shtrigës”, por nxituan të hedhin ndonjë degë të tharë në turrën e druve të ndezur. Kështu, Berisha në insinuatat e tij foli edhe për “një të njohurin e tij që shkruan vazhdimisht kundër ndërtimeve dhe që për vete ka katër shtëpi në katër cepa të Tiranë”.
Edhe unë vetë po vrisja mendjen se për kë e kishte fjalën, sepse, ndërsa pjesa e parë e ligjëratës së tij nuk linte dyshim se ishte për mua, kjo e dyta sikur nuk të bindte, sepse, thashë me vete, e di gjithë dynjaja që unë kam vetëm një shtëpi në Tiranë dhe jo katër. Mirëpo e gjeta personin në të përditshmen “Tema” që e kishte vënë menjëherë lajmin on-line me titullin: “Berisha sulmon Lubonjën – ka katër shtëpi në Tiranë.” E para, nuk ishte ky thelbi i akuzës së Berishës për ta vënë si titull, e dyta, pse asnjë interes për ta vërtetuar nga zëdhënësit e Kryeministrit se për kë e ka fjalën, e treta, pse asnjë interes për t’i marrë një prononcim Lubonjës nëse është e vërtetë kjo apo jo? Sepse gazetari është i së njëjtës shkollë me atë të maestros së tij Berisha, që punon sipas parimit “shpif shpif se diçka do të mbetet” dhe hidh gurin fshih dorën, me të njëjtin qëllim: jo informimin, por delegjitimimin – në këtë rast meqenëse ky Lubonja na quan edhe ne të “Temës” pjesëtarë të një tjetër bande me në krye Ramën, që punon me të njëjtin sistem.
Në fakt, si pasojë, në reagimet nëpër blogje qenë jo të pakët ata që akuzonin Lubonjën që këtej na flet kundër ndërtimeve, këtej qenka një ndër kontribuuesit e shkatërrimit të territorit me katër shtëpitë e tij, se qenka super i pasur e ku di unë. Pastaj nuk mungoi në “Tema” edhe një shkrim “analitik” i Meros, ku vërtet e korrigjoi titullin duke thënë se Lubonja nuk ka katër shtëpi, por ku, gjithë në frymën e deligjitimimit, kërkoi të shpjegojë se Lubonja shkruan kështu për shkak të mërive ndaj Berishës dhe Ramës dhe se, çka është më e rëndësishmja, ato që tha Berisha për Lubonjën i tha se nuk e do më “modelin Lubonja” që deri tani e ka përdorur për të treguar se është demokrat, por se, veçanërisht tani që po afrohen zgjedhjet, do të kalojë, ashtu si në kohët më të vështira, në “modelin Mero” që t’i bëjë edhe fëmijët e vegjël të armiqve të tij të futen nën tryezë.
Problemi është se ky meroberishizim i shtypit, si mision i deligjitimimit dhe jo informimit, që zgjedh në mënyrë selektive ata që sulmon dhe hesht për të tjerë pasi punon për ta dhe prandaj as nuk prek ndonjëherë sistemin që përfaqësojnë të dyja palët, që nuk ka skrupuj kur përdor gënjeshtrën dhe shpifjen ndaj kundërshtarit, që synon të mbajë ndezur emocionet e dashuri-urrejtjes te njerëzit dhe të topisë aftësinë për të menduar e problematizuar për të kërkuar zgjidhjen e vërtetë po bëhet gjithnjë e më shumë e vetmja mënyrë për të bërë gazetari. Sheh gazetarë që gjithë ditën akuzojnë Berishën se rrezikon të përdorë në mënyrë selektive institucionet për pushtetin e tij, ta përdorin atë çik institucion që kanë në dorë, nganjëherë thjesht një faqe online në mënyrë selektive dhe pa skrupuj për të delegjitimuar ata që nuk janë në llogoren e tyre.
Kështu p.sh. faqja online Res-publica që përmbledh shtypin e ditës, e që, me sa di unë, sponsorizohet nga Soros për të qenë e pavarur nga llogoret, pasi dha me korrektësi lajmin e sulmit të Kryeministrit ndaj meje, kur erdhi puna për ta shpjeguar atë, zgjodhi shpjegimin e Bazes për reagimin anti-Lubonjë të Berishës, pastaj, pa dhënë as edhe një rresht nga intervista e Lubonjës, shtoi edhe një sulm të Mustafa Nanos, sipas të cilit përgjigja e Lubonjës ishte e mërzitshme. Dhe dy ditë më pas po ky shkruante se shtypi e mbuloi në mënyrë të pafalshme “sulmin e Kryeministrit ndaj një kolegu”. Jo, faleminderit, por kjo s’është gazetari.
Së treti, nuk mund të mos më bënte përshtypje evitimi nga kolegët i argumenteve thelbësore të cilat u bënë sebep i sulmit të Kryeministrit. Plazhi i Bunecit i zaptuar nga një hidrocentral apo derdhja e bukur e Drinit në Ashtë, sikur bërtisnin vetë “na mbroni!” në fotot që kisha botuar, edhe sikur shkrimi e intervista ime të mos ishin në nivelin që kërkonte tema në fjalë. Pastaj, përderisa Kryeministrit i kishte djegur aq shumë, ishte një temë që meritonte vëmendje. Mirëpo askush nuk mori të zbulojë diçka më shumë apo edhe qoftë të kundërshtojë a të problematizojë çështjen në fjalë. Askush nuk u mor as me problemin që shtroja se kemi kaluar nga “një pallat, një votë” në “një hidrocentral, një votë”.
Duket sikur në hijesirën e llogoreve ku këta gazetarë hanë e pinë e prej të cilave sikur nuk dalin ndonjëherë në ajër të pastër, për të takuar njerëz normalë, të paarmatosur, gjëllijnë vetëm ndjenjat e sëmura të luftës për pushtet, kurse për hidrocentralet mbi plazhe, si dikur për ndërtimet shkatërruese, mund të flasin vetëm ndonjëherë kur kjo t’i vlejë në këtë luftë, por kujdes, edhe atëherë vetëm kur pronarët e tyre nuk janë sponsorizues apo miq të sponsorizuesve të gazetave të tyre.
Ky është mjerim i gazetarisë. Shkaku pse u mbulua kështu “sulmi ndaj një kolegu”, ndërkohë që të tërë bashkohen e shkruajnë në ndonjë rast kur “armiku” është greku, siç qe rasti i gazetarit Marin Mema, është ai që kam denoncuar prej kohësh, qysh në fillimvitet 2000: ne nuk e kemi ndërtuar ende median si pushtet i katërt që kontrollon pushtetet e tjera në emër të interesit publik, por e kemi bërë median një nga instrumentet më të shëmtuara të korrupsionit që ushtrojnë pushtetet e tjera, me protagonistë kryesorë dy partitë kryesore në vend.
Është ky shkaku që në këto media ne kemi aq shumë gazetarë që trimërojnë në llogoren e maxhorancës, që trimërojnë në llogoren e opozitës – shumica të gatshëm të ndërrojnë llogore sipas afiliacionit/interesave të pronarit të medias ku punojnë, pa asnjë ideal e vizion për botën, pa asnjë ndjenjë turpi e që ndihen komodë në këto mungesa, sepse kjo ua lehtëson përkuljen e shpinës. Përshtypja ime është se dora-dorës që kalojnë vitet, kjo gazetari po harron thuajse fare se ka si mision t’i drejtohet publikut të gjerë dhe jo të bëjë burizanin e Sali Berishës apo Edi Ramës dhe ushtarëve të tyre. Dhe, mbi të gjitha, ka harruar urdhëresën më të rëndësishme për gazetarin – sipas Adam Miçnikut – “Adhuro dhe shërbeji vetëm një Zoti, të vërtetës, përndryshe do të ndëshkohesh – me mosbesim.”