Së shpejti, në Athinë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, zoti Edmond Panariti, do të takojë homologun e tij grek, Dimitris Avramopulos. Siç pohojnë njohësit e këtyre marrëdhënieve, kjo vizitë zyrtare është e para prej 2004-s, fakt ky që do të thotë se këto dy vende kanë pasur probleme, dhe se në fund të fundit, vizita, përveç shenjë afrimi, është rast për zgjidhjen e problemeve.
Si kryetar i një partie institucionale si PDIU, mbase rruga e takimit me ministrin Panariti përpara kësaj vizite do të ishte veprimi i duhur për të ballafaquar problemet. Akoma më e duhur do të ishte ftesa nga ana e zotit Panariti për ndonjë nga deputetët e PDIU-së që ta shoqëronte në këtë vizitë. Si pjesë e zotimit të aleatëve tanë qeverisës që ta ngrenë çështjen çame në kontaktet diplomatike me Greqinë, unë dua t’ia kujtoj publikisht zotit Panariti këtë zotim. Mesazhet që unë në emër të këtij zotimi dua t’i përcjell zotit Panariti në emër të komunitetit çam, si pjesa vitale, si mbështetja natyrale e partisë që përfaqësoj, nuk janë mesazhe sekrete, ndaj po zgjedh rrugën e një editoriali publik, që ato të mbërrijnë deri tek ai, por dhe te publiku.
Duhet të them që në fillim se përballë zotit Panariti do të jetë një figurë e së djathtës greke si zoti Avramopulos. Në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Athinës ai ka mbajtur vazhdimisht qëndrime miqësore, integruese ndaj emigrantëve shqiptarë në Greqi. Pavarësisht gjykimeve të fundit të tij në lidhje me Marrëveshjen e ujërave, një çështje kancelarish, dhe jo e tillë që zoti Avramopulos të tregojë veçanti, zoti Avramopulos ka reputacion pozitiv dhe në arenën ndërkombëtare. Kjo na jep shpresë se ky ministër, në këtë frymë, të paktën do ta dëgjojë me vëmendje, dhe jo vetëm do të flasë në takimin me zotin Panariti. Sepse ky është problemi më i madh në takime si këto: pala shqiptare vetëm dëgjon, ose në rastin më të mirë, ngre vetëm një numër problemesh që ngjajnë si aktuale, por jo problemet më të rëndësishme. Pala shqiptare vetëm mban shënim çfarë problemesh ngre pala greke, pala e fortë, probleme që siç e dimë të gjithë, janë shpesh të ngritura artificialisht. Pala greke ngre probleme që artikulohen në mënyrë që ne të kompleksuar të mos ngremë problemet tona. Mikpritësi, apo pala më e fortë. s’do të dëgjojë tema, probleme që kanë peshë, nga ana e mysafirit, veçanërisht kur ai është i dobët.
Por, a jemi, a duhet të jemi gjithmonë në të njëjtën pozitë përkundrejt Greqisë? Pra, a ka kuptim të sillemi gjithnjë si inferiorë ndaj Greqisë, në çdo kohë, në çdo kontekst historik?
Shqipëria e sotme nuk është në nivelin e Shqipërisë së Enver Hoxhës, e cila pjesë e një blloku komunist, në ato raste kur ka mundur të fliste me Greqinë, pjesë e një blloku tjetër, s’guxonte të ngrinte probleme.
Shqipëria e sotme nuk është në nivelin e qeverive të disa viteve më parë, e cila pjesërisht për shkak të dobësimit nga kriza e piramidave, pjesërisht për lidhjet preferenciale me Athinën, nuk guxonte të fliste për çështjen çame.
Shqipëria e sotme është shumë më mirë ekonomikisht, shumë më e integruar ndërkombëtarisht sesa Shqipëria e viteve ‘92-9’4, – jemi anëtarë të NATO-s, – kur çështja çame trajtohej rregullisht në terma maksimalistë në kontaktet diplomatike me Greqinë. E pra, çfarë ka ndodhur që sot në komunikimin diplomatik me Greqinë kjo çështje nuk trajtohet më? Si u shndërrua me magji një problem në marrëdhëniet midis dy vendeve në një joproblem?
Unë do t’i kujtoja zotit Panariti, nëse ai s’ka pasur mundësi ta lexojë plotësisht dosjen e Greqisë në Ministrinë e Jashtme, të kërkojë procesverbalet e takimeve të zotit Meksi si Kryeministër, të zotit Serreqi si ministër i Jashtëm dhe të zotit Berisha si kryetar i PD-së dhe si President me homologët e tyre grekë. Do të gjejë atje jo vetëm vendosmërinë e palës sonë për ta ngritur këtë problem në termat më maksimalë të mundshëm, siç është kthimi i komunitetit çam në tokat e veta, por dhe gatishmërinë e palës greke për ta shqyrtuar këtë çështje, të paktën për një pjesë të këtij komuniteti. Siç e kam thënë dhe diku tjetër, ish-ministri i Jashtëm grek, Karolos Papulias, gjithashtu një figurë mjaft konstruktive në marrëdhëniet me shqiptarët, pranonte asokohe se “kjo çështje mund të trajtohet më me qetësi pas dhjetë ose njëzetë vjetësh. Sot plagët janë akoma të hapura, dhe atëherë ajo çështje mund të trajtohet më me qetësi”.
Sot kanë kaluar 20 vjet nga ky deklarim i palës greke dhe ne mendojmë se plagët mund t’i konsiderojmë vërtet të mbyllura nëse kjo çështje, pra çështja e mbi 40 mijë shqiptarëve çamë të përzënë nga Greqia, e 5000 të vdekurve, të vrarëve, të masakruarve nga gjenocidi grek do të trajtohet me drejtësi. Pra, ne duam drejtësi europiane si shpagim për gjenocidin e asaj kohe. Ne duam pranim të asaj që ka ndodhur; ne duam ndjesë për ata që ka ndodhur sipas modeleve më të mira të pajtimit; ne duam një zgjidhje pajtuese sipas parimit të shpirtgjerësisë që i ka propozuar dikur Greqisë dhe ish-zëvendësambasadori amerikan në Greqi. Ne duam drejtësi europiane, jo hakmarrje ballkanike. Ne si popullsi çame, si pjesë e kombit shqiptar, kurrë nuk kemi treguar ndjenjë hakmarrjeje, madje as dhe në atë kohë siç e pranojnë dhe historianët realistë grekë. Madje, as shteti komunist nuk e mori në konsideratë idenë e përzënies së minoritarëve si shpagim për largimin e çamëve. Ne jemi një komb që nuk e duam hakmarrjen kolektive në dëm të fqinjit dhe këtë e kemi treguar historikisht, pra dhe kur s’kemi pasur një shtet modern mbi kryet tona si sot.
Ne e dimë se në atë takim do të diskutohen dhe çështje të tjera. Ne kërkojmë që zoti Panariti, siç e ka bërë publik qëndrimin e tij, t’i përmbahet linjës së imponuar nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e përkufizimit të zonave ekskluzive detare. Ne kërkojmë që sot Shqipëria të mos kompensojë në detin Jon pretendimet e nacionalistëve të çmendur të vendit fqinjë për të ashtuquajturin Vorio Epir. Ne kërkojmë me forcë që në të parën vizitë zyrtare pas 8 vjetësh, kryediplomati shqiptar të mbajë qëndrime që kanë karakter historik. Pra, ta ngrejë çështjen çame nga pluhuri i harresës, duke i dhënë dinjitetin që i takon. Kjo është çështja më e rëndësishme, pjesë e çështjes kombëtare shqiptare që ka mbetur pa zgjidhur. Fillimi i zgjidhjes së kësaj çështjeje është amanet i brezit të vjetër që nuk largohet pa shikuar dritë në fund të tunelit.
Prej faqeve të shtypit duam të nënvizojmë dhe disa momente të tjera të lidhura me çështjen çame. Ne nuk duam që ajo çështje të zgjidhet sakaq. Ne e dimë se ajo nuk mund të zgjidhet menjëherë. Por ne duam gjeste të vërteta pajtimi. Ne duam të fillojë nga puna ai komisioni i përbashkët për problemet reciproke të pronësisë, premtuar vazhdimisht, por që nuk është mbledhur thuajse asnjëherë. Ne duam të hiqet dorë nga praktika e bllokimit të qytetarëve shqiptarë me prejardhje çame për pretekste artificiale të mënyrës së shkrimit të vendlindjes në dokumentet zyrtare. Pala greke nuk duhet të ketë frikë nga vizitat e tyre. Pala greke duhet të ketë kurajë në përballjen me këtë problem të historisë që ekziston dhe duhet zgjidhur.
Ja, këto ishin disa mesazhe të miat për vizitën e zotit Panariti në Athinë, aq më shumë që ai vjen në këtë post nga LSI, një parti që e ka në program zgjidhjen e çështjes çame dhe që është shprehur e gatshme të mbështesë Rezolutën çame në Parlamentin shqiptar.
S’dua që ta ngarkoj më shumë me mesazhe. Po piqet në gjirin e komunitetit biznesor shqiptar ideja e blerjes së disa ishujve grekë, dhe siç e tregoi komuniteti i ishullit Ikarios, ky skenar madje është i kënaqshëm për qytetarët grekë të tij. Ata thonë se janë gati të bashkohen me Shqipërinë më mirë sesa të blihen nga Turqia. E dhashë këtë shembull për të thënë se ne nuk duam, megjithatë, të shfrytëzojmë dobësinë ekonomike të fqinjit tonë në këto kohëra të vështira. Por kjo s’do të thotë që duhet të vazhdojmë të jemi të kompleksuar si më parë ndaj tyre.