Roli dhe rëndësia e shqiptarëve të Kosovës dhe të hapësirave të tjera shqiptare kanë qenë thelbësore në luftën për mbijetesë kombëtare, për vetë demokratizimin e Shqipërisë. Ndër ngjarjet parësore me kontribut thelbësor në zhvillimin kombëtar, krahas epopesë heroike të UÇK-së, janë Lidhja e Prizrenit dhe kryengritjet pasuese, pararendëse të Kuvendit të Vlorës, kurse, pas viteve ‘60 janë demonstratat e vitit 1968 dhe pranvera studentore 1981.
I. Kuvendi i Vlorës si mishërim i Lidhjes së Prizrenit
Njëqid vjet më parë, ndërsa Ballkani ziente nga pakënaqësia e revolta dhe Perandoria Osmane tkurrej në kufijtë e saj, përfaqësues të trojeve shqiptare me Ismail Qemalin në krye u mblodhën në Vlorë në Kuvendin Kombëtar. Ata, në momentet më delikate për popullin shqiptar, shpallën Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. Ishte pikërisht ky Kuvend Pavarësie që mishëroi vullnetin e popullit të shpallur në Lidhjen e Prizrenit që më 10 qershor 1878 për formimin e një shteti autonom shqiptar në vilajetet e Prizrenit, Shkodrës, Manastirit e Janinës. Si e tillë, Lidhja e Prizrenit mund të konsiderohet si lëvizja panshqiptare më e organizuara në rrafshin politik, administrativ e ushtarak për krijimin e një hapësire të bashkuar shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut. Ishte pikërisht Prizreni që “zgjoi” rajonet e tjera shqiptare!
Ishte Kosova e asaj kohe që zgjoi dhe shërbeu si djep i luftës dhe rezistencës së popullit shqiptar. Ishin kryengritjet e njëpasnjëshme në të gjitha territoret shqiptare që çuan në shpalljen e pavarësisë. Sot, 100 vjet më vonë nga Kuvendi i Vlorës dhe 134 vjet nga Lidhja e Prizrenit, ditë më premtuese po përjetojnë shqiptarët; jo se Europa ka vendosur të lajë borxhet e vjetra të Kongresit të Berlinit (1878) dhe Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1913), por sepse në procesin e zhvillim-integrimit populli shqiptar ka përqafuar rrugën e vetintegrimit. Orientimi liridashës e paqedashës, i shfaqur në Luftën e Dytë, u mishërua fuqishëm në Epopenë shqiptare të fundshekullit – Lëvizjen Çlirimtare të Kosovës, që, në bashkëpunim me NATO-n, çoi në fitoren e lirisë në Kosovë…
II. Demonstratat e vitit 1968
Pas shpalljes së pavarësisë, lëvizja kombëtare shqiptare u zhvendos nëpër një trajektore të vështirë gjatë dy luftërave botërore dhe pas tyre. Pjesë të saj kanë qenë përpjekjet për mbijetesë kombëtare; qëndresa dhe lufta kundër shtypjes e kolonizimit sllav, rezistenca fizike e shpirtërore ndaj pastrimit etnik dhe gjenocidit. Por, pas viteve ‘60, ngjarjet që kanë lënë gjurmë janë manifestimet e vitit 1968. Ato, si në të gjitha qendrat kryesore europiane, tronditën edhe Prishtinën, hoqën frikën e saj. Edhe aty, nën trysninë e rinisë shkollore dhe inteligjencies përparimtare; nën presionin e popullit shqiptar të Kosovës jo vetëm u artikuluan, por nisën të realizoheshin disa nga kërkesat e shtruara. Pikërisht një lëvizje e tillë u bë frymëzuesja e organizimit të mëtejshëm të veprimtarisë ilegale me program çlirimin nga zgjedha koloniale dhe ideal atë të bashkimit kombëtar. Por, edhe pse vagët, kjo rezistencë për mbijetesë kombëtare u transmetua edhe në Shqipëri. Kosova, me reagimin e saj, po kërkonte t’i hapte sytë edhe Shqipërisë, ta zgjonte atë nga letargjia ideologjike e kohës! Madje, nuk munguan dhe disa reflektime konceptore e veprime strukturore-organizative të natyrës kombëtare!…
Gjithashtu, gjatë vitit 1968, në kuadër të diskutimeve për amendamentet kushtetuese, nuk u ndalua vetëm në realizimin e disa çështjeve në fushën e arsimit dhe kulturës, por u këmbëngul në plotësimin e të drejtave politike-ekonomike. Kështu, u kërkua që të korrigjohej trajtimi i popullit shqiptar si “pakicë kombëtare” dhe të ngrihej ai në statusin e kombit, ndërsa Krahinës së Kosovës, nga njësi territoriale autonome në kuadër të Serbisë, t’i njihej statusi i Republikës brenda Federatës Jugosllave.
Përballë zvarritjeve të qëllimshme në realizimin e këtyre kërkesave, në një Europë të tronditur nga lëvizja studentore e sindikaliste, popullit shqiptar në Jugosllavi nuk i mbeti mënyrë tjetër veçse të protestonte në rrugët dhe sheshet e saj apo mjediset publike të Europës demokratike. Synimi kryesor ishte ndërkombëtarizimi i çështjes shqiptare, shpalosja e të drejtave të shqiptarëve para opinionit jugosllav dhe atij ndërkombëtar. Nëpërmjet këtyre demonstratave shqiptarët kërkonin botërisht njohjen e statusit të Republikës për Kosovën, Kushtetutën e saj, statusin e kombit, të drejtën e përdorimit të Flamurit Kombëtar, universitetin e vet, të drejtën e dygjuhësisë etj…
Nën trysninë popullore, në muajin shkurt të vitit 1969 u bë njëfarë rishikimi formal i statusit të Kosovës, e cila nga krahinë e thjeshtë e Serbisë, u emërtua Krahina Socialiste Autonome e Kosovës, duke mbetur nën tutelën e Serbisë. Po ashtu, pas disa muajsh, në nëntor të vitit 1969, u ligjërua hapja e Universitetit të Kosovës (e jetësuar më 15 shkurt 1970). Gjatë atij viti u aprovua zyrtarisht dygjuhësia. Pas aprovimit të amendamenteve të vitit 1971, në vitin 1974 Kosova fitoi Kushtetutën e saj. Sidoqoftë, kërkesa qenësore – ajo e statusit të Republikës, u kalua në heshtje. Pra, ndonëse u fitua diçka për arsimin dhe kulturën kombëtare, Kosova sërish mbeti nën Serbi. Për më tepër, Beogradi intensifikoi politikën e gjakosjes dhe asimilimit të popullit shqiptar, të dëbimit të tij nga trojet e veta, të serbizimit të mëtejshëm të Kosovës. Por, nuk arrit dot dhe as nuk mund ta arrinte atë!
III. Ngjarjet e vitit 1981.
Faza më e rëndësishme e lëvizjes ilegale shqiptare nisi në vitin 1981 dhe përfundoi në vitet ’90, me krijimin e UÇK-së. Ishte, pra, pranvera 1981 në të cilën shpërthyen demonstratat, nën parullën “Kosova Republikë”. Thelbi i tyre, në programin afatshkurtër, kishte për qëllim statusin e Kosovës të barabartë me atë të 6 republikave të tjera, barazimin e popullsisë shqiptare me popullsitë e tjera në federatë; ndërsa si program afatgjatë kishte bashkimin kombëtar. Vetë lëvizja studentore e pranverës 1981 ishte një dëshmi e re e vetëdijes kombëtare, rilindje e saj.
Kosova i tregoi botës perëndimore se mjaft çështje nacionale nuk kishin marrë zgjidhje: aq më tepër, ato nuk mund të konsideroheshin të “varrosura” në arkivat e kancelarive apo bibliotekat e tyre. Në këtë kuptim, demonstratat shqiptare të vitit 1981 e rishfaqën në një rrafsh ndërkombëtar çështjen e pazgjidhur kombëtare shqiptare, duke nxjerrë në dritë padrejtësinë njëshekullore ndaj shqiptarëve. Po këto demonstrata e bënë shumë më të ndjeshme Shqipërinë dhe shqiptarët e Shqipërisë kundër padrejtësive ndaj vëllezërve të tyre të gjakut. Ishte kështu Kosova që e tundi përsëri Shqipërinë nga letargjia e saj pseudo-nacionaliste-komuniste.
Kosova po lëvizte, Shqipëria duhej të zgjohej dhe filloi të zgjohej!… Demonstratat e studentëve të pranverës 1981 dhe i gjithë angazhimi i mëtejshëm për të drejta kombëtare dhe demokraci, u bënë kushtrim lirie e dinjiteti për të gjithë popullin shqiptar. Kurse shqiptarët e Kosovës u bënë faktor emancipimi politik e demokratizimi edhe për shqiptarët e Shqipërisë. Tetë vite më vonë, në vitin 1989, një ndjeshmëri të re krijoi greva e urisë e minatorëve të Trepçës, që pavarësisht ngjarjeve të mëvonshme, e hijeshoi qëndresën shqiptare ndaj kolonizatorit serb. Ishin këto pamje rezistence e kundërshtimi në galeritë e Trepçës që lëvizën të gjithë shqiptarët. E gjithë Shqipëria filloi të jetonte me Trepçën, e përjetonte atë. Madje, kështu Kosova po e mësonte përsëri Shqipërinë që ta luftonte frikën, ta mundte atë. Këtë dëshmuan një vit më vonë ngjarjet e dhjetorit 1990 në Shqipëri për rrëzimin e diktaturës!…
IV
Historia e popullit shqiptar është e re në pikëpamje të organizimit shtetëror modern, por shumë e vjetër për nga thellësia e tipareve popullore-kombëtare, rezistencës dhe përpjekjeve për ekzistencë. Në fakt, nëse shteti “sajohet” në një mënyrë apo tjetrën, kombi ka shtresime shumë më të thella që lidhen me rrënjët e popullit, me historinë, gjuhën, kulturën, traditën, psikologjinë, zakonet, mitet e tij. Këto shtresime vijnë nga lashtësia e shekujve dhe mbeten bazë solide e së sotmes dhe të ardhmes së tij. Midis tyre mund të veçohen karakteristika bashkëshoqëruese, si: gatishmëria, humanizmi, fisnikëria e solidariteti njerëzor, dëshira për fqinjësi e paqe, mbrojtja e familjes, tokës, dinjitetit, lirisë e sovranitetit. Është pikërisht kjo lidhje historike me lirinë dhe paqedashjen që ushqen dhe sot kohezionin midis njësive dhe territoreve shqiptare apo komuniteteve fetare shqiptare.
Në një nivel mahnitës u shfaq solidariteti e humanizmi gjatë krizës kosovare. Ishin vitet 1997-1999, vitet e sakrificës sublime dhe të solidaritet atdhetar e njerëzor që ngritën peshë zemrën shqiptare! Ishte shpërngulja me forcë e shqiptarëve nga çetnikët e Beogradit që i bashkoi shqiptarët, që i rindërtoi lidhjet midis tyre! Kosova përsëri e zgjoi Shqipërinë, për të qenë më solidare, më humane, më shqiptare! Madje, në këtë moment delikat për mbijetesën shqiptare shfaqja e këtyre tipareve kombëtare ishte marramendëse në sytë e politikës, medias, të qytetarëve të mbarë botës. Kjo ishte shpalosja publike mbarëkombëtare, ky ishte bashkimi fizik e shpirtëror shqiptar, gati-gati i munguar për një shekull, ky ishte rreshtimi i pakthyeshëm i shqiptarëve në botën demokratike perëndimore, në vlerat e saj!…
Pavarësisht problemeve të diferencuara e specifike që kanë shqiptarët në territoret e tyre autoktone, duket tashmë qartë se me faktorin shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri apo zona të tjera të rajonit e kudo në diasporë, në kushtet e reja të hapjes dhe të zhvillimeve përfshirëse e ndërvepruese, nuk mund të luhet më. Aq më tepër që vetë populli shqiptar, pas një viktimizimi të gjatë dhe “pagesës” krejtësisht të padrejtë në “kompromiset e të mëdhenjve”, është sot shumë më i ndërgjegjësuar se kurrë. Ai, në perspektivën e anëtarësimit në BE, krahas asaj në NATO, do të synojë të konkretizojnë dhe aspiratën e tij integruese e vetintegruese.
Mbetet që një thelb i tillë të kuptohet edhe në Beograd, apo të realizohet edhe në disa qendra të politikës ndërkombëtare. Sepse proceset historiko-shoqërore, si më të komplikuarat nga përmbajtja, forma e përfshirja, janë vetëm të pakthyeshme. Kjo pakthyeshmëri është sot tërësisht në favorin tonë! Por, ama, jo gjithçka ka gjetur vendin e vet! Në kuadër të binomit sovranitet – ndërvarësi, si çështje thelbësore për ne shqiptarët mbetet po ajo e një shekulli më parë – çështja kombëtare. Si do të çohet më tej kjo çështje në përputhje me proceset integruese – globalizuese? Si mund të realizohet unifikimi e bashkimi kombëtar në situata të tilla?
A mund të mbyllet, në një fazë të dytë, procesi i integrimit dhe vetë-integrimit me plotësimin e aspiratës historike të një bashkimi të mirëfilltë? Cili është probabiliteti i shndërrimit të tij nga mundësia në realitet në kuadër të projeksionit politik të vetë BE-së, sidomos në perfeksionimin potencial të organizimit administrativ të saj si një entitet me pamje federale? Sidoqoftë, nëse integrimi politik-territorial apo bashkimi juridik-administrativ që, veç faktorëve e mjedisit shqiptar, varet nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, mbeten një mori aspektesh të unifikimit e ndërveprimit kombëtar, që mund dhe duhet të zgjerohen e përmirësohen brenda fushave kryesore të jetës sonë kombëtare, shpirtërore e materiale. I tillë është kooperimi më i thellë mbarëshqiptar në rrafshin politik-diplomatik, ekonomik-doganor, kulturor-edukativ, etj., ku një rol thelbësor kërkohet të marrë funksionimi më i mirë i hapësirës së përbashkët ekonomike shqiptare.
Vetëm kështu shqiptarët mund të realizojnë së bashku, por dhe me dinjitet, ëndrrën europiane: si përkatësi historike, si zhvillim ekonomik e kulturor, si sistem politik demokratik. Dhe në këtë ndërveprim Shqipëria ka çfarë t’i japë Kosovës, por dhe Kosova ka çfarë t’i japë Shqipërisë. Paternalizmi i djeshëm është sot i pakuptimtë! Sidomos, për të mos lejuar që Shqipëria politike të ndikojë negativisht në Kosovën politike! Aq më tepër që, në kuadër të emancipimit politik, Kosova me thjeshtësinë e modestinë e saj politike – qytetare ka çfarë të rrezatojë në jetën politike të Shqipërisë! Dhe ajo po e bën si pa e kuptuar atë!…