Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Rezultatet e Bukureshtit

Shkruar nga: Mentor Nazarko  
Botuar më: 17 vite më parë

Mentor Nazarko
Rezultatet e Bukureshtit

Tri ishin planet e veprimit amerikan në Samitin më të madh të NATO-s në Bukuresht: pengimi i rikthimit të ish-vendeve komuniste nën orbitën e një Rusie të ringjallur ekonomikisht nëpërmjet integrimit të tyre në Aleancë; vendosja e një mekanizmi preventiv sigurie ndaj kërcënimeve terroriste që vijnë nga Lindja e Mesme në Poloni dhe Çeki dhe shtimi i forcave të NATO-s në Afganistan. Parë kështu, marrja e një ftese për një Plan Anëtarësimi për Ukrainën dhe Gjeorgjinë dukej (ndoshta vetëm dukej) se ishte çështja kryesore e Samitit mbajtur në Shtëpinë e popullit në Bukuresht. Ky vendim i Samitit të NATO-s nuk u mor në kundërshtimin e fortë të Rusisë dhe disa fuqive europiane si Gjermania dhe Franca, të shqetësuara për "ariun" rus që i furnizon me energji. Ndër tre objektivat, ama amerikanët që dinë të marrin atë që kërkojnë, arritën shumë. Ishte diçka vështirësisht e imagjinueshme pak më parë, vendosja e sistemit parandalues në Lindje, krahas zgjerimit me dy shtete të Ballkanit, apo përfshirja e Gjeorgjisë dhe Ukrainës në Planet e Veprimit për Anëtarësim në një kohë të dytë, thjesht dhe me vendim ministrash. Edhe Maqedonia që iku e dëshpëruar, mund ta marrë ftesën sapo të zgjidhë çështjen e emrit, jo duke pritur samitin e radhës. Amerika lëshoi diçka në arritjen e objektivave të veta, por ndoshta që në start ajo e dinte këtë duke mbajtur taktikisht një pazar të lartë.

Fitorja e Shqipërisë

Ftesa për anëtarësim të plotë e Shqipërisë dhe Kroacisë duhet të shikohet pra në prizmin e përplasjes ruso-perëndimore, në një rajon si Mesdheu. Kroacia, Maqedonia, Shqipëria gjenden në një rajon ku bashkohen tre kontinente; një zonë ku ka përplasje interesash energjetike ruso-perëndimorë - kujtoni gazsjellësit që vijnë nga Rusia e që duhet të kalojnë nga Greqia apo Serbia, madje është folur se mund të kalojnë dhe nga Shqipëria. Në dy shtete si Shqipëria dhe Maqedonia luhet pavarësia energjetike e Perëndimit nga Rusia nëpërmjet korridoreve alternative energjetike që nisen nga Kaspiku, por jo vetëm. Në këto dy shtete kalojnë rrugët kryesore të trafiqeve të paligjshme, emigrantëve, dhe flukseve terroriste drejt Evropës dhe Perëndimit. Në këtë pjesë të hartës së Evropës, shqiptarët si komb janë padyshim më interesantët: kanë shpëtuar unitetin e Aleancës në 1999, duke pranuar qindra mijë refugjatë kosovarë; kanë dërguar misione në të gjitha zonat e luftës kundër terrorizmit; përfaqësojnë një komb luajal proamerikan dhe properëndimor, që nuk mund të luajë me Rusinë siç bën Greqia apo Serbia. Dhe një element interesant i përbërjes fetare: Shqipëria është vendi i dytë me shumicë myslimane në Aleancë, pas Turqisë. Diçka simbolike për një Aleancë që po shndërrohet në një forcë misionare të paqes dhe të luftës kundër terrorizmit dhe jashtë kufijve të shteteve anëtare. Ndërkaq ftesa për tre vendet ballkanike shënon shtimin e presionit ndaj Serbisë, për të zgjedhur Perëndimin dhe jo Rusinë, që në votimet e ardhshme.

Shumë është thënë në Shqipëri për rëndësinë e faktorit të brendshëm në marrjen e ftesës për anëtarësim, kryesisht duke nënkuptuar klasën politike. Po, klasa politike ka bërë diçka në këto vite, por ama duke ju përgjigjur besnikërisht prirjes properëndimore të kombit. Ndërkohë ka bërë dhe shumë hapa false në planin e brendshëm që i kanë shtyrë proceset integruese mbrapa në kohë. Nëse Shqipëria do të kishte nënshkruar Marrëveshjen e Asociimit me BE-në në 1996, me shumë gjasa mund të ishim anëtarë të BE-së sot, dhe pse jo dhe të NATO-s. Ngjarjet e ‘97-‘98 gjithashtu ishin pengesë e madhe.

Në planin e brendshëm dhe ngjarja e Gërdecit mund të shënonte bllokim të ftesës, nëse në marrjen e saj, nëse nuk do të peshonte më shumë vullneti amerikan pro anëtarësimit. Ngjarja e Gërdecit mbart brenda shumë kundërthënie: deficit në sigurinë e brendshme; mungesa e një kuadri normal marrëdhëniesh pushtet civil-pushtet ushtarak, mashtrim të një vendi anëtar të NATO-s me furnizime ushtarake, korrupsion makroskopik etj., etj.

Shqiptarët duhet ta shohin 2008 si vitin më të rëndësishëm të historisë së tyre pas 1912. Pas pavarësisë së Kosovës ata po marrin dhuratën e dytë. Do të hyjnë në dhomën e sekreteve të një klubi serioz shtetesh; do t‘i shohin si të barabartë fqinjët që kanë hyrë më parë. Deri në samitin e 60-vjetorit, do të hyjmë në një tunel kushtëzimesh që do ta detyrojnë klasën politike të modernizojë shtetin; dokumentet e identitetit, kufijtë, kodin zgjedhor, reformën administrative dhe në sistemin e drejtësisë.

Lënia jashtë e Maqedonisë

Po pse Greqia luajti dinjitetin e vet duke bllokuar Maqedoninë? Me pavarësimin e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë, Greqia merr një goditje të madhe në ambiciet e saj për vazhdimësinë në rolin e saj udhëheqës në Ballkan si një vend anëtar i NATO-s prej 50 vjetësh. Por nëse nuk kishte argumente të konsiderueshëm për pranimin e Shqipërisë, Greqia zgjodhi Maqedoninë si hallkën më të dobët të treshes. Argumentet për kërcënimin që i vjen prej emrit kushtetues të Maqedonisë nuk janë serioze - punë tekstesh, ekspozitash, apo hartash, që në Greqi qarkullojnë me shumicë në dëm të secilit fqinjë. Rreth këtij emri, Greqia luajti lojën e saj gjeopolitike për t‘u respektuar në një teatër të madh si ai i Bukureshtit. Diçka fitoi për ngushëllim, por me shumë gjasa, Maqedonia në një formë apo në një tjetër do të mund ta marrë ftesën. Anipse nga sot deri në zgjidhjen e kontestit për emrin ajo do të gjendet në trysnira të forta me origjinë nga jashtë dhe nga brenda.

Shqipëria gjithmonë e ka parë të sigurt ftesën, me gjithë problemet e veta ekonomike, politike, ligjore, shto Gërdecin, pasi që ajo ka shtuar rëndësinë e vet në planin ndërkombëtar, duke lënë mbrapa përsëri armiqtë e saj historikë si Serbia. Askush, përfshi Greqinë, nuk paraqiti kundërshti ndaj ftesës për Shqipërinë pasi mbrapa Shqipërisë ka pasur një sponsor të fuqishëm si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që megjithëse të zhgënjyer nga afera e armëve, e donin Shqipërinë në NATO me çdo kusht. Pavarësisht qeverisë në fuqi, për sa kohë do jetë ajo dhe a ka bërë reforma të vërteta.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama