Sali Berisha ia “plotësoi” shumë shpejt dëshirën Ilir Metës. Pak orë pasi kreu i LSI-së bëri thirrje për të vlerësuar anët pozitive të aktivitetit të Enver Hoxhës, Kryeministri vendosi ta spostojë në Vlorë, më 4 dhjetor, qeverinë e tij, ashtu siç kishte bërë kreu i regjimit komunist në vitin 1962, me rastin e 50-vjetorit të Pavarësisë, kur instaloi përkohësisht në qytetin bregdetar, si qeverinë, ashtu dhe Kuvendin Popullor të asaj kohe. Natyrisht që ky është një paralelizëm i padëmshëm për qeverinë. Në rastin më të mirë, ai tregon një merak të pashlyer të Berishës me Vlorën, në këto festime.
Diku tjetër qëndron këto ditë festash, epiqendra e debatit politik. Sali Berisha dhe Ilir Meta dhanë që të dy në këto orë, shembullin se përkimi i 100-vjetorit të Pavarësisë dhe i Festës së Çlirimit, me fushatën për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ishte një fatalitet që e dëmtoi rëndë imazhin e festave të shënuara. Jo se kjo nuk dihej, porse pas sjelljeve e qëndrimeve të krerëve të shtetit dhe të pushtetit, pamë më qartë se asnjëherë se 28 dhe 29 Nëntori u “skeduan” si një nga zërat banalë të garës zgjedhore, në bllokun e shënimeve të mazhorancës. Pavarësia qe viktima luksoze e fushatës tashmë të nisur elektorale.
Nuk ishte edhe aq moda groteske e ribërjes së historisë sipas syzeve ideologjike, problemi i vërtetë. Nuk ishte as hartimi i një protokolli selektiv të ceremonive, i qepur sipas një kriteri të qartë diskriminues për gjithçka që dilte jashtë shijeve politike e estetike të Sali Berishës e Jozefina Topallit. Nuk ishte fakti se Meta vinte kurorë në Sauk, ndërkohë që Berisha thoshte se kishte axhendë tjetër për atë ditë. Madje nuk ishte as fakti që më 28 Nëntor, në Pallatin e Brigadave, fjalën e rastit e hapi një kryetar partish nga Europa, e jo i zoti i shtëpisë.
Diku tjetër flinte lepuri i këtij përvjetori elektoral. Të dy, si Kryeministri, edhe ish-zv.kryeministri treguan faqe dynjasë se nuk e kishin për asnjë moment shqetësimin që data e shënuar e Pavarësisë, e cila do të kalojë për herë të dytë në këtë vend kur të mos jetë më askush nga të gjallët e sotëm, të festohej siç duhej. Karikaturës protokollare që vetë ata dhe institucionet poshtë tyre, ngritën ditë pas dite, iu shtuan, sikur të mos mjaftonte, edhe nacionalizmi fals dhe medemek enverizmi i minutës së fundit.
Prej disa javësh, Kryeministri e ka zhvendosur fjalorin e tij në akordet e vjetra të nacionalizmit, të cilat nuk i përdorte prej kohësh. U kthye 100 vjet mbrapa, nëse citojmë ministrin e Jashtëm të një vendi me të cilin Berisha, që sot citon 67 mijë kilometrat katrorë të Shqipërisë natyrore, bëri marrëveshjen që për pak na kushtoi disa qindra kilometra katrorë të detit Jon.
Paralel me të, Ilir Meta shfrytëzoi inercinë negative që krijuan ceremonitë selektive të së djathtës qeveritare, në favor të Ahmet Zogut dhe disa figurave të tjera të dyshimta të së shkuarës, për të shpalosur pigmentin e tij të majtë. E për këtë zgjodhi të flasë pikërisht për Enver Hoxhën, megjithëse nuk e ka bërë këtë asnjëherë në dy e më shumë dekadat që është në politikën aktive.
Si nacionalizmi i Kryeministrit, ashtu edhe enverizmi i zëvendësit të tij, kanë shkaktuar një rrokopujë politike e mediatike në orët e fundit. Megjithatë, kjo zhurmë nuk na pengon asfare që të kuptojmë të vërtetën e thjeshtë, se të dyja këto surpriza (që në fakt s’janë të tilla), përbëjnë një taktikë të thjeshtë sugjestionimi, me qëllime të pastra elektorale. Si Berisha, ashtu edhe Meta, kanë hallin e votave.
E të tilla mund të gjenden kryesisht tek ato shtresa sociale që kanë qenë tradicionalisht në marzhet e vëmendjes politike. Duke veshur kostumin e nacionalistit, Berisha po kërkon t’u përgjigjet partive të reja, këtej dhe andej kufirit, që reklamojnë votën patriotike. Ndërsa Meta, në mungesë lëvizshmërie nga kursi zyrtar i qëndrimit në qeveri, po përpiqet të testojë pulsin e votuesve të majtë, para se të vendosë me cilin “mullixhi” të flejë verën e ardhshme.
Ismail Qemali do të kishte shqyer sytë nëse do të shihte një shekull pas aktit të tij historik, se përvjetori i njëqindtë i Pavarësisë do ta thellonte, në vend që ta pakësonte, humnerën e ndasive dhe të urrejtjes politike e sociale në Shqipëri. Nuk dihet se çfarë shoku do të pësonte Bajram Curri, nëse do të mësonte se paskësh qenë një “kriptokomunist” (siç ia ka ënda të thotë Kryeministri), ashtu si edhe Hasan Prishtina apo Luigj Gurakuqi. Manipulimi ideologjik i historisë, ishte skandali i madh që i lamë pas historisë në tonelatat e librave, revistave, gazetave dhe kronikave televizive, si dhe me qindrat e ceremonive, konferencave, drekave e darkave zyrtare, që u zhvilluan gjatë kësaj vjeshte të shënuar.
Megjithatë, për t’u kthyer tek dy surprizat simpatike të krerëve të koalicionit që na qeveris, duhet thënë se një debat i ri në Tiranë për kursin e rigjetur nacionalist të Berishës, apo për nostalgjinë e papritur komuniste të Metës, janë dy dhurata të bukura në këto kohë krize. Me buxhetin e tkurrur, gjeneralin dimër tek porta dhe integrimin e ngecur, si Kryeministri, ashtu edhe kreu i LSI janë shumë të kënaqur të shohim që të grindemi nga mëngjesi në darkë për Isa Boletinin dhe Enver Hoxhën.