Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

NATO...Disa dite me pas

Shkruar nga: Sokol Lleshi  
Botuar më: 17 vite më parë

Sokol Lleshi
NATO...Disa dite me pas

Dita e Pare- Pushteti ne Hare Festime, hare, dhe manifestime jane menyrat e shprehjes se krenarise apo mirenjohjes se marrjes se fteses per ne Organizaten e Atlantikut te Veriut. E ne fakt nuk jane organizime spontane qytetaresh ne sheshe qytetesh, por te thirrura prej politikes, apo te organizuara nga institucione shteterore. Mbase qytetaret shqiptare e prisnin me heret kete rruge te niste, e plogeshtia e tyre, mungesa e entuziazmit mund te jete vec nje krenari e heshtur qe politika nuk mund ta lere te shkoje dem. Keshtu, diten e pare te pas tre prillit, u themelua me te shpejte dhe po aq shpejt u mediatizua, nje levizje rinore. C'te ishte? Grup te rinjsh qe mbase do te donin t'i benin ndonje sfide plogeshtise se shoqerise, do te permbysnin ndonje sistem vlerash, do ta trandnin prej themeleve. Levizja quhej "Rinia ne NATO", te rinj qe valvitnin plot hare dhe te buzeqeshur flamuj te Shqiperise dhe te NATO-s. Asgje me shume se te rinj tee pazeshem qe gjenden aty per te duartrokitur dhe per te miratuar pothuajse cdo veprim te politikes si te ishte kumbar i tyre.

Nderkohe qe mund te ishte themeluar nje grup a levizje a cfaredoqofte ne emertese qe te mbikqyrte, te mbronte me me teper ngulm te drejtat e njeriut nje dite pas NATO-s. Shume pak ka ndryshuar, gati aspak disa dite me pas ku tre prilli i ketij viti ngjan te ishte nje bast qe politika e kishte vene me veten dhe ndaj qytetareve dhe kaq. Dikur te rinj qe i shprehnin besnikeri nje ideologjie tjeter, nje udheheqesi diktatorial dhe ata ishin po aq te hareshem, nje uniformitet jo vetem ne dukje, tashme te rinj ne nje levizje te imponuar prej ngasjes se pushtetit per te bere cudiberesin e kudondodhur. Nderkohe qe presidenti i SHBA-se, do te shprehej nga Kroacia se marrja e fteses ishte nje shprehje e fitores se lirise dhe demokracise, ketej ne Tirane ndermerren nisma mobilizimi te qytetareve te te rinjve me deshire apo me perdhune qe jane kryekeput te ngjashme me praktikat e stisura te regjimit qe lame pas. Por nuk mbaron ketu. Tashme nxenesit shqiptare do te duhet te mesojne gjithcka mbi NATO-n, vlerat, parimet universale te te drejtave te njeriut, te shtetit te se drejtes, te ekonomise se tregut per t'u shnderruar ne qytetare te denje te kesaj organizate. Ceremoniali festiv e perkujtimor i kesaj endrre drejt realizmit perfundimtar shnderrohet ne nje dogme qytetarie qe ne nje menyre ose nje tjeter nxenesit do t'u duhet ta brendesojne pa e menduar. Pakkush do te kundershtonte se liria e individit, te drejtat e njeriut jane vlera te qenesishme universale mes vlerave te tjera te kunderta apo te peraferta ne nje bote te cmagjizuar prej kohesh.

Shumekush do te ishte kunder nje "feje civile" ala Rousseau, apo nje indoktrinimi te ri qofte ne emer te Atdheut, qofte ne emer te Qytetarise ku per ironi Qytetarit nuk i lihet te zgjedhe ne emer te Lirise. Dita e Dyte- KunderPushteti i Pavend Per vite te tera sheshet e qyteteve dhe emblema e tyre, sheshi Skenderbe i kryeqendres se Republikes pervecse hapesire e ndryshimeve te medha ka mbetur nje skene e pandryshueshme e kthimit te Pakenaqesise ne Revolte, te Ideve ne Demagogji, te Fjaleve ne Gure. Manifestimi i nje pjese te opozites nuk ndryshonte mjaft prej te panumertave manifestime te mbledhur ne ate hapesire publike te revoltes. Koha ishte ndalur tek Gerdeci. Ne tribune flisnin si perhere persona te ndershem, te pervuajtur, te tradhetuar qe prej plot shtatembedhjete vitesh, numer emblematik ky, qe tashme kane gjetur Shpetimin me ne fund. U fol per te Ardhmen qe nuk ka mberritur ende, per femije qe ende nuk kuptojne perse i permendin kaq shpesh keta te medhenjte e per te tjere qe nuk kane lindur ende. NATO ishte ne sfond te ketij tubimi vec nje mbuloje e instrumentalizimit politik, e reformave te gjera madje dhe per te perligjur shembjen e barrierave mes shqiptareve te ndare prej muresh kinse te pakuptimte ndasish ideologjike.

Per ironi, prej vitesh shqiptaret nuk kane kuptuar ende se prej cileve perfaqesohen, cka perfaqeson pertej retorikes e Majta e cka perfaqeson ne te kundert e Djathta. Ndersa sheshet jane me se shumti vendi i demagogeve po aq sa dhe oratoreve, disa dite pas NATO-s, KunderPushteti shpalli ne emblemen e shesheve te Shqiperise, Populizmin si te vetmen doktrine, nese mund te cilesohet populizmi nje doktrine, per te mire te Atdheut te Bashkuar ne Rruge. Naive te mendohet se NATO kerkon te shuhet konflikti ne nje sistem demokratik, ku debatet, kundershtite ideologjike apo programore te reduktohen ne zgjidhje teknike apo reforma standarde. Parapelqehet rruga ne vend te institucioneve, ne vend te Parlamentit, i cili sherben vetem si strehe kalkulimesh politike dhe jo arene debatesh racionale. Opozita e mbledhur ne shesh pret nisjen e javes per t'iu rikthyer Parlamentit disa dite pas NATO-s per te imponuar reformen zgjedhore. E me pas mund te rikthehet ne rruge. Kunderpushteti nuk e ka gjetur ende vendin e tij.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama