Shumë herë, neve na shqetësojnë sondazhet e bëra prej të huajve. Ato kanë lidhje me dhunën në familje, me preferencat politike, me korrupsionin, madje edhe me tendencën e tregjeve. Kemi të drejtë që shqetësohemi, sepse shumë herë janë të huajt ata që e bëjnë më mirë këtë lloj pune dhe, mbase më e rëndësishmja, nuk kanë përse të rreken të mashtrojnë me të dhënat. Mirëpo ndodh që ndonjë prej këtyre sondazheve të na kalojë si pa u vënë re, ndonëse në thelb mund të shprehë një problem të madh, mbase jo politik, sikurse do të na e kishte ënda, por edhe më të thellë akoma.
Ka ndodhur kështu me një sondazh që u botua në kohën kur ne ishim të zënë me festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Ky sondazh, i organizuar dhe i çuar deri në fund nga “Gallup’s Worlwide Whirlpool”, organizata e famshme e njohur thjesht si “Galupi”, kishte të bënte me një anë shumë interesante të shteteve, me bujarinë e qytetarëve. Vetë sondazhi u quajt “World Giving Index”. Ai u organizua në 153 shtete të botës. Kriteret mbi të cilat u renditën shtetet në këtë listë të gjatë ishin tre. Së pari u mor në shqyrtim lista e donacioneve për qëllime humanitare, por meqenëse bujaria jo gjithnjë shprehet në para u konsideruan edhe dy pika të tjera: orët e dedikuara vullnetariatit (për të mos përdorur termat “punë vullnetare”, që na e vrasin ende veshin) dhe gatishmërinë për t’i ndihur tjetrit.
Sa pa lexuar përfundimet e këtij sondazhi, shumëkush prej nesh mund të ishte fare i qetë se më në fund, në një sondazh të “Galupit” do të ishim në një vend në mos në krye, andej nga mesi diku. A nuk jemi ne njerëzit për të cilët shtëpia është e Zotit dhe e mikut? A nuk jemi ne njerëzit që ecin me besë? A nuk ishim ne ata që strehuam me mijëra vëllezër kosovarë? A nuk jemi ne që i ndihim tjetrit në nevojë? Porse ja që nuk qenkemi. Me sa duket kemi mbetur ashtu sikurse shkruante dikur At Gjergj Fishta, “ma shumë të dukës se sa të kenës”. Me pak fjalë, më shumë të llafeve se sa të punëve. Edhe në sondazhin ku mbase mund ta ndjenim veten mirë e kemi dreqosur sërish.
Sipas “Galupit” vendin e parë në “Listën e Bujarisë Botërore” e zënë qytetarët e SHBA-së. Të fundit, pra të 153 janë shtetasit e Madagaskarit, të cilëve, me sa duket, nuk ua ndjen edhe aq shumë për terma të tilla si solidaritet, apo vullnetariat. Vendi i dytë ka mbërritur në Europë. Irlandezët, në vend të dytë, duket se kanë mbetur po ai popull që ndihmojnë njëri-tjetrin heshtur e pa bujë. Sondazhi ka treguar se bujaria, të ndihurit, zgjidhja e problemeve jetike e sociale pa pritur nga lart nuk është vetëm dhe gjithnjë punë parash. Për shembull, dy shtete afrikane, Liberia dhe Gana janë renditur respektivisht në vendet e 14 dhe 21. Tani, të vijmë te ne. Shqipëria renditet e 150 në 153 vende. Për fat kemi lënë pas Greqinë fqinje, Burundin e largët, dhe, sikurse thamë Madagaskarin e fundit. Na e ka kanë shpëtuar disi erzin vëllezërit e Kosovës, të cilët renditen diku në mes të tabelës së bujarisë me 71 pikë. Në rajon, të tjerët janë diku aty afër nesh. Kështu kemi Italinë me 104 pikë, Rumania 118, Maqedonia 132, Turqia 136, Bosnjë-Hercegovina 144, Bullgaria 145, Mali i Zi 146, Serbia 147. Qipro bën pjesë te befasitë. Ajo është renditur në vendin e 28.
Ka shumë arsye për të shpjeguar vendin tonë në fund të “listës së Bujarisë”. Një nga arsyet që mund të merret në konsideratë janë parametrat mbi të cilat ajo vetë është hartuar. Porse në rastin e të famshmit “Galup”, kjo do shumë mund për t’u bërë. Një arsye tjetër, sikurse shihet thuajse qartë, është se mbase varfëria i mpin njerëzit. Një ide thotë se ajo i bën ata të luftojnë për bukën e gojës. Dhe në këtë rast, lufta për të mbijetuar kthen në plan të parë instinktet dhe jo solidaritetin. Porse përvoja të tjera thonë të kundërtën. Është pikërisht lufta për të qenë “unë”, për të qenë njeriu që ka një zë në këtë dynja, njeriu të cilit sikush ia dëgjon zërin, pavarësisht nëse jeton në një pallat parafabrikat, në një shtëpi me qira, apo në një përdhese ku uji vërshon nga të gjitha anët, por qoftë edhe në një vilë luksoze, është lufta e individit kundër turmës zullumadhe dhe të eksituar për motive absurde politike.
Ne, të paktën në Tiranë, me sa është në dijeni autori i këtyre radhëve, kemi me qindra OJQ, kemi gjithashtu një traditë fort të mirë të bashkekzistencës së komuniteteve fetare. Kemi edhe një traditë tjetër. Atë të pastrimit të oborreve, rrugëve e rrugicave për çdo të diel në mëngjes.
Komunitetet fetare kanë parë deri më tani – me gjithë punën kolosale për të ruajtur paqen mes vedit – interesat e tyre të ngushta. OJQ (apo NGO, sikurse po i thonë tashmë së fundi) janë një rrjet, që, me ndonjë përjashtim fatlum, është larguar disi nga qytetari shqiptar. Sa i takon këtij vetë, ky ende kujton se të jesh vullnetar, bamirës, pjesëtar i një rrjeti social, aktivist i një ideje, që jo domosdoshmërisht do të thotë PD apo PS, atëherë do të thotë të kthehemi “në kohën e Enverit”. Aq shumë është ngulitur në kryet tanë kjo ide, saqë kemi arritur deri atje jo vetëm që të mos njihemi me fqinjin që kemi në krah, por edhe të shkojmë deri në absurditete të tilla sa që të vritemi për një gardh të kalbur e pa asnjë vlerë.
“Galupi” mund ta ketë mirë, e mund ta ketë keq përfundimin e sondazhit të tij mbi bujarinë. Ajo që duhet të na bëjë të vrasim mendjen është se sa të vërtetë jemi. A e besojmë gjithnjë atë që themi e që bëjmë, apo jo? Kjo është një pyetje që ndan popujt e qytetëruar nga ata që pranojnë me dëshirë të nënshtrohen, sepse kështu e kanë më kollaj.
Sa për t’u kujtuar. Demagogjia, fshehja e interesave pas propagandës, të “qënit burrë i mirë e i ndershëm”, nuk është vetëm një shpikje e shqiptarëve të mijëvjeçarit III. Në një libër absolutisht interesant të Hamdi Bushatit është rrëfyer një histori e tillë. Në verën e 1904 myslimanët e Shkodrës ishin fort të acaruar. Kryemyftiu i vjetër kishte dhënë shpirt dhe tani ishte puna se kush do të ishte pasuesi. Sikurse ndodh rëndom u krijuan menjëherë dy grupe kundërshtare. Secili prej tyre mbështeste, në bazë të lidhjeve të parave, të farefisnive, të lidhjeve të vjetra e të miqësive njërën apo tjetrën kandidaturë. Secila palë e mbështeste preferencën e vet në mënyrën se si njëri, apo tjetrit kandidat për kryemyfti e dinte dhe shpjegonte Kuranin apo Sheriatin. Dy kandidatët kishin sigurisht edhe bandat e tyre të armatosura. Gjendja vajti në zgrip të një përleshje të përgjakshme. Kështu që, mbas ndërhyrjes së të “moçmëve”, u arrit një kompromis. U vendos që të dy kandidatët kishin të drejtë. Njëri u emërua Kryemyfti dhe tjetri sekretar i tij. Por vetëm pak ditë më vonë brohoritësit, që qenë gati për t’u vrarë, mësuan me hidhërim se nuk ishte fort lufta ideologjike mes dy hoxhallarëve të vyer ajo që e kishte shkaktuar konfliktin. Në fakt, pasi dy palët vendosën, për të mirën e të gjithëve paqen, ata i ndanë të ardhurat që merreshin nga mullinjtë e Shkodrës. Dy të mëdhenjtë ishin në rregull. Vetëm të vegjlit ishin bërë gati për t’u vrarë mes njëri-tjetrit.
Nga kjo kohë ka mbërritur në ditët tona një shprehje e vjetër shkodrane: Nuk paska qenë puna e dinit! Paska pa kenë puna e mullinit! Në shqipen e sotme letrare kjo do të thotë: Nuk paska qenë puna e besimit, por ajo e mullirit!
Kjo traditë, për fat të keq, e vënë re edhe nga sondazhet më prestigjioze të huaja, vazhdon duke na ngarkuar një barrë fort të rëndë. Ne bëjmë fjalë për BE, për NATO, për Afganistan e ku ta dimë, por ama duket se, me gjithë historitë që kemi pasur mbi krye, kemi mbetur ata “jo të dinit, por të mullinit”. Të paktën kështu thotë “Galupi”. A është rasti që të themi që edhe ata gabojnë?