I. DËSHTIMI PËR STATUSIN DHE PRETENDIMET E PALËVE POLITIKE
Këshilli Europian (Këshilli) që u mblodh javën e kaluar në Bruksel, në mungesë të kërkesës zyrtare nga Komisioni Europian (Komisioni), nuk mori dot një vendim për dhënien apo jo të statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian për Shqipërinë (statusi), por la të hapur mundësinë e shqyrtimit të statusit në mars të vitit të ardhshëm.
Pezullia vendimmarrëse europiane lidhur me statusin u konsiderua si dështimi për të tretën herë nga politika shqiptare. Për maxhorancën, fajtore është opozita që nuk miratoi tri aktet e shumëpërfolura. Për opozitën, fajtore është maxhoranca, e cila ka dështuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shtetit ligjor e demokratik në përgjithësi, ndaj statusi do të mund të jepet vetëm pas testit të zgjedhjeve të lira e të ndershme në qershorin 2013 dhe pra, gjithnjë sipas opozitës, edhe sikur të ishin miratuar tri aktet e kërkuara nga Komisioni, statusi gjithsesi nuk do të jepej nga Këshilli për shkak të kundërshtimeve të dy-tri vendeve anëtare, për të njëjtat motive si ato opozitare. Këto vlerësime të kundërta përbëjnë platformën propagandistike të palëve politike shqiptare këto ditë, ndaj meritojnë të analizohen.
Lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE (negociatat), për to mund të flitet vetëm pas zgjedhjeve dhe plotësimit të disa kushteve po aq të mirënjohura, përfshirë vetë zgjedhjet, e për këtë janë të qartë të gjithë, në Bruksel e në Tiranë, ndaj analiza e kësaj çështjeje nuk është e nevojshme për momentin.
II. HISTORIKU I SHKURTËR PËR STATUSIN DHE NEGOCIATAT
Në prill 2009, Shqipëria dorëzoi kërkesën për anëtarësim. Në dhjetor 2009, Shqipërisë iu dorëzua pyetësori që u plotësua përgjatë vitit 2010 dhe në fund të këtij viti, Komisioni shqyrtoi për herë të parë çështjen e statusit dhe të negociatave.
Komisioni nuk ndërmori nismën për rekomandimin për statusin dhe identifikoi 12 prioritete, plotësimi tërësor i të cilave do të lidhej me çeljen e negociatave, duke e konsideruar statusin si një stacion të ndërmjetëm pa përjashtuar njëkohësinë e tij me çeljen e negociatave. Në të njëjtën kohë, Komisioni i rekomandoi Këshillit dhënien e statusit për Malin e Zi duke identifikuar edhe shtatë prioritete, plotësimi tërësor i të cilave do të lidhej me çeljen e negociatave për anëtarësim me këtë vend.
Vlerësimet e Komisionit për Shqipërinë dhe Malin e Zi ngjanin si dy pika uji e po kështu edhe prioritetet, përjashtuar pesë të këtilla për Shqipërinë, si p.sh. emërimi i Avokatit të Popullit, miratimi i paketës së mbartur zvarrë të ligjeve që kërkojnë 84 vota apo Rrregullorja e Kuvendit etj., të cilat janë prioritete specifike për Shqipërinë, pasi Mali i Zi nuk kishte probleme të këtilla kaq banale. Çështjet e tjera të lidhura me administratën, ligjshmërinë, antikorrupsionin, krimin e organizuar, mosdiskriminimin etj. janë thuajse identike. Ndërkaq, vlerësimi i vetëm që i dallonte në thelb dy vendet, ishte klima politike konfliktuale dhe bllokuese në Shqipëri kundrejt asaj konstruktive e pajtuese në Malin e Zi, diferencë kjo që shkaktoi edhe trajtimin e ndryshëm mes dy vendeve.
Këshilli miratoi qëndrimet e Komisionit dhe Mali i Zi vazhdoi me sukses zbatimin e prioriteteve të veta duke arritur që për të, në fund të vitit 2011, të vendosej në parim çelja e negociatave, të cilat filluan në verën e vitit 2012. Urtë e butë e plot tigani për malazezët.
Në fundin e vitit 2011, ndërsa në Shqipëri u shfaq fillimi i një klime premtuese politike, Komisioni dhe Këshilli bënë vlerësime inkurajuese dhe premtuan dhënien e statusit në varësi të shkallës së qëndrueshmërisë së klimës se re politike, si dhe të çeljes së negociatave me t’u plotësuar tërësisht dhe secili nga të 12 prioritetet. Për ta bërë procesin sa më të besueshëm, nxitës dhe realist, palët politike në Shqipëri u mbështetën që të zbërthenin, së bashku me Komisionin, këto prioritete në detyra konkrete e të matshme.
Të 12 prioritetet u zbërthyen në 59 lëvrime (deliverables), që përmbajnë afro 120 detyra, të cilat do të duhej të realizoheshin brenda vitit 2012. Me kryerjen e këtyre detyrave lidhej e garantohej rekomandimi për statusin, pa përjashtuar mundësinë e rekomandimit edhe për negociatat, ndonëse kjo e dyta ishte diçka e vakët e më pas u qartësua se do të mbetej pas zgjedhjeve, ndërkohë që rekomandimi për statusin do të ishte i garantuar nëse kryheshin të gjitha detyrat e planifikuara e të dakordësuara edhe me konsensus politik në Shqipëri, edhe në mirëkuptim me Komisionin që përfaqësonte njëkohësisht edhe vullnetin e vendeve anëtare. Kujtoj këtu që, përveç 120 detyrave të lidhura me 12 prioritetet, ka edhe dhjetëra e dhjetëra të tjera që lidhen me fusha të tjera të integrimit europian, por që dalin jashtë qëllimit të këtij shkrimi.
Një pjesë e mirë e këtyre 120 detyrave të lidhura me 12 prioritetet kërkonte konsensus politik në Parlament dhe pjesa tjetër ishin detyra të pastra të qeverisë dhe/ose të institucioneve të pavarura të shtetit. Ideja ishte që përmes detyrave që kërkonin konsensus, të matej masa kritike e kthimit në normalitet të politikës dhe e qëndrueshmërisë së kësaj kthese për shkak të tejkalimit të masës kritike, ndërsa pjesa tjetër e detyrave kërkonte të maste masën kritike të angazhimit dhe arritjeve të institucioneve të shtetit në procesin e integrimit.
Për shkak të veçantisë së tyre, si p.sh. emërimi i Avokatit të Popullit, 5 prioritetet e para u zbërthyen në pak detyra, nga të cilat mbeti pa u kryer vetëm miratimi i Rregullores së Kuvendit. Pjesa tjetër, rreth 112 detyra, zbërthejnë 7 prioritetet e tjera, që janë në fakt fusha të gjera. E për të cilat janë kryer 110 detyra, ndërsa mbeten pa u miratuar nga Kuvendi vetëm ligji për nëpunësin civil dhe ligji për Gjykatën e Lartë – që janë dy detyra të asaj pjese të paketës së detyrave që lidhen me masën kritike që shënon qëndrueshmërinë e normalitetit politik post-konfliktual.
Në kushte normale, plotësimi i 120 detyrave do të kishte mjaftuar jo vetëm për rekomandimin për statusin, por edhe për atë të negociatave ndërsa në kushtet anormale, si në Shqipëri ashtu edhe në disa vende të BE dhe vetë BE në tërësi, mjaftuan 3 detyrat e parealizuara për të mos marrë, për të tretën herë, as rekomandimin zyrtar të Komisionit për Këshillin lidhur vetëm me statusin, të cilin e humbëm “për fare pak gjë”, siç tha Füle dy javë më parë.
III. KOMISIONI KUNDREJT KËSHILLIT NË FUND TË 2012
Për të analizuar pretendimet e sipërcituara të palëve politike në Shqipëri lidhur me dështimin e tretë për statusin duhet, në radhë të parë, të shqyrtojmë qëndrimet e dy organizmave europiane të shprehura në aktet zyrtare të tyre, përkatësisht të Komisionit në 10 tetor 2012 dhe të Këshillit javën e kaluar, të lidhura me statusin.
Tabela bashkëlidhur jep, në anglisht dhe shqip, tekstin e plotë, fjalë për fjalë, të akteve përkatëse të miratuara nga këto organizma për pjesën e lidhur me statusin.
Siç shihet, Komisioni, që në tetor vlerësoi se, nga këndvështrimi i tij, Shqipëria e meritonte marrjen e statusit sapo që të përmbushte edhe tri detyrat konkrete të mbetura pa kryer, kjo pasi Shqipëria kishte treguar një performancë të mirë pas vendosjes së klimës së bashkëpunimit mes forcave politike në nëntor 2011, demonstruar kjo përmes realizimit, përgjatë vitit 2012, të masës kritike të detyrave të detajuara. Me t’u përmbushur edhe këto tri detyra – të cilat ishin praktikisht gati edhe para 10 tetorit e kërkonin veç votën opozitare në Kuvend – Komisioni do t’i rekomandonte Këshillit dhënien e statusit e në raportin përkatës do të merrte parasysh edhe angazhimet e arritjet lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Tri detyrat e mbetura ishin të rëndësishme për Komisionin, pasi ato janë pjesë e atyre detyrave, kryerja e të cilave përcakton arritjen e masës kritike që vërteton se klima e re politike vazhdon të ekzistoje dhe është e qëndrueshme. Komisioni vendosi të luante pa asnjë risk, ndaj ndonëse e shpalli qëllimin, Komisioni do të dërgonte opinion vetëm pasi të ishin plotësuar edhe këto tri detyra.
Paragrafi i dytë i qëndrimit të Komisionit, në mënyrë që të jetë në harmoni edhe me paragrafin e parë, do të duhet të ketë kuptimin që: i) deri në 10 tetor Shqipëria kishte treguar angazhim të paktën të mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; ii) nuk pritej ndonjë mrekulli në këtë fushë nga 10 tetori deri në 10 dhjetor 2012; iii) por mjaftonte që të ruhej i njëjti angazhim dhe trend i arsyeshëm rritës deri në mbledhjen e Këshillit. Këto, së bashku me plotësimin e tri detyrave të mbetura, do t’i jepnin siguri Komisionit që të ndërmerrte nismën zyrtare e të parathënë në tetor për dhënien e rekomandimit për Këshillin që ky të merrte vendimin për dhënien e statusit.
Në kushtet e mosplotësimit të tri detyrave të famshme tashmë, Komisioni nuk zyrtarizoi rekomandimin dhe Këshilli s’kish ç’të vendoste, veçse të dilte me disa konkluzione që mbajnë pezull, pra edhe hapur, çështjen e statusit. Siç shihet nga teksti në kolonën e djathtë të tabelës, konkluzionet e Këshillit, si shprehje e konsensusit të përfaqësuesve të të gjitha vendeve anëtare, janë identike me ato të Komisionit e që do të thotë se, në kushtet e dhëna, Komisioni dhe Këshilli janë në një mendje lidhur edhe me performancën e Shqipërisë edhe me statusin.
Vijon nesër
Panorama