Dje, në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë ka hyrë për shqyrtim një projektligj i veçantë, që emërtimin e ka “Për armët”. Dhe me anë të këtij ligji parashikohet, veç të tjerash, njohja e së drejtës së një numri zyrtarësh, politikanësh e biznesmenësh për t’u pajisur me armë. Konkretisht, do të pajisen me armë (nëse ky ligj miratohet në Parlament; dhe gjasat janë që të kalojë me votat e shumicës; ndryshe, pse do ta bënin një projekt të tillë?) deputetët, ministrat, zv.ministrat, prefektët, drejtues të shoqërive tregtare që kanë kapital jo më pak sesa 50 milionë lekë, dhe që kanë cash jo më pak sesa 20 milionë lekë.
Do duhej që edhe në Shqipëri të shndërrohej në praktikë pune emërtimi i projektligjeve me emrin e atij që inicion punën për hartimin e tyre, e që e mbron hapur në publik e në Parlament idenë e tij. Është një praktikë që njihet në disa vende. Madje, në Italinë fqinje përmenden edhe sot e kësaj dite një numër ligjesh të miratuara dhjetë, pesëmbëdhjetë a njëzet vjet më parë, duke i emërtuar me llagapet e ministrave apo deputetëve që kanë hedhur idenë e kanë formuluar projektligjet në fjalë. Nuk është një praktikë e keqe, pasi së pari i njihet autorësia dikujt, gjë që s’ka pse të mbahet e fshehur (ligjet shihen, me të drejtë sipas meje, si krijime, d.m.th libra, filma, programe etj), dhe së dyti bën që pas ca kohësh t’i jepen meritat apo t’i vishen fajet (në varësi të efektit që ligji ka dhënë në kohë) atij që ka bërë çmos ta shndërrojë në ligj një ide apo një kredo të tijën.
Unë e di që në Shqipëri kjo nuk është fort e mundur e logjike, pasi të gjitha ligjet bëhen nga “i madhi”. Sidomos, kur “i madhi” e ka emrin Sali Berisha, i cili është praktikisht autori i të gjitha nismave, ideve, programeve, lëvizjeve, projektligjeve, ligjeve etj. Fjala vjen, çfarë kuptimi ka që tezës “Shqipëria, një Euro”, që më pas u shndërrua në ligj apo vendim, t’i jepej emri i Ridvan Bodes, apo i ndonjë ekonomisti që punon afër Kryeministrit e ministrit, në një kohë që ka qenë Berisha ai që e ka artikuluar i pari idenë, ka qenë ai që e ka mbrojtur në publik, ka qenë ai që e ka mbrojtur në Parlament e ka qenë ai që ka mobilizuar mazhorancën për ta miratuar. Të tjerët kanë qenë thjesht megafonë të tij, d.m.th sa herë që dikush e ka hapur këtë diskutim në prani të tyre në një studio apo në një veprimtari publike, ata e kanë mbrojtur me po atë zjarr që do mbronin një tezë të tyren. Adet servilësh.
Kjo ka ndodhur me ide e teza të të gjitha llojeve e të të gjitha fushave, në ekonomi, mbrojtje, polici, kulturë, drejtësi etj., etj. Askujt nuk i është lejuar të dalë me një tezë të re të vetën, e cila menjëherë më pas të futet si projektligj në axhendën parlamentare për t’u shndërruar në ligj. Sigurisht, deputetët, e sidomos ministrat, shkojnë nëpër komisionet parlamentare për ta mbrojtur një projektligj, ja si këtë herë me ligjin “Për armët”, por ata shkojnë për t’i bërë një shërbim mazhorancës e Kryeministrit, e jo për të mbrojtur një gjë të tyren.
Dje, ishte Flamur Noka që e mbrojti projektligjin. E mbrojti ashtu si e mbrojti, e si mund ta mbrojë ai, dhe dukej se i shkonte shumë ta bënte këtë gjë. Prandaj, nuk do ishte keq që emërtimi zyrtar dhe tepër prozaik i projektligjit, “Mbi armët” pra, të ndryshonte e të bëhet “Ligji i Nokës”. E di që ky emërtim është edhe më prozaik, e di gjithashtu që ky emërtim është i rremë (Noka nuk ka të bëjë me këtë ligj), por se ç’ka një përputhje a harmoni midis përmbajtjes së ligjit nga njëra anë dhe thelbit të ministrit në fjalë nga ana tjetër.
Dhe po them menjëherë se ky është një ligj absurd. Është aq absurd sa nuk gjen dot asnjë arsyetim logjik për ta mbrojtur, e bash për këtë shkak të vjen çudi se si nuk del një deputet i mazhorancës që të bëjë një objeksion. Një ligj të tillë e kanë pasur dhe komunistët, por këta armëmbajtjen e kishin si një dëngël, për t’u kapardisur, për t’i dhënë pak rëndësi më shumë vetes në një vend, që është dalluar në shekuj për kultin e armës, aq sa nuk ka mbetur i huaj të mos vërë duart në kokë prej kësaj manie për armët (jam duke lexuar një botim të ri të Edith Durham-it të përkthyer nga Pirro Misha, ku ajo flet për vizitën disamujore që ka bërë në Shqipërinë Veriore në vitin 1908, dhe nuk ka faqe të librit që të mos fanepset një shqiptar me armë).
Mirëpo berishistët nuk e duan armën për t’u ngrefosur. Ndoshta dhe e duan, por nuk është ky motivimi kryesor. E duan më së pari për t’u mbrojtur. Është çmenduri, apo jo? Nuk kemi dëgjuar deri më sot që të jetë kërcënuar me armë ndonjë politikan. Por edhe sikur të kish ndodhur, rrugëzgjidhja nuk do të ishte t’u thoshim politikanëve e zyrtarëve të kërcënuar: Tani, dilini zot vetes! Po si i bëhet me ata që kanë alergji nga armët, me ata që nuk mund e nuk duan ta kapin një armë me dorë, e për më tepër me ata që s’do ta çonin kurrë në mendje përdorimin e një armë kundër dikujt tjetër? Këta s’do t’i mbrojë askush? Një pyetje tjetër: Me të vërtetë mendohet se një zyrtar, funksionar, deputet me armë është më i mbrojtur prej kërcënimeve? Një pyetje e tretë: Pse nuk e marrin përsipër këtë mbrojtje (sa herë që është rasti; dhe rastet numërohen me gishta, kuptohet) organet e sigurisë, të policisë, të Gardës etj., gjë që po e bëjnë me Kryeministrin?
Ngado që t’i vish rrotull këtij muhabeti, nuk gjen dot një vjegë për ta varur logjikën, me të cilën është vepruar.