Gazetat e djeshme (dhe edicionet e parmbrëmshme informative të televizioneve) jepnin një lajm të çuditshëm me titull “Kreshnik Spahiu shpallet Qytetar Nderi i shtetit të Nju Jorkut”. Ishte i çuditshëm për një numër arsyesh, dhe këtë e them bazuar thjesht në shijen e impaktin e parë që më la lajmi i lexuar apo i dëgjuar, d.m.th pa kaluar në fazën e një zhbirilimi gazetaresk me synimin për të marrë vesh ca gjëra më shumë mbi këtë ngjarje, gjë që në një farë mase, me mjetet e kohën që dispononte, e kish bërë Ardian Vehbiu në blogun e vet.
Po shpjegohem. Gjëja e parë që të binte në sy ishte që lajmi ishte i njëjtë në të gjitha publikimet, gjë që do të thotë se ka mbërritur në redaksitë e lajmeve drejt e nga punishtja propagandistike e Spahiut. Dhe ky fakt nuk e nderon gazetarinë shqiptare. Publikimi i të tilla njoftimeve “tullë”, ashtu siç vijnë nga burimi që i nis, nuk është në praktikën e shtypit e të gazetarisë serioze. As shtypi shqiptar nuk i ka bërë adet publikime të tilla. Mirëpo këtë herë, në mënyrën më të pashpjegueshme, të gjithë kishin bërë të njëjtën gjë, d.m.th kishin publikuar një lajm të panënshkruar nga ndonjë autor, një lajm që përsëritej germë për germë nga gazeta në gazetë, që fillonte kudo me frazën “lideri i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, është shpallur…”, dhe mbyllej me frazën “…tha Spahiu në fjalën e vet”.
Gjëja e dytë ka të bëjë me mesazhin kryesor të lajmit. “Shteti i Nju Jorkut i jep titullin e Qytetarit të Nderit Kreshnik Spahiut” – ky është mesazhi. Ardian Vehbiu thotë se ky shtet amerikan, Nju Jorku pra, nuk e jep një “medalje” të tillë për askënd, por duhet thënë se nuk ka nevojë për të shkuar deri te ky verifikim për t’u bindur që lajmi i ardhur është nga ata që duhen hedhur në kosh pa një, pa dy. Mjafton të bësh pyetjen: Për ç’dreqin shteti i Nju Jorkut, guvernatori, senati, Asambleja, alias Dhoma e Ulët (këto duhet të jenë strukturat shtetërore që do duhej ta jepnin një titull të tillë, nëse do të ekzistonte) paskan vendosur t’i japin titullin Qytetar Nderi Kreshnik Spahiut? Është një pyetje që nuk mund të ketë përgjigje. Nuk do të kish asnjë arsye në botë që Kreshnik Spahiu të merrte një titull të tillë shtetëror në Nju Jork (gjithnjë, nëse do ekzistonte). E prandaj, lajmi duhej parë si një qyfyre qysh në krye të herës; në mos, si tepër surreal për t’u marrë seriozisht.
Gjëja e tretë ka të bëjë më mënyrën se si ishte shkruar lajmi. Kish aty kontradikta që ta hiqnin “petllën”. Në fillim thuhej se “Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shpallur Qytetar Nderi i Nju Jorkut”, dhe menjëherë më pas jepej motivacioni: “në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për kontributin e tij në mbrojtje të interesave të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë”. Mos lajthit, po deshe! Shteti i Nju Jorkut ia dhënka dikujt titullin Qytetar Nderi për merita në mbrojtje të interesave të shqiptarëve!!!
Ecim më tej. “Me kërkesë të rajonit të Manhatanit dhe Presidentit të këtij rajoni, Scott M. Stringer, Kreshnik Spahiu është shpallur qytetar nderi i Nju Jorkut duke u bërë kështu i pari dhe i vetmi nënshtetas i huaj që merr këtë titull në një prej shteteve të SHBA-ve”. Vini re natyrën “exceptionale” të lajmit: Kreshnik Spahiu nuk është thjesht një prej atyre që e kanë marrë këtë titull nga shteti i Nju Jorkut, nuk është as thjesht i pari dhe i vetmi shtetas i huaj që e merr këtë titull nga shteti Nju Jorkut, por është i pari dhe i vetmi shtetas i huaj që e merr këtë titull në një prej shteteve të SHBA-ve. ëoë! Një titull të tillë në një shtet amerikan çfarëdo nuk e paska marrë as Mahatma Gandhi, as Majkëll Xhordan apo Majkëll Xhekson, as Nelson Mandela, as Nënë Tereza e Kalkutës, as Gorbaçovi, as Leo Mesi, as atleti me nam Oskar Pistorius para se të linte namin tjetër të këtyre ditëve, as Frenk Sinatra, as Martin Luter Kingu, etj, etj. Vetëm me Kreshnik Spahiun paska ndodhur kjo gjë!!!!
Ndërsa po shkruaj këto radhë, më vjen pak turp që po harxhoj kohë e energji për t’u marrë me një karafil të tillë, që s’e ka për gjë të shpërndajë për lajme, e të shesë për arritje të vetat, halucinacione të kësaj natyre. Dhe në fakt, pyetja më e parë që më lind në këtë histori është pikërisht kjo: Si ka guxuar të shkojë deri në këtë pikë? Si ka guxuar të sajojë një gjë, që nuk qëndron as në qiell, as në tokë? Si nuk i ka shkuar mendja se kjo rrenë me bisht do të zbulohej aty për aty? Është i pafytyrë, i marrë, apo idiot? Apo është “të tria bashkë”?
Befasia e dytë ka të bëjë me ne, gazetarët – po i rikthehem dhe njëherë argumentit të fillimit të shkrimit, për ta mbyllur vetë shkrimin – që e kemi publikuar fare pa të keq, mes një shkujdesjeje të hatashme, këtë lajm të rremë nga koka te këmbët. Nuk na falet që nuk i kemi lejuar vetes as dyshimin më të vogël përballë kësaj sendërgjie, që ia bën mú që është sendërgji, nuk na falet që e kemi publikuar ashtu si na ka ardhur, d.m.th të shkruar në versionin orëell-ian të shqipes, në neëspeak-un tonë pra, e të panënshkruar nga një autor, nuk na falet që e kemi publikuar pa bërë asnjë verifikim, e pa iu referuar asnjë burimi, dhe së fundmi nuk na falet që bëhemi instrumente të një propagande kaq vulgare.
Duhet uruar që ky rast të na shërbejë si një leksion.