Pas një batute të kreut të opozitës mbi një “Shqipëri të gënjeshtërt” të sendërtuar sipas tij nga propaganda e kundërshtarit politik, Kryeministri dhe një zëdhënëse e këndshme e PD e sulmuan Ramën menjëherë, madje edhe ashpër (aq sa Berisha foli për një mendje të lodhur të Ramës), duke thënë se Shqipëria është vetëm një, ajo që shohim të gjithë.
Pa u hyrë diskutimeve shumë të gjata psikologjike e filozofike, duket sheshit se të dyja palët kanë armët e tyre, që tani përveçse lojëra fjalësh po shndërrohen edhe në sofizma fort të ngatërruara. Gjithsesi, në pikëpamje të filozofisë dhe psikologjisë, Berisha e ka gabim sepse, në fakt, ka aq shumë Shqipëri sa ka edhe shqiptarë. Secili e gjykon vendin e tij me sytë e mendjes së tij. Shqipëria që sheh Berisha nuk është ajo që sheh sigurisht një rom që gërmon që pa gdhirë në kazanët e plehrave. Shqipëria që sheh një biznesmen i suksesshëm nuk është ajo që sheh një fshatar pensionist, teksa i pari është duke bërë ritualin e tij të përditshëm në pishinën e mbyllur, ndërsa i dyti mundohet të ngrohet në një dhomë të errët mbi një zjarr që sa vjen e venitet. Shqipëria që sheh një familje e mbarë e mesme nuk është ajo që sheh gruaja e një bixhozçiu, teksa pret burrin të kthehet në mesnatë xurxull dhe me xhepat bosh nga kazinoja. Dhe më në fund është tjetër Shqipëri ajo që mbërrin mbi skrivanitë e politikanëve dhe tjetër ajo e shqiptarëve të thjeshtë që përballen përditë me një jetë që sa vjen e bëhet më e vështirë, me gjithë celularët, internetin, taksat që paguhen online, “Facebook”-un, “Twitter”-in dhe shpikje të tjera të mëdha. Po më mirë le t’i lemë dy të mëdhenjtë ta zgjidhin këtë punë. Ata i kanë dalë për zot Shqipërisë, qoftë e vërtetë apo e stisur.
Puna është se ka edhe një Shqipëri tjetër. Ajo e të dëshpëruarve të heshtur e të harruar, të cilët befas, në një moment fatal të jetës së tyre e ndiejnë veten vetëm. Këta nuk bërtasin, as brohorasin, nuk ndihen, por vetëm bëjnë luftë me mendjen e tyre dhe me askënd tjetër. Këta, pas një beteje të gjatë me hallet që nuk i zgjidhin dot, në fillim bëhen apatikë. Mbyllen në vetvete dhe nuk u bën përshtypje asgjë, as e mira as e keqja, as vdekja dhe as jeta, as gëzimi dhe as mërzia. Nuk urrejnë kurrkënd tjetër. Nuk kanë më forcë. Ata urrejnë vetëm veten, të cilën zakonisht e cilësojnë të paaftë, fajtore, të dështuar, të marrë fund. Dhe pas një faze apatie, vjen hapi fatal, vetëvrasja.
Vetëvrasja sigurisht që nuk është shpikje shqiptare. E para që është përmendur në historinë botërore ka qenë vetëvrasja e detyruar e Sokratit në shekullin IV para Krishtit. “Erdhi koha për të ikur o gjyqtarë – paska thënë, sipas Platonit, filozofi para se të pinte kupën me helm – unë për të vdekur dhe ju për të jetuar. Se kush prej nesh shkon drejt një fati më të mirë, këtë askush se di. Vetëm Zoti”. Katërqind e më shumë vjet më pas i erdhi radha një filozofi romak, Senekës. Ky, i akuzuar si pjesëmarrës në komplot, nga Neroni u detyrua të priste publikisht damarët. Ishte i pari që e futën në një vaskë me ujë për të shpejtuar hemorragjinë. Për shekuj e shekuj me radhë me qindra mijëra të dëshpëruar, mbase miliona, kanë ndjekur shembullin e tij.
Vetëvrasjet janë nga më të ndryshmet. Nganjëherë janë edhe më të çuditshme sesa vetë raca njerëzore. Më 1897, Emile Durkheim pat botuar një libër më vete mbi këtë fenomen, që asokohe kishte nisur të shqetësonte botën e qytetëruar. Ai madje ishte i pari që u mundua t’i klasifikonte. I ndau në egoiste, pra kur akti kryhet për të lënduar dikë ose disa, të cilët subjekti i mendon si shkaktarë të gjendjes së tij, altruiste, kur akti kryhet për të ndihur dikë, fataliste, kur të vetëvrarit nuk “i hyn më asgjë në sy” dhe ato, që Durkheim i quan “anomike”, pra kur rasti përbën një mospërputhje të prerë mes individit dhe rregullave morale apo ligjeve të pranuara gjerësisht nga shoqëria ku i duhet të jetojë.
Te ne, rasti i fundit është raportuar këtë të martë pasdite nga Elbasani. Një djalë, që kishte grabitur më parë një argjendari e që kërkohej nga policia, i ka dhënë fund vetes. Disa ditë më parë, një 25-vjeçar nga Fieri ishte varur në banjon e shtëpisë së tij dhe një 60-vjeçare ishte hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte në Tiranë. Po rastet janë aq të shumta…
Në Shqipëri vetëvrasja, ndryshe nga shumë vende e kultura perëndimore të mirëfillta, është konsideruar gjithnjë si një akt i dënueshëm e i pamoralshëm, si një veprim që duhet dënuar, sepse më shumë i shton problemet sesa i zgjidh ato. Fetë tona tradicionale e dënonin sepse, sipas tyre, jeta është një dhuratë e Zotit dhe vetëm ai ka të drejtë ta marrë ose jo. Edhe komunizmi e cilësonte si një akt prej të dobëti dhe jo prej revolucionari të vërtetë. Për komunistët të vrisje veten ishte njësoj sikur të dezertoje apo të tradhtoje. Shumë herë vetëvrasjet tona të bujshme kanë qenë të mbështjella me një veshje misteri politik. Ka qenë kështu Nako Spiru, Omer Nishani, Mehmet Shehu. Te ne vargani i shtuar i vetëvrasjeve në këto vitet e fundit ka pasur raste të ndryshme. Si kudo edhe te ne kanë qenë vetëvrasje pasionante, nga dëshpërimi, por duket se më së shumti e gjithnjë e më tepër po ndodhin nga mungesa e shpresës dhe e aftësisë për të mbijetuar në këto kohë kur synimet dhe ëndrrat postlirisë janë shumë të mëdha, ndërsa mundësitë për t’i realizuar ato janë shumë të pakta. Kjo temë kërkon një punë të madhe nga ata që janë specialistë të fushës, si psikologë, psikiatër, sociologë, kriminalistë e të tjerë. Por duket se borxhet, loja ndër kazinotë e mbjella kudo, ndër lotosporte janë nga ato që kanë bërë shumë shqiptarë t’i japin fund jetës. Është e vështirë që të gjesh të dhëna të sakta mbi shkaqet e vetëvrasjeve të shtuara te ne. Dimë vetëm se, sipas të dhënave gjysmëzyrtare në Shqipëri, ndodhin mesatarisht 200 vetëvrasje dhe 400 tentativa për vetëvrasje. Afër 3 mijë persona në vit tentojnë të vrasin veten me mjetin më të përdorshëm, “barin e miut”, ose fostoksinën. Në përgjithësi numri i vetëvrasjeve matet për çdo 100 mijë banorë. Sipas shifrave që kemi në dorë, i bie që koeficienti ynë i vetëvrasjeve të jetë 6.7 për 100 mijë. Sa për të marrë një shembull, italianët, që janë të shqetësuar për rritjen e këtij fenomeni dhe e pranojnë, bërtasin dhe e studiojnë atë, tani përgjatë krizës, e kanë 5.5. I bie që Shqipëria që “nuk është në krizë” t’ia ketë kaluar në këtë tregues goxha domethënës një vendi fqinj që po kalon një nga krizat e tij më të rënda përgjatë historisë.
Sikurse e thamë edhe më lart, vetëvrasja është një zhguall i mallkuar, që njeriu e mbart me vete qëkurse ka vënë mendjen në veprim. Ato, për fat të keq, do të vazhdojnë të marrin jetë njerëzish e të turbullojnë shoqërinë.
Çfarë mund të bëhet? Më e para nga të gjitha është t’u kthehet njerëzve shpresa. T’i shkundësh ata nga apatia, nga ideja se vetëm duke marrë borxhe të pashpresa, duke kërkuar fitim të shpejtë e të pamerituar, duke luajtur bixhoz, apo duke vënë loto mund të gdhihen brenda natës të pasur dhe me problem të zgjidhura. Por për këtë njerëzit duhet të shohin punë dhe t’i besojnë asaj. Ajo është drita e vetme e shpresës në fund të tunelit të dëshpërimit. Një vend që prodhon gjithnjë e më shumë “desperados” që çojnë me duart e tyre veten drejt vdekjes nuk ka asnjë arsye përse të mburret, përkundrazi…