Kështu thonë francezët ndonjëherë kur bie fjala për besnikërinë e kafshëve shtëpiake, la reconnaissance du ventre, pra, mirënjohja e barkut, ajo instinktive, d.m.th. “Ti më jep të ha, ma mbush barkun, dhe unë të shërbej besnikërisht”. Po i njëjti mekanizëm, por jo instinktiv, funksionon në Shqipërinë e sotme me ata qen të përçudnuar, në pamje të parë pa bisht, që kanë dy këmbë më pak se qentë e mirëfilltë (race apo bastardë, kjo nuk prish punë), që bëjnë jo ham-ham, por gam-gam, dërdërr- dër, për-për-për, llaka-llaka dhe sidomos, pas vendosjes së demokracisë në vendin tonë, bla-bla-bla (ose blla-blla-blla, në variantin anglo- amerikan).
Kjo specie qensh shumë pjellore, duke ndjekur refleksin e qenve të mirëfilltë, u është tejet mirënjohëse atyre që e ushqejnë dhe mirënjohja e tyre mund të zbërthehet si vijon: “Bosi ynë, që i qofshim falë, na ushqen, pra na mbush stomakun bashkë me zorrët (ato të hollat dhe atë të trashën), prandaj ne i jemi mirënjohës, i shërbejmë besnikërisht, servilisht, dorë-e-sahanlëpirësisht dhe, meqenëse jemi me shumë edukatë, nuk flaslehim as lehflasim, sepse e dimë që, kur gojën e kemi plot e përplot, është e pamoralshme të nxjerrësh tinguj nga goja që, në fund të fundit, vrimë është si tërë vrimat e trupit të njeriut, sidomos kur bëhet fjalë për ne që jemi lidhur me politikën për të mbërritur te paraja ose, anasjelltas, që jemi lidhur me paranë për të mbërritur te politika”.
Sigurisht që lexuesi im i vëmendshëm e i paanshëm do të shtrojë me të drejtë pyetjen se cilat janë arsyet e pjellorisë dhe të shtimit demoqenografik të kësaj specie të veçantë qensh, të cilat po përpiqemi t’i rendisim si më poshtë:
1. Shembulli i qenve të rrugëve: specia e veçantë e qenve pa bisht e me dy këmbë që promovon pa reshtur mirënjohjen e barkut, ka ditur t’i vëzhgojë, me një durim për t’u pasur zili e me një imtësi për t’u admiruar, qentë që shëtisin zonjat e zotërinjtë rrugëve e parqeve dhe ka arritur në përfundimin se ata janë të lumtur e me të ardhme të siguruar; ajo ka vëzhguar gjithashtu qentë e mirëfilltë të rrugëve dhe ka vënë re se ata janë shkathtësuar duke ndjekur shembullin e maceve, që hipin e futen në kazanët e plehrave për të zbuluar e rrëmbyer gjithçka është e ngrënshme, sidomos për rastet kur askush nuk do të ketë më nevojë për mirënjohjen e tyre të barkut.
2. Shembulli i qenit shtëpiak te fabula “Qeni dhe ujku” e frëngut La Fontaine, e shqipëruar nga Vedat Kokona, fabul që dikush mund t’ua ketë treguar, sepse është gati e pamundur që qentë pa bisht e species me dy këmbë që promovon pareshtur mirënjohjen e barkut, të lexojnë fabula të shekullit XVII, si ajo në fjalë, të cilën, me shumë modesti unë e kam rishkruar pjesërisht te “Fjalori erotik i gjuhës shqipe”, botim i shekullit XXI. (Prandaj u sugjeroj qenve të së famshmes specie të lartpërmendur të marrin mundimin ta lexojnë vetë fabulën e La Fontaine-it, qoftë edhe në variantin tim erotik, pa pasur frikë se do t’u kërkohet detyrimisht ndonjë mirënjohje barku).
3. Shembulli i gam-gamit politik, i dër-dërit mediatik, i për-përit akademik dhe i llakallakut thashethemik: qentë pa bisht e me dy këmbë që promovojnë pareshtur mirënjohjen e barkut, kanë mësuar shumë nga dukuritë e sapopërmendura të shoqërisë shqiptare, madje bashkohen me korin e korifenjve të tyre, veçse në heshtje, d.m.th. me zë të brendshëm, e thënë ndryshe, me zë të pazëshëm, në mënyrë që bosët që u hedhin kocka të mallëngjehen nga mirënjohja e tyre e barkut, e shprehur edhe me bindje të pakushtëzuar, edhe me reflekse të kushtëzuara, të cilat do t’ua kishin pasur zili vetë qentë e Pavllovit.
Së fundi, thjesht një saktësim: kur ua lexova dje këtë shkrim miqve të mi të vjetër Aqif Qifa, Françesk Armadhi e Vangjel Lezeti, të tre më pyetën gati njëzëri: “Vërtet pa bisht fare të jenë qentë e species që përmend ti?”. Kjo pyetje më hutoi paksa dhe thashë me vete se, ndoshta, miqtë e mi kishin njëfarë të drejte: Po sikur qentë në fjalë, për arsye mirënjohjeje të barkut e të baqthit, ta kenë fshehur bishtin e tyre? Po ku ta kenë futur, xhanëm? Në ndonjë vrimë aty pranë…, fare pranë?