Këto zgjedhje që po afrojnë rrëmujshëm dhe me tërsëllëm, me sa duket kanë mbetur në një ngërç tanimë 10-vjeçar. Rezultati i tyre final, fitorja apo humbja, të qenët Shumicë apo Pakicë, të qenët në pushtet apo në opozitë, ka mbetur, duam s’duam, duan apo s’duan, në dorën e Ilir Metës.
Është ky tashmë një fenomen konstant, njëkohësisht miklues dhe relaksues për Metën. Është pra paradoksalisht fitorja e tij më e rëndësishme personale në politikën shqiptare. Një fitore e vuajtur dhe e shtrenjtë, pikërisht atëherë kur, nga të dy krahët e fortë të klasës politike vendëse, djathtas apo majtas qoftë, pikërisht Metën dhe vetëm Metën, donin me çdo kusht ta zhbënin si realitet dhe si faktor.
Kurse tash, gati në mënyrë komike, ankthi për të mbajtur Metën apo për të pasur Metën është i dukshëm dhe shpeshherë teatral.
Por a do të mundet Meta, këtë favor që ka krijuar deri më tash për forcën e tij politike, ashtu dhe sikur lindi si entitet i pavarur politik, ta shndërrojë në një faktor real “kërcënues”, kundrejt asaj që ai quan “arroganca” e më të mëdhenjve?
Që të “mëdhenjtë” kanë shpesh e më shpesh nevojë për një fre politik të arrogancës, që buron nga vetadhurimi dhe bollëku i numrave në Parlament, kjo tanimë është e qartë. E qartë është që freri ndaj arrogancës është i domosdoshëm.
Që Meta pra duhet të rritet ndjeshëm numerikisht dhe, për pasojë, edhe si peshë e influencës politike vendimmarrëse, edhe kjo është e qartë dhe njëkohësisht në të mirë të interesit publik.
Është e qartë pra që kjo rritje sjell vetëm shëndet demokratik në politikën shqiptare, duke kufizuar dëshirën dhe pasionin e dëmshëm të drejtimit njëngjyrësh të Vendit.
Pavarësisht marrëdhënieve të mia personale me Metën, që gjithkush që lexon këto radhë do të sjellë në mënyrë provokuese ndër mend, marrëdhënie herë me diell dhe herë me breshër, ka një arsyetim objektiv të qenësishëm që qëndron përfund parashtrimit logjik, që të çon drejt nevojës publike, për në forcë të tretë, sa më të fuqishme dhe sa më përcaktuese.
Roli i LSI krijon stabilitet dhe kërcënon me instabilitet në të njëjtën kohë.
Krijon stabilitet numrash në Kuvend, duke i dhënë Shumicës qeverisëse një shumicë të domosdoshme numrash, por në të njëjtën kohë, po LSI ka fuqinë “magjike” të përmbysë në mënyrë të pandreqshme pushtetet dhe ta shndërrojë Pakicën në shumicë parlamentare, pa qenë nevoja për zgjedhje të reja. Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.
Kjo pa dyshim është një armë presioni shumë e fortë, të cilën Meta e ka përdorur dhe duhet ta përdorë gjithnjë e më shpesh, si një në favor të kompromiseve, ashtu edhe në funksion të marrëveshjeve të munguara, që Shumica dhe Opozita duhet të ndërmarrin në mes të tyre, në të mirë të interesit publik, shpesh i lënë mënjanë nga arrogancat njëngjyrëshe. Le të kujtojmë këtu për shembull shansin e madh që ai i dha Ramës, pak muaj më parë me rastin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Shans për një presidencë konsensuale, të cilin Rama e dogji në mënyrë të habitshme dhe pa asnjë prapavijë të qartë logjike. Rasti i zgjedhjes së Presidentit ishte kyç, sepse siç e dimë lidhet me një sërë emërimesh të mëtejshme, në shërbimet sekrete apo në Prokurorinë e Përgjithshme. Sot, Opozita do të kishte dhënë dhe do të mundësohej të jepte konsensusin për tri figura qendrore të Shtetit dhe me mandate shumëvjeçare:
Presidentin, shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, prokurorin e Përgjithshëm, zgjedhur falë ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, me shumicë të thjeshtë 50+1.
Rritja e peshës politike të Ilir Metës pra, apo e të ashtuquajturit Poli i Mesit, krijon përmes “instabilitetit” potencial, një garantizëm demokratik më të madh dhe gjithnjë e më të domosdoshëm, në klimën e zgjedhjeve të përgjithshme që po afrojnë me shpejtësi marramendëse.
Mund të ketë mjaft nga ata, e në të vërtetë janë të shumtë ata politikanë profesionistë, që nuk e duan Metën. Por i shprehin bujarisht dashuri publike apo dashuri mesazhesh, sepse u duhet Meta. Dhe kjo dukuri, si dhe dihet, shfaqet Djathtas, po aq sa edhe shfaqet Majtas.
Kjo “mosdashuri” shpesh reale, por që shfaqet si afeksion hipokrit i fasadës, dihet dhe perceptohet fare mirë nga eksperienca tanimë e gjatë politike e Ilir Metës.
Çështja është se sa dhe se si, e kjo është edhe një dilemë reale e kryetarit të LSI, se sa dhe se si pra, do të mund të shndërrohet kjo rrethanë në një kapital të vlefshëm politik.
Sigurisht, pikësëpari kjo është puna e Ilir Metës dhe jo puna jonë.
Por Interesi Publik ka edhe ai interesat e veta nga kjo zgjedhje që ai do të bëjë në këtë mesele. Me vëmendjen e përqendruar ndaj veprimeve të tija të pritshme dhe të rëndësishme politike, Interesi Publik ka nevojë për një LSI sa më të pavarur dhe sa më kushtëzuese në favor të interesit të përgjithshëm pra, për më shumë zëra vendimmarrës e, për pasojë, për më shumë demokraci reale dhe direkte.
Në dorën e Ilir Metës nuk është vetëm “kandari”, që sjell apo përmbys fitoret, por edhe shëndeti i demokracisë shëndetligë shqiptare, që shpesh e më shpesh është peng i monopoleve të kudondodhura dhe i kontrollit asfiksues të jetës mediatike në Vend.Si do ta përdorë këtë kapital politik dhe këtë pozicion të favorshëm antikastë dhe antiarrogancë Ilir Meta?
Këtu dhe fle edhe lepuri, siç thotë populli, por edhe ujku.
Të dy në të njëjtin “shtrat” ose në tryezën e punës së Metës.
Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/03/11/ne-doren-e-ilir-metes/#ixzz2NJwKrLv6