Ka dy ditë të mira që shtypi ynë është fokusuar i tëri te një rob i quajtur Ardian Prrenjasi, i arrestuar dhe i paditur për pedofili e për vrasje fëmijësh. Nga policia dhe organet e hetimit kanë dalë lajme, të cilat na bëjnë me dije se i dyshuari për vrasës pedofil ka pranuar me gojën e tij një numër krimesh, të cilat janë njëmend tronditëse, gjë që përligj gjithë interesin mediatik që është vënë re dje dhe sot.
Ardian Prrenjasi është pa frikë – gjithmonë, nëse ato që thuhen në adresë të tij janë të vërteta, e gjasat janë që të jenë të vërteta – një personazh që vetvetiu bie në sy, e dallohet nga të tjerët, në kronikën njëzetvjeçare të kronikës së zezë të gazetarisë shqiptare. E duhet thënë se nuk bëhet fjalë për një kronikë të varfër; përkundrazi është një kronikë e pasur me ngjarje e personazhe, që dellin prej delinkuenti na e kanë shfaqur në mënyrat më mizore e më laramane të mundshme, aq sa autorët e librave triller nëpër botë s’do të bënin keq që herë pas here të bënin ndonjë xhiro këtej nga zyrat e policisë gjyqësore e të prokurorisë në Shqipëri, ku do të kenë rast të lexojnë fabula krimesh, e të njohin autorë krimesh, që si zor t’ua prodhojë fantazia.
Ja raportimet e gazetarëve, bazuar në dëshmi të njohurish, të afërmish e hetuesish, flasin për një Ardian Prenjasi, brenda të cilit rrinë pa asnjë konflikt një dr.Jecyll e një mr.Hyde. Prrenjasi ka qenë deri në momentin e arrestimit një burrë që s’binte në sy për asgjë të keqe, që “luante domino me pleqtë e lagjes”, që “nuk e ngrinte zërin kurrë edhe kur të tjerët grindeshin në lojë e sipër”, që “ishte shumë i sjellshëm e i rregullt”, që “shkonte në punë, e ikte nga puna, fiks në orarin e duhur” etj., (të gjithë ata që e kanë njohur në rrethana normale flasin si për një njeri të urtë e të paqtë, shkurt si për një dr.Jecyll), dhe nga ana tjetër kemi provat, e deponimet e tij, që na thonë se ai ishte në gjendje të kryente një krim rrëqethës me po atë qetësi që ndizte një cigare, dhe se ai s’e ka për gjë të flasë fare ftohtësisht për krimet e kryera, dhe për viktimat që janë fëmijë 10-11-vjeçarë (e kështu, për t’i qëndruar paraleles me personazhet e Stevensonit, ky është Prrenjasi në versionin “mr.Hyde”). Është e kuptueshme pra pse gazetarët janë fokusuar te ky personazh i botës së krimit. Por ka diçka morboze në këtë fokusim, që t’i bën raportimet e gazetave një “horror” më vete. Pothuaj të gjitha të përditshmet e kishin pedofilin në titujt e tyre kryesorë të faqeve të para, dhe titujt me germa të stërmëdha ishin shoqëruar me foto të tijat gjithashtu të stërmëdha. Te disa gazeta, titulli kryesor, tok me foton e Prrenjasit, zinin një hapësirë që ish më shumë se gjysma e faqes. E sikur të mos ish mjaft kjo, te titujt “ulërinin” fjalët apo frazat “pedofil, monstër, manjak, kokë fëmijësh e hedhur në plehra etj”.
Ka të tjerë që nuk shohin asgjë morboze në këtë mes, e që janë të mendimit se ky është një lajm që e ka hak këtë hapësirë, e që duhet dhënë bash kështu si është dhënë. Nuk është çudi që këta të fundit të jenë në rregull me logjikën e qëmtimit të lajmit, dhe me logjikën gazetareske e profesionale të ndarjes së hapësirave për lajme të ndryshme, por ajo ndjesia “horror”, që unë shpresoj të mos jetë vetëm e imja, do duhej t’mos na lejonte t’i sterrosnim për fare faqet e para.
Sikur të mos mjaftonte kjo, kish tituj të tjerë “të sterrosur e plot ngarkesa të dyshimta” teksa raportohej në faqet e brendshme, siç ishte ai i një gazete, ku thuhej se “manjaku Ardian Prrenjasi ka qenë homoseksual qysh në fëmijëri”, gjë që kriminalizon kot më kot homoseksualët en bloc (boll i urrejnë homoseksualët për faktin që janë homoseksualë, por tani dashkan t’i shohin vetvetiu e apriori edhe si të ligj, kriminelë, pedofilë, shtriganë, e ku di unë). Më tej, binin në sy intervistat që u ishin marrë njerëzve që e kanë njohur të arrestuarin, dhe pothuaj të gjithë nxirrnin nga goja shprehje të llojit “të varet në mes të qytetit, e të bëhet shembull” (kjo pretencë vihet në gojë “të banorëve” të Prenjasit), “do ta kisha vrarë me duart e mija, po ta dija se ç’njeri ishte” (personi që i kish dhënë apartamentin me qira), “është krim që një person i tillë të mbetet gjallë” (komshiu), “duhet varur” (komshia), “të varet; sikur ta kisha përpara vetëm për pesë minuta, unë do ta vrisja me duart e mia” (Besnik Prenjasi, vëllai), “të vritet” (e ëma), “të varet në mes të qytetit” (prapë vëllai), “të varet në mes të Tiranës” (motra, Zana Prenjasi), “do ia puth këmbën e dorën atij që do ta vrasë atë, që s’mund të quhet vëllai im” (prapë motra) etj.
Tani, një vrasës pedofil është një vrasës pedofil, e në këtë pikë nuk ka asgjë për të diskutuar, por ka diçka që nuk shkon edhe te ky kor njerëzish, që do të donin ta vrisnin vetë robin që ka rënë në pranga e që është në duar të organeve të rendit e të drejtësisë, t’ia hapnin varrin me duart e tyre, të nxisnin të tjerë për ta varur në qendër të qytetit etj., etj. Këtë apel a dëshirim për vrasje e varje të të dyshuarit për pedofili e për vrasje fëmijësh nuk e bën një, as dy, as tre vetë, por të gjithë, nga komshia deri te nëna e të paudhit. E të krijohet përshtypja se ky reagim nuk është reagimi më i parë që u vjen në mendje; jo, është dhe reagimi i vetëm që u formulohet në tru. Mund të mjaftoheshin të thoshin “ky krim më ngjeth mishin”, ose “shteti duhet të rrisë sigurinë”, ose “policia duhet të mos lërë njerëz të tillë në xhiro”, ose “është faji i gjykatës dhe i prokurorisë, që nuk e kanë dënuar këtë kriminel më përpara, për krime të provuara” etj., por shprehje të tilla, edhe nëse dëgjohen, pasohen se s’bën jo vetëm me dëshirën e padurimin për ta parë të vdekur, të therur, të varrosur, por edhe me gjakimin për të dalë e për të luajtur në vetë të parë rolin e boia-s së momentit, e për t’i futur gjithë qejf një koqe plumbi, a një sëpatë pas qafe.
Nuk kuptohet se ç’është kjo dëshirë e maní kolektive për t’u përballur në mënyrë kriminale me një krim e me një kriminel, ç’është kjo gatishmëri për të marrë përsipër ca punë të ndyra (siç është vrasja), në një kohë që kemi rënë dakord t’ia lëmë në dorë shtetit t’u tregojë vendin atyre që vrasin. Nuk kuptohet, gjithashtu, sesi është e mundur që edhe janë kaq të tronditur nga vrasjet që ndodhin, sidomos nga këto të kryera nga ky pedofil (është vënë re këto dy ditë një tronditje e madhe, në fakt), edhe janë në të njëjtën kohë të gatshëm të vrasin fare pa të keq, aty për aty, pa asnjë brerje ndërgjegjeje, shí si të jenë njerëz të stërvitur e të prerë për të vrarë. Por nuk është vrasja që i trondit, me ç’duket. Është vetëm e thjesht natyra e viktimës që ua ngjeth mishin. E kështu, mjaftoka pak përdëllim për viktimat e një vrasjeje që të shkohet pa asnjë problem deri te një vrasje tjetër; mjaftoka pak përdëllim për ta legjitimuar këtë yrysh vrastar kolektiv për të vrarë vrasësin, për të harruar që është vrasje gjithsesi, veçanërisht kur dëshirohet e tentohet të kryhet nga njerëz dosido, që veç të vrasin nuk e kanë për detyrë, sado të përdëllyer të jenë.
Ne gazetarët do të bënim mirë të mos ia vinim kujtdo diktofonin te goja në rrethana të tilla; e nëse ndodh që të gjithë japin të njëjtën përgjigje e demonstrojnë të njëjtën gatishmëri për të vrarë (nuk ka mundësi; përndryshe, do të ishim thjesht një sekt vrasësish), do të bënim mirë që t’mos i zbardhnim germë për germë deklaratat e tyre, a thua se janë deklarata të Papës së sapozgjedhur.