Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Mos ti ikim kesaj tragjedie!

Shkruar nga: Aleksandër Çipa  
Botuar më: 12 vite më parë

Aleksandër Çipa
Mos ti ikim kesaj tragjedie!

Tragjedinë e pazbuluar ende si subjekt të plotë të zhdukjes së 11-vjeçarit J.Çela, mediat tona nuk duhet ta nxjerrin jashtë vëmendjes. Klithma e padëgjuar e atij fëmije, por sidomos tragjedia dhe makabriteti që u zbulua pas arrestimit të A.Prenjasit, të cilin në shumicë mediat tashmë e kanë shënjuar si “monstrën e Laprakës”, janë vërtet një tmerr i fshehur social në shoqërinë tonë. Minoreni i zhdukur Çela, është një shpend që këlthet egër në këtë anarki dhe shprishje morale të shoqërisë sonë. Po ngjet tamam si në atë poezinë e Ilirjan Zhupës: “Një shpend që këlthet nëpër erë/ nuk është shpend,/ është Njeri/ As jemi të gjithë nga pak,/ në klithmën dhe vrullin e tij?!”

Klithma e tmerrshme, e mistershme dhe ende e pazbuluar konkretisht e minorenit 11-vjeçar, është një tragjedi së cilës mediat dhe opinioni ynë nuk duhet t’i ikin. Nuk i iket një tragjedie të tillë, sepse atë nuk e zbuluam ne dhe për detyrim të vetin, nuk e zbuloi shteti. Ajo zhdukje u zbulua kur pranë saj po ngjante një zhdukje tjetër e radhës, ajo e një fëmije tjetër. Në këtë mënyrë, tragjikisht do të përjetonim zbulimin e një tragjedie, për shkak të ndodhjes së një tragjedie tjetër. Ose edhe mund të ishin groposur të pazbardhura fatalisht të dyja, në pritje për t’u zbuluar më pas nga një tragjedi tjetër fëmije e radhës.

Për këtë shkak, tragjedisë së 11-vjeçarit Çela le të mos i ikim, të mos i ndahemi. Në subjektin e pazbardhur të saj, nuk është përjetimi dhe dhimbja fatale e një çifti prindërish apo familjarëve të tjerë. Jo, në thelbin e asaj tragjedie të pazbardhur, fshihet një bërthamë me “bërthamëza” tragjedish të ardhme, pse jo edhe të fshehura me dashje dhe pa dashje.

Tragjedia e pandodhur e 10-vjeçarit, prej të cilit u zbulua dhe u kap monstra dhunuese dhe gjakmarrëse e fëmijëve të pafajshëm, është në vetvete një pjesë realiteti në të cilin jemi shembur si shoqëri. Është një shembje së cilës nuk po i përgjigjemi as me reagim dhe fatalisht, as edhe me denoncim të mjaftueshëm. Janë pjesëza që mbulojnë realitetin fatal ku jetojnë familjet e margjinalizuara, por më së shumti edhe raportet negativiste të një jete me papërgjegjshmëri të shumta sociale, familjare dhe institucionale. Jemi si asnjëherë tjetër në atë konstatimin për kaq shumë tragjedi në kaq pak Shqipëri.

Për shumë arsye të sotme, por më së shumti të nesërme, kësaj tragjedie komplekse nuk duhet t’i ikim. Mediat edhe më shumë le t’i shërbejnë informacionit kërkues për 11-vjeçarin e vrarë, sipas monstrës. Deri në fund duhet t’i shkojnë kërkimit institucionet e hetimit dhe ndoshta është momenti që Prokurori i Përgjithshëm të investohet për një aktivizim strukturash të posaçme investigimi dhe hetimi. Sepse në këtë tragjedi fëmije, ka të mbështjellë një mjegull misteri vrasjesh e dhunimesh maniaku dhe një dhimbje të paqetueshme familjarësh e prindërish. Kjo tragjedi ka vrarë krejt opinionin publik, por më së shumti ka tronditur shoqërinë se deri në ç’modele ka zbritur tragjizmi i tranzicionit social në Shqipërinë e sotme. Fëmijës së zhdukur duhet t’i gjendet gjurma, pasi në këtë mënyrë, ne si shoqëri dhe shtet, kemi gjetur së paku provën minore të reagimit dhe të vlerësimit të autorësisë dhe autorësive të ndyra e të tmerrshme të këtyre tragjedive. Kjo tragjedi e pazbardhur meriton një investim kërkimor, ndoshta më shumë se qindra kërkime e hetime korrupsionesh dhe ngjarjesh, të cilat kanë lidhje me shpërdorimet e gjithëfarësojshme. Sepse, kjo tragjedi peshon si dhimbë poshtëruese për të gjithë, për gjithë “grigjën” e shprishur të kësaj shoqërie. Një dhimbë poshtëruese, për të cilën si etër dhe bij të radhës në këtë vend, në kohën e ardhme, do të ndiejmë vrasjen dhe turpin tonë. Në lot dhe vaj mund të mbesin ende për shkak të mosgjetjes, dy prindërit e 11-vjeçarit, por në harresë dhe injorim, mediat dhe ne gazetarët nuk duhet të lëmë tragjedi të tilla, të cilat zbulohen për shkak të tragjedisë së mundshme të radhës.

Monstra mund të çohet çdo ditë në Sharrë, jo për t’u varrosur, por për të sorollatur grupin hetimor, por në qendër të Tiranës dhe në banesat me aq shumë problematikë sociale të shoqërisë, është projektuar apo lehtësisht mund të ngjasë, një tragjedi radhe, e cila vret prindër e fëmijë dhe lë në shijen e plagës së përhershme një opinion e një vend. Dhe mjekësia, sipas Hipokratit, e ka të lashtë deduksionin: se plaga që lihet gjatë në një trup, gangrenizohet. Një shoqëri me shpirt përditshmërish të plagosur, është më shumë nën imazhet e së përmortshmes.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama