Para pak muajsh, Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka botuar librin “Rrugëtimi i shpirtit”. Është një bisedë e gjatë, “një muhabet” i hapur i Baba Reshat Bardhit, filluar në maj 2004 e mbyllur në janar 2011, diku afro dy muaj para se Baba Reshati të mbyllte sytë. Është një bisedë e ngeshme, ku Baba Reshati, i nxitur edhe nga pyetjet fort dashamirëse të Syrja Xhelajt, rrëfen rrugëtimin e tij jetësor e shpirtëror qysh në fëmijërinë e hershme. Botimi ka parë dritën nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Hirësisë së tij Haxhi Baba Edmond Brahimaj.
Në mungesë ende të një biografie të mirëfilltë për Baba Reshatin, ky botim merr një vlerë të shtuar për të njohur “më nga brenda” njërin nga personalitetet më të veçanta të Shqipërisë së 100 vjetëve të fundit.
Për Baba Reshatin, ashtu si për mbarë klerikët shqiptarë të brezit të tij të të gjitha besimeve, të cilët përfundimi i Luftës së Dytë Botërore i gjeti ende fëmijë, gjithçka ka qenë tmerrësisht e vështirë, tejet e mundimshme për trupin dhe për shpirtin e tyre. Pikërisht në moshën kur nis të formohet vetëdija e tyre njerëzore dhe ata zbulojnë te vetja, në shpirt, dritën e besimit, e cila do t’i udhëheqë në rrugën e jetës individuale e shoqërore, në vend ngulet përdhunshëm një regjim ateist, i cili i shpall luftë për jetë a vdekje Perëndisë e rrjedhimisht, nën zjarrin e kësaj lufte do të jenë pareshtur të gjithë ata që duan të ndjekin zërin e Perëndisë e jo doemos zërin e Partisë.
Baba Reshati me “Rrugëtimin e shpirtit” të tij mbetet një shembull thellësisht domethënës i një Shqipërie tjetër, e cila natyrshëm ngjan të jetë Shqipëria e vërtetë. Kjo Shqipëri nuk dukej asgjëkund në pllakatet lulelajle të regjimit të kohës, siç nuk shfaqet as sot pothuajse fare në qindra e qindra librat me kujtime të atyre që pësuan drejtpërdrejt mbi lëkurë dhunën e diktaturës.
Shqipëria, së cilës i kushtoi jetën Baba Reshati, nuk është as krejt e bardhë, siç do t’i kishte pëlqyer Enver Hoxhës të ishte, nuk është as sterrë e zezë, siç ka mbetur në kujtesën e më të munduarve. Kjo e Baba Reshatit është Shqipëria e përjetshme, e cila vetëm si e tillë ka mbijetuar. Baba Reshati tregon me një çiltërsi prej shenjtori se si në teqenë e Drizarës vinin për të marrë uratën e Dede Ahmet Myftarit njerëz nga e gjithë Shqipëria. Më të shumtët ishin njerëz të thjeshtë, pa lidhje të veçanta dashurie, as urrejtje, me regjimin. Por kishte midis tyre edhe të persekutuar deri në kockë nga lufta e klasave, siç kishte edhe shërbëtorë të zellshëm të regjimit, miq të afërt të Mehmet Shehut e të Kadri Hazbiut apo deri edhe oficerë në grupin e rojave të vet Enver Hoxhës. Baba Reshati i përmend me emër e mbiemër, duke nderuar kështu njësoj dhimbjen e tyre si besimtarë.
Ata vinin kryesisht natën për t’i shpëtuar sadopak “syrit vigjilent” që përgjonte teqenë. Në Drizarë, një fshat i thellë i Mallakastrës, Dede Ahmeti, bashkë me të edhe Dervish Reshati, ishin të internuar në sajë të një bashkëpunimi të ngushtë të Sigurimit me disa gjyshër e baballarë brenda Kryegjyshatës Bektashiane. Baba Reshati e rindërton këtë tablo komplekse të shoqërisë shqiptare të kohës me një gjuhë të thjeshtë që i shkon së vërtetës. Sepse vetë Baba Reshati ishte i vërtetë në jetën dhe përkushtimin e tij, pavarësisht rrethanave. Ai i vërtetë do të ishte edhe në testamentin e tij.
Baba Reshati ishte gjithë jetën i vërtetë me të tjerët sepse ai ishte para së gjithash i vërtetë me veten e tij, me besimin e tij. Ai nuk u shty dot të shkelte mbi veten e tij, mbi besimin e tij as nga joshjet, as nga kërcënimet e madje as nga dhuna fizike nëpër zyrat e errëta të policisë. Ai ishte i bindur se me sjelljen e vet të durueshme, por pa lëshime ndaj së keqes, nuk po bënte asgjë më shumë veç detyrës së një bektashiani të mirë. Por, virtytet e tij të larta si bektashian i mirë nuk spikatin vetëm në përballje me të keqen. Baba Reshati nuk e hoqi kurrë veten si një teolog i bektashizmit, pavarësisht se u ngjit në majat e drejtimit të këtij komuniteti dhe e udhëhoqi atë në periudhën më të vështirë të historisë së tij 800-vjeçare. Kjo periudhë përkon me rikthimin për shqiptarët të së drejtës universale të besimit.
Dhe bektashizmi shqiptar, ashtu si edhe besimet e tjera, duhej ringjallur nga hiri i vet, qoftë në zemrat e shqiptarëve të lodhur e qoftë duke ringritur rrjetin e rrënuar të teqeve e të vendeve të tjerat të kultit. Për Baba Reshatin dhe ata që e ndoqën në këtë rrugë, ringjallja e bektashizmit në zemrat e shqiptarëve të lodhur do të thoshte ringjallja e bektashizmit tradicional shqiptar, ku dashuria për Zotin është e pashkëputur nga dashuria për atdheun, një dashuri kjo që e lidh ngushtë bektashizmin shqiptar me bashkatdhetarët e besimeve të tjera. Fakt është se Baba Reshati ia arriti qëllimit të vet të lartë. Kur mbylli sytë para dy vjetësh, Kryegjyshata Botërore Bektashiane e kishte marrë përsëri gjithë shkëlqimin që meritonte në sytë e besimtarëve të vet, por edhe të mbarë shqiptarëve kudo janë, si edhe në sytë e të gjitha besimeve të tjera në Shqipëri e jashtë saj.
Vlen të përmendet me nderim të madh edhe lidhja e pathyeshme e Baba Reshatit me udhërrëfyesin e tij shpirtëror, Dede Ahmetin. Unë nuk di ndonjë shembull tjetër të ngjashëm në jetën e klerikëve shqiptarë, të çfarëdo besimi të kenë qenë ata. Është një lidhje e mirëfilltë e apostullit me mjeshtrin e vet. Apostulli (Baba Reshati) është djalosh fare i ri, – nuk i ka mbushur ende njëzet vjet, – kur merret nën kujdes nga mjeshtri (Dede Ahmeti). Dhe nuk do të ndaheshin më kurrë në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale pavarësisht brigjeve të ndryshme, ku do t’i përplasnin furtunat e rrepta të jetës.
Në periudhën kur Dede Ahmeti ishte i internuar në Drizanë, Baba Reshati, me vullnetin e vet të plotë, e kishte ndjekur qysh ditën e parë, duke bërë edhe ai jetën e të internuarit. Madje fizikisht e materialisht edhe më rëndë se vetë i internuari kryesor. Ai ishte natë e ditë, i palodhshëm, në shërbim të udhërrëfyesit të tij shpirtëror. U mor vesh se po përgatitej arrestimi i Dede Ahmetit. Ai kërkon ta largojë nxënësin e tij për ta shpëtuar nga kjo bela e madhe, që nuk e kishin hak as njëri, as tjetri. Por Baba Reshati, i cili nuk ishte ende as tridhjetë vjeç, nuk pranon të largohet.
- Aty do të vij edhe unë me ty, – i thotë. – Nuk të lë vetëm. Edhe në qeli do të më kesh te koka.
Vokacionin prej apostulli Baba Reshati duhet ta ketë pasur të lindur. Ai kujton po ashtu me adhurim e mirënjohje edhe hoxhën e fshatit të tij të lindjes, Lusnën e Kukësit, i cili e ndihmoi në fëmijërinë e hershme të zbulonte brenda vetes besimin, siç kujton me respekt të thellë edhe mësuesit e vet në Medresenë e Tiranës. Ky vokacion prej apostulli duket se ka qenë një veti shpirtërore e rrënjosur mirë në karakterin e Baba Reshatit, aq sa ka përcaktuar deri në fund të gjithë sjelljen e tij.
Në botimin që na ka lënë, e të cilin Baba Reshati e ka folur duke qenë në majën më të lartë të autoritetit, – Kryegjysh botëror i bektashinjve, – ai shmang, megjithatë, me kujdesin më të madh çdo tundim protagonizmi dhe, me përulësinë e një apostulli, i përvetëson dhe pastaj shpërndan përreth urtësitë e Librit të Shenjtë si dhe mësimet e bektashinjve paraardhës, qofshin ata shqiptarë apo jo. Krejt si një apostull, Baba Reshati e fsheh unin e vet dhe nxjerrë përpara si një energji të paasgjësueshme fjalën dhe përvojën e etërve të vet shpirtërorë. Dhe dallohet aq i sinqertë në këtë sjellje, duke madhëruar veten e duke i bërë nder bektashizmit shqiptar. Lum ai për forcën e tij!