Sikurse e shohim përditë, politika jonë ka plot e plot mëkate. Është konfliktuale, hatërmbetëse, nervoze, shumë herë zemërngushtë dhe me horizont të cunguar. Shumë herë të tjera është treguar hipokrite, duke u betuar e përbetuar për ideale dhe duke i shkelur e para ato. Të gjitha këto i dimë, i shohim përditë, depërtojnë ndër shtëpitë tona nëpërmjet mediave, në të shumtën e rasteve edhe pa trokitur fare.
Megjithatë do të ishte e padrejtë sikur politikës t’i mveshim të gjitha mëkatet e mundshme. E para, sepse politika jonë nuk është gjë tjetër veçse produkt i yni, pra i popullit shqiptar dhe e dyta, sepse në disa fusha ajo në këta 20 vjet ka arritur rekorde të vërteta. Njëri prej këtyre sukseseve është sofistikimi i paparë i qëndrimeve (në kuptimin e pozicioneve fizike) që marrin liderët tanë politikë kur i drejtohen publikut, në salla të mbyllura, para kamerave, apo ndër sheshe të hapura.
Pozicioni më i përdorur është qëndrimi në këmbë dhe vetëm, pa njerëz të tjerë rreth e rrotull. Njësoj sikur të dojë të dëshmojë një lloj qëndrese, si një pemë që nuk pyet për stuhinë. Pozicioni në këmbë u bën me dije të tjerëve se lideri nuk varet prej askujt. Ai është atje në këmbë, solid, vetëm, pa qenë i ndikuar nga askush, madje as nga vetë pushteti i tij. Liderët që përdorin pozicionin në këmbë e dinë se ndaj masës së njerëzve duhet mbajtur një lloj distance. Sa më larg masës të jetë silueta e liderit që flet para mikrofonit, aq më shumë shtohet respekti i votuesve. Këta, të ulur me sytë dhe veshët të ngulur te siguria e liderit, duken edhe më të vegjël përballë politikanit. Jo vetëm kaq, qëndrimi në këmbë shpreh në mënyrë të tërthortë edhe një gjë tjetër. Qëndrimi në këmbë jep idenë e nisjes për diku, të sigurisë që ky njeri që po flet është i vendosur të niset përpara, se ai ka ende energji që nuk i ka shfrytëzuar tërësisht akoma.
Një tjetër pozicion që po shfrytëzohet gjerësisht këto ditë ethesh elektorale është edhe pozicioni ulur. Elias Canetti, me çmim “Nobel”, e ka përshkruar kështu këtë pozicion: “Kur rri ulur në një ndenjëse, njeriu përdor këmbë të huaja në vend të atyre dy këmbëve nga të cilat ka hequr dorë për hir të pozicionit të vet. Karrigia, me formën që e njohim sot, e ka zanafillën te froni, kurse ky i fundit nënkupton kafshë ose njerëz të nënshtruar që detyrohen të mbajnë sundimtarin. Katër këmbët e një karrigeje janë në vend të këmbëve të një kafshe: të një kali, të një gjedhi ose të një elefanti; ky lloj pozicioni ulur në ndenjëse të ngritur s’duhet ngatërruar kurrsesi me uljen përtokë ose me pozicionin galiç. Pozicioni ulur në ndenjëse ka pasur një kuptim krejt tjetër, ishte shenjë dallimi. Ai që rrinte ulur në këtë mënyrë zinte vend sipër të tjerëve, që ishin nënshtetasit dhe skllevërit e tij. Ndërsa ai rrinte ulur, ata duhej të qëndronin në këmbë. Lodhja e tyre nuk ngrinte peshë, halli ishte që të mos lodhej ai. Ai qe më i rëndësishmi, dhe nga kursimi i energjive të tij të shenjta varej mirëqenia e gjithë të tjerëve”. Tani, që shohim përditë debatet politike dhe propagandën elektorale, nuk e kemi shumë të vështirë të gjejmë se cili prej dy liderëve tanë kryesorë e përdor më shpesh këtë qëndrim gjysmëmonarkik të sqaruar mrekullisht nga Canetti.
I njëjti filozof thellohet edhe më tepër në këtë lloj pozicioni. Ai shpjegon se ndërsa ai që qëndron në këmbë tregon një lloj prirjeje për të lëvizur sa më parë, për të shkuar e për të kryer punët që ka marrë përsipër, pra idenë e lëvizjes së vazhdueshme, pozicioni ulur në një farë kuptimi, rrezaton një sens të qëndrueshmërisë, të kohëzgjatjes, të sigurisë, të idesë se do të qëndrojë në atë karrige edhe për disa kohë të mira. Mbase, ja përse ky është pozicioni më i preferuar i Berishës pas shumë vjet qeverisjeje.
Sikurse e thamë që në krye të herës liderët tanë politikë tashmë e kanë të gjithë përvojën e duhur që të studiojnë qëndrimet e tyre teatrale deri në detajet më të vogla. Secili prej tyre, sipas formimit, moshës, origjinës ka zgjedhur t’i drejtohet miletit sipas pozicionit që i shkon më shumë për shtat. Kjo mund të quhet një ndër arritjet e pakta të politikës tonë. I gjithë problemi është se ndryshe nga politikanët nuk kemi arritur ne vetë, si popull, që të kemi një qëndrim dinjitoz, në mënyrë që t’u tregojmë vendin horrave që vjedhin duke u veshur me pushtet, apo akoma më rëndë, atyre që vazhdojnë të luajnë në mënyrë cinike me ëndrrën tonë të madhe për demokraci.
Dashtë Perëndia që këtë herë në zgjedhjet e 23 qershorit më shumë se sa pozicioni i liderëve në këmbë apo ulur, të ketë më shumë peshë pozicioni i votuesve, dinjiteti i tyre. Për fat të keq, shumë herë kemi treguar se ndërsa liderët rrinin për qejf sipas pozicionit që kishin zgjedhur vetë, ne vetë shumë herë kemi qëndruar edhe në pozicione të pahijshme të tipit kutullaç sa për të marrë një shembull. Këtë herë është radha që pozicioni të jetë vetëm një, ai më dinjitozi.