Askush nuk e di se sa e vërtetë është kjo histori, porse edhe në mos qoftë kështu, atëherë është shumë e gjetur. Në SHBA, vetë amerikanët dëftejnë një barsoletë. Thuhet se NASA u vu në hall të madh kur astronautët e saj nisën të vërtiteshin me muaj të tërë në hapësirë.
Një nga gjërat që u duhej të bënin ishin edhe të mbanin shënime në një bllok të thjeshtë, teksa rrotulloheshin në hapësirat e ngushta të kabinave hapësinore. Mirëpo, kjo që neve poshtë në tokë na duket gjëja më e zakonshme në botë, astronautëve të shkretë, pionierëve të njerëzimit në kërkim të botëve të tjera, u dukej një bela e madhe. Me stilolapsat e zakonshëm boja nuk pranonte të binte poshtë mbi letër, ajo, si edhe vetë astronautët ngjitej lart! Një telash vërtet i paparë. Barsoleta vazhdon se NASA mobilizoi të gjithë njerëzit më të shkolluar të botës, profesorë hijerëndë me një barrë cv mbi shpatulla, duke i pyetur: Si të shpikim një stilolaps të aftë që të shkruajë në kushtet e mungesës së gravitetit? Dhanë e morën mjekrat e bardha të superpaguara, hartuan me qindra teori, provuan lloj-lloj materialesh e bojërash, porse nuk po ia dilnin dot mbanë.
Ndërkaq, NASA vazhdonte të harxhonte milionat e saj të dollarëve dhe përveç kësaj edhe kohën e vyer, që thonë se është flori. Kur puna u duk se po shkonte keq, financiarisht e kemi llafin, atëherë njëri prej drejtuesve u kujtua: More po dale, edhe rusët duhet ta kenë pasur të njëjtin problem, po ata si e zgjidhën? Atëherë, si u harxhuan edhe disa qindra mijëra dollarë më tepër – për të paguar spiunët, si u harxhua edhe shumë kohë e çmuar për të bërë mbledhje pas mbledhjesh, seminare dhe gjëra të ngjashme si këto, më në fund erdhi përgjigjja e duhur… Rusët s’e kishin vrarë mendjen fare për këtë punë. Ata u kishin dhënë astronautëve të tyre lapsa të thjeshtë me karbon nga ata që përdorin sot e kësaj dite fëmijët e fillores. Mjekrat e bardha ishin lodhur më kot duke filozofuar e filozofuar pa fund. Ndokush prej tyre edhe vetë kishte shkruar me laps teksa bënte algoritmet e gjetjes së stilolapsit hapësinor.
E thamë edhe më parë, kjo histori ka shumë gjasë që të mos jetë e vërtetë, por kjo në rastin tonë nuk ka edhe aq fort rëndësi. E rëndësishme për ne sot është që ne po ia ndërlikojmë jetën njëri-tjetrit në një mënyrë të ngjashme: Kemi në dorë lapsin e fillores dhe kërkojmë stilolapsin antigravitet! Kështu si po shkon demokracia jonë duket sikur ajo ëndrra, që të gjithë bashkë kemi thërritur në ’90, është një gjë fort e ndërlikuar. Është një sistem që ngërthehet ndër kulisa të pakuptimta për ne njerëzit e thjeshtë, një mekanizëm enigmatik një si lozhë masonike ku nuk të takon jo vetëm të bësh pjesë, por as edhe të pyesësh. Demokracia jonë është bërë si një vazo japoneze arti e shekullit XVI. Thonë se ekziston, porse atë nuk mund ta prekësh, lëre pastaj që ta shijosh! Është një mister që u takon të tjerëve, jashtëtokësorëve, delegacioneve që venë e vijnë, formulave enigamtike njësoj si në romanet e Dan Braunit, buzëqeshje vrastare që fshehin gracka të pakuptimta për ne të thjeshtët!
Në fakt, edhe ne e kemi një “laps” tonin. Puna është shumë e thjeshtë. Puna është se demokracia nuk do të thotë inat, mëri, hakmarrje, urrejtje, dhe mbase, ndokujt mund t’i duket si çudi, edhe nuk do të thotë sfidë, aq më tepër personale. Demokracia dhe të gjitha fetë monoteiste e reklamojnë këtë, qëkurse njeriu nisi të shkruajë tekste, do të thotë të dëgjosh tjetrin. Veshi është i pari dhe pastaj vjen goja. Të dëgjosh tjetrin nuk do të thotë të bëhesh servil, zvarranik, kompromisaxhi, dallaverexhi, e kështu me radhë. Të dëgjosh tjetrin në heshtje, me durim dhe me respektin më të madh është thelbi jo vetëm i demokracisë, por edhe i vetë njerëzimit. Çfarë ndodh me ne, që rrotullohemi njësoj si astronautë në hapësirë pa stilolaps. Ndodh që ne nuk kemi aspak ndërmend të dëgjojmë tjetrin. Ne e ditkemi se çfarë do të thotë ai, dhe pikërisht prandaj, kemi përgjigje para pyetjeve, kemi hamendësime para të vërtetës. Nuk bëjmë gjë tjetër veçse harxhojmë kohë dhe shpikim teorira të ndërlikuara pseudodemokratike, madje edhe i lejojmë vetes që të ëndërrojmë të jemi qytetarë të barabartë të Europës njësoj si një gjerman, apo si një danez!
Ne e kemi në mes tonë një “lapës” çfarëdo, porse ne kërkojmë atë që mungon në hapësirë. “Lapsi” me të cilin duhet të mbajmë shënim hapat tonë të dridhur mbi tokën lëvizëse të demokracisë duhet të shënojë në radhë të parë disa fjalë që ne kemi nisur t’i harrojmë: respekt në vend të urrejtjes, tolerancë në vend të syve të shqyer, miqësi në vend të kanosjes, bashkë në vend të veçmas, shërbim në vend të pushtet, zemërgjerësi në vend të zilisë, ideal në vend të makutërisë, dinjitet në vend të servilizmit dhe pastaj punë, punë, punë në vend të llafeve që i merr era.
Për fat të keq, tonin, të të gjithëve ne, ne kërkojmë ende stilolapsin në hapësirë, teksa ai i vjetri, gjysmë i ngrënë nga mprehësja e kohës është harruar me kohë mbi skrivanitë tona. Marka e tij është HB, Respekt.