“Çmimi që paguajmë nga indiferenca jonë është që pranojmë të drejtohemi nga të paaftët”. Platoni
Shkalla e të zhgënjyerve nga situata ekonomike e politike në vend, në një sondazh të ditëve të fundit, është në nivele tronditëse. 60% e të intervistuarve kanë deklaruar se do të parapëlqenin të largoheshin nga vendi. http://aiis-albania.org/
Agresiviteti i të bërit politikë, dëmtimi i sistemit të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, nepotizmi, krahinizmi dhe korruptimi në përzgjedhjen dhe promovimin e drejtuesve dhe anëtarëve të institucioneve kushtetuese dhe të administratës publike, janë ndër faktorët dominantë të humbjes së shpresës dhe rritjes së zhgënjimit për të ardhmen.
Ajo që konstatohet aktualisht me zhvillimet problematike në KQZ është vetëm maja e ajsbergut të problemeve që ka mosfunksioni i shtetit ligjor. Asnjë maxhorancë, sado e madhe të jetë ajo për nga numri i votave në Parlament, apo sado e brishtë të jetë ajo nga shpërbërja e saj në prag të zgjedhjeve, nuk e ka të justifikuar moralisht, politikisht dhe as ligjërisht që të përzgjedhë, të propozojë e të votojë në institucionet kushtetuese besnikët partikakë apo individualë.
Në çdo vend perëndimor maxhorancat e përdorin shumicën e tyre duke emëruar në mandatet kushtetuese ekspertë ose personalitete të fushave përkatëse. Në rast të kundërt, opinioni publik dhe debatet brenda Parlamentit, Kongresit dhe Senatit, nuk grupohet verbërisht sipas preferencës apo disiplinës partiake, por në detyrim të Kushtetutës së vendit. Këtu dallojnë demokracitë funksionale nga demokraturat apo demokracitë hibride.
Përzgjedhjet mbi bazën e besnikërisë individuale, partiake apo krahinore vetëm kanë përkeqësuar funksionimin e shtetit ligjor. Ato, duke mbështetur besnikët e paaftë apo të aftët e vetënënshtruar, i kanë dëmtuar rëndë këto institucione, e kanë armiqësuar ambientin politik, e kanë polarizuar, e kanë kontrolluar dhe e kanë sunduar nëpërmjet ngërçeve dhe krizave. http://www.state.gov/j/drl/rls/hrrpt/humanrightsreport/index.htm#ërapper
Ky nivel i lartë zhgënjimi qartëson se aktualisht kriza jonë më e rëndë është kriza e humbjes së shpresës, kriza e mungesës së perspektivës, është kriza që ushqehet nga dështimi i politikës.
Zgjedhjet e qershorit mund të kenë një impakt të rëndësishëm për të krijuar një ambient të ri social dhe politik. Ato mund të influencojnë pozitivisht ose negativisht të ardhmen, ato mund ta ulin ose mund ta bëjë akoma më vrastar zhgënjimin.
Ndaj, kredibiliteti i zgjedhjeve të 23 qershorit merr një rëndësi të veçantë, jo thjesht për të plotësuar disa standarde të detyrueshme për t’i konsideruar të lira dhe të ndershme. Jo vetëm për rëndësinë e madhe që do të kenë për kredibilitetin e qeverisë që do të dalë prej tyre. Jo vetëm për rëndësinë jetike që ato kanë për të mos u vetëpenguar më tej në rrugën drejt së ardhmes europiane. Por, mbi të gjitha, për t’u dhënë shpresë 60% të shqiptarëve se e ardhmja e tyre, e ardhmja e fëmijëve të tyre do të jetë realisht më e mirë në vendin e tyre, dhe jo në mërgimin e detyruar nga zhgënjimi i rritur.
Vendi mund të ndryshojë vetëm në qoftë se do të ndryshojë qeverisja e tij në çdo hallkë të tij. Ndaj duhet t’ua besojmë drejtimin e institucioneve kushtetuese, drejtimin dhe përbërjen e administratës publike më të mirëve, më të aftëve, më të përkushtuarve.
Të rinjtë shqiptarë nuk duhet ta humbasin shpresën e të vriten shpirtërisht në angazhimin e tyre për të mësuar më mirë, nga “pushtimi” i institucioneve kushtetuese nga militantët dhe besnikët individualë, krahinorë apo partiakë.
Te të rinjtë nuk duhet të mbisundojnë modelet dhe eksperiencat negative të promovimit në karrierë dhe në politikë në mënyrë spontane, nepotike dhe korruptive.
Të rinjtë duhet të kenë inspirim për të qenë më të mirët në shkollë dhe në angazhimin shoqëror dhe politik. Në rast të kundërt, ne do të kemi dëmtuar rrënjët e së ardhmes sonë.
Niveli i lartë i të zhgënjyerve është tronditës. Ai nuk lejon ta fshehim dështimin, i cili nuk ka si faktor bazë të shkuarën, por qartëson se sa të vështirë e shikojnë shqiptarët të ardhmen e tyre, bazuar edhe te dështimet e përsëritura të së shkuarës.
Të shkuarën nuk mund ta korrigjojmë, të ardhmen kemi për detyrë ta ndryshojmë.
Ta ndryshojmë duke filluar nga përzgjedhja, promovimi dhe mbështetja e drejtuesve të institucioneve kushtetuese, të përzgjedhjes dhe promovimit të anëtarëve të Parlamentit, anëtarëve të qeverisë, të të zgjedhurve në pushtetin vendor. Të përzgjedhurve në administratën publike nga niveli më i ulët deri në nivelin më të lartë.
Në rast të kundërt, numri i të zhgënjyerve rritet, sigurisht nuk do të ketë më valë të zhgënjyerish që do t’u drejtohen anijeve, avionëve apo pikave kufitare, por do të ketë gjithnjë e më shumë të zhgënjyer të painteresuar për zhvillimet politike. Do të kemi pak qytetarë e votues aktivë dhe më shumë përfaqësues të paaftë, abuzivë e arrogantë që do të mbisundojnë administratën publike dhe institucionet kushtetuese.
Rrezikohemi të kemi më shumë neodiktaturë dhe më pak demokraci, më pak liri politike, ekonomike dhe më shumë pushtet ekonomik e politik të përqendruar në pak individë të gjithëpushtetshëm.
Rrezikohemi që të mbetemi për një kohë gjithnjë e më të gjatë në vlerësimin real të përcaktimin si demokraci hibride (http://pages.eiu.com/rs/eiu2/images/Democracy-Index-2012.pdf ), ku ndërluftojnë prirjet e opinionit publik për më shumë demokraci me ato të maxhorancave arrogante korruptive që mbijetojnë duke i shtypur në mënyrë sipërfaqësisht të moderuar liritë tona. Janë përkeqësuar liritë për t’u shprehur, liria për të votuar me vullnetin e lirë, dhe jo të deformuar nga premtimet apo blerja e votës, është në përkeqësim liria e pronës dhe liria nga korrupsioni.
Ja pse janë kaq të rëndësishme zgjedhjet e 23 qershorit. Ato do të përcaktojnë nëse ne do të kemi më shumë shpresë apo më shumë zhgënjim për të ardhmen tonë. Ato do të ndikojnë për një periudhë jo të shkurtër në qoftë se do të kemi më shumë votues apo më pak, do të kemi më shumë angazhim qytetar nga sa më shumë shqiptarë, apo do të jemi në gjendje apatie qytetare dhe të dorëzuar përballë zhgënjimeve të rritura.
Në rast se do të kemi më pak votues dhe më shumë të zhgënjyer, atëherë do duhet të rikujtojmë çdo ditë mesazhin e Platonit, i cili mijëra vite me parë na ka paralajmëruar se “çmimi që paguajmë ne nga indiferenca jonë është që pranojmë të drejtohemi nga të paaftët”.