Mirëpritja publike e kandidimit tim si kandidat i pavarur në komunitetin, rrethin dhe qarkun tim të lindjes, më ka vendosur para një detyrimi të jashtëzakonshëm. Por ky veprim politik nuk ishte një rrufe në qiell të pastër, as kapriço për protagonizëm, as ëndërr për karrige.
Çdonjëri prej nesh e ka më të lehtë të jetojë nën një qiell pa bubullima dhe t’i realizojë ëndrrat kolltukore me bindje, nënshtrim dhe shërbime ndaj liderëve, edhe kur ato janë kundër së mirës publike dhe interesave të komunitetit dhe qytetarëve. Por në karrierën politike unë nuk kam zgjedhur asnjëherë rrugën më të lehtë. Përkundrazi, i kam hyrë detit në këmbë dhe jam përballur me sfidat edhe atëherë kur fitorja dukej e pamundur. Edhe kur nuk kam arritur të fitoj, kam mësuar nga humbja. Edhe kur sfidat i kam fituar, kam mësuar dhe do të vazhdoj të mësoj nga fitoret.
Dëshiroj të ndaj me lexuesin disa përpjekje të miat të hershme për nxitjen e një debati politik për emergjencën e një procesi rigjenerues në partitë politike. Sepse standardet e drejtimit të partive bëhen shëmbëlltyra e demokracisë. Ashtu sikundër antivlerat e ngritura në sistem helmatisin procesin, standardet dhe institucionet demokratike.
Gjatë debateve dhe komunikimit me publikun, ideja e kufizimit të mandateve, që e prezantova në vitin 2009, në fillim u duk tabu. Pavarësisht ftohtësisë, madje armiqësisë me të cilën u prit ky propozim në sulltanatet e politikës shqiptare, unë i qëndroj kësaj filozofie. Përfaqësimi politik apo qeverisës për individin mendoj se duhet të kufizohen në jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.
Afati maksimal i drejtimit të një force politike nuk duhet të jetë më shumë se tetë vjet. Edhe në rast të sukseseve politike, të fitoreve të zgjedhjeve vendore apo qendrore, asnjë përfaqësues politik nuk do të qëndrojë më gjatë se dy mandate të njëpasnjëshme në asnjë post partiak ose qeverisës. Një nga garancitë që demokracitë perëndimore të jenë funksionale është limitimi mandateve në funksionet drejtuese, edhe në rastet kur vota ta mundëson këtë gjë. Kryeministri Blair dha dorëheqjen si Kryeministër para përfundimit të mandatit të tretë, midis të tjerash edhe nga nevoja e brendshme që ndjeu për dinamizimin e partisë që drejtonte në zgjedhjet e ardhshme. Blair është një emër i madh i së majtës, nga i cili duhet të mësojmë si të drejtojmë demokratikisht, si të fitojmë betejat me veten dhe jo me rivalët, dhe natyrisht, edhe si duhet të qeverisim.
E shoh mjaft funksionale ndarjen e mandatit të ministrit nga mandati i deputetit. Kjo do të rriste numrin e përfaqësuesve politikë në sfidat politike. Do të rriste cilësinë e listave konkurruese dhe përmirësonte investimin në rritjen e kapaciteteve politike dhe qeverisëse të partive.
Rishpërndarja e pushtetit politik vendimmarrës duhet të fillojë që nga përzgjedhja e deputetëve dhe drejtuesve politikë të qeverisë vendore. Kjo përzgjedhje duhet të bëhet duke i dhënë pushtet real anëtarësisë së partive dhe transferimit të pushtetit në sa më shumë sektorë. Forumet drejtuese partiake duhet të ruajnë të drejtën që, vetëm për raste specifike, të vendosin për listën e kandidatëve. Rinovimi dhe freskimi do të sigurohej në rastet kur jo më shumë se 1/2 e anëtarëve të forumeve drejtuese mund të kenë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme. Gjithashtu, përfaqësimi në Kuvendin e Shqipërisë duhet të lejonte jo më shumë se 1/2 e anëtarëve të Grupit Parlamentar ekzistues me më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.
Ndërkohë, në rastin e humbjes në garat elektorale në nivel vendor, për drejtuesit politikë vendorë, si dhe në nivel parlamentar për drejtuesit e partive, duhet të ndërpritet automatikisht mandati i drejtuesit dhe të organizohen zgjedhjet e reja në parti. Drejtuesi humbës është normale që të përjashtohet nga e drejta e rikandidimit.
Asnjë person me mandat qeverisës, kryetar komune, kryetar bashkie, deputet, ministër, nuk mund të jetë njëkohësisht dhe drejtues partie në nivel vendor si kryetar partie i komunës, i bashkisë dhe i qarkut. Kështu do të moderoheshin pozicionet dhe do të përgatitej konteksti i duhur politik për të ftuar të tjerë mbështetës potencialë nga një rezervuar i gjerë simpatizantësh. Kjo do të inspironte pjesëmarrje aktive, do të nxiste përkushtime pozitive, do të krijonte akademinë reale politike nga përvoja e përditshme e gjallë dhe e gjatë në partinë politike.
Vlerësoni një vajzë ose djalë 15-16-vjeçarë që angazhohen gradualisht në aktivitete politike si anëtarë të forumeve rinore të partive. Në moshën 25-26-vjeçare ata kanë 10 vjet jetë aktive politike. Ata kanë mësuar duke implementuar artin e të qenit efektiv, punën në ekip, suksesin si pjesë aktive e grupit. Kjo do ta bënte më të meritueshme karrierën dhe më të plotë kredibilitetin e tyre drejt një karriere të mëtejshme politike.
Mandati i drejtuesit partiak duhet të përfundojë me fitimin e një mandati qeverisës, zgjedhjen deputet në Kuvendin e Shqipërisë ose me mossuksesin në fitoret elektorale. Këto modele nuk duhet të shihen thjesht si teknika, por si prova reale për demokratizimin e partive politike. Krijimi i hapësirave të reja nga ndarja dhe kufizimi i mandateve e gjallëron një parti, e bën atë më dinamike dhe më të suksesshme. Procesi duhet të ndodhë në mënyrë natyrore, duke eliminuar qejfmbetjet dhe grindjet nga të priturit gjatë në “listën e pritjes” për një mundësi promovimi, nga promovime të parafabrikuara apo të telekomanduara. Sa më të hapura e dinamike të jenë partitë, aq më e hapur e dinamike do të jetë shoqëria dhe jeta. Në këtë mënyrë do të ndërtojmë një shoqëri të mbështetur në institucionet e pavarura, të kontrolluara e të forta, dhe jo të individëve të gjithëpushtetshëm.
Përvoja botërore e ndërtimit të shoqërive dhe institucioneve demokratike tregon se këto të fundit janë thelbësore për demokracinë. Kontrolli ndaj shumicës dhe liderit mund të bëhet vetëm nëpërmjet institucioneve demokratike, jo nëpërmjet vullnetit individual apo marrëveshjeve. Jashtë kontrollit të institucioneve, individët mund të nisin qeverisjen dhe drejtimin politik duke premtuar thellimin dhe zgjerimin e demokracisë, por mund ta përfundojnë karrierën e tyre duke kufizuar ose dhunuar demokracinë, parimet dhe institucionet e saj.