Pas publikimit të listave nga ana e partive u vu re që vëmendja e të gjithëve u drejtua tek “risitë e çuditë” e listave të PS-së, dhe fare pak vëmendje pati, për të mos thënë aspak, për “risitë e çuditë” e listave të PD-së.
Unë vetë, me anë të një shkrimi në të nxehtë, u fokusova tek dukuria “Kokëdhima”, dhe te rasti “Malaj”, dhe as që më shkoi mendja të merresha me atë që ndodhte në listën e kandidatëve demokratë për deputetë. Të njëjtën gjë bënë dhe shumë kolegë të mi. Kolegët që “ushqehen në grazhdin e qeverisë” po se po; por me këtë anomali në kampin e opozitës u morën më së pari gazetarë që mezi po presin të rrëzohet kjo qeveri.
Për të qenë më konkretë, në të gjitha studiot televizive u fol për Kokëdhimën, ekskluzivisht për Kokëdhimën. Sikur denoncimi i “problemeve” me listat të ish i balancuar, d.m.th sa në njërin krah ashtu dhe në tjetrin, kritikat ndaj Kokëdhimës do të ishin gjëja më normale që mund të ndodhte. Këto kritika janë prapëseprapë logjike, por është mungesa e dëshirës për t’u marrë me dukuri të ngjashme në krahun e qeverisë që i evidenton këto kritika si një teprim. Dhe është për të ardhur keq që është kështu.
Personalisht, përveçse bëra shkrimin, kam pasur dhe raste të tjera, ku kam folur për të njëjtën gjë. Shkrimin e bëra se desha vetë. Ndërsa ndërhyrjet e tjera për të njëjtën temë i kam bërë se kanë dashur të tjerët, moderatorët e programeve televizive talk-show, të cilët u vunë në garë me sho-shoqin kush e kush të ndalej më shumë tek kjo çështje. E bukura është se për listat e PD-së nuk kam pasur rast të flas. Kam bërë ndonjë nënvizim telegrafik, teksa kam qenë duke folur për listat e PS-së, por asgjë më shumë se kaq. Nuk kam pasur ndonjë ngacmim a frymëzim për të bërë ndonjë shkrim, e në të njëjtën kohë, përveç një ftese të Bushatit për në programin e tij në “Vizion Plus”, ku folëm nja 5 minuta dhe për listat e PD-së, nuk kam pasur asnjë ftesë tjetër për të marrë pjesë në ndonjë debat televiziv lidhur me këtë çështje.
Dhe ka pasur motive sa të duash për t’u ndalur tek listat e PD-së. Ok, përfshirja e Kokëdhimës në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së është një gjë e qortueshme (për mua, për ato arsye që i kam thënë), por në thelb kjo ngjarje nuk përbën një gjë të paparë. Përkundrazi, përfshirja e sipërmarrësve në politikë ka kohë që ndodh. Kokëdhima mund të shihet si një sipërmarrës sui generis (pasi financon media, dhe ka qenë i lidhur me shumë fije me politikën aktive), por kjo nuk e bën atë një dukuri më vete. Ngado që t’i vish rrotull këtij argumenti, titulli i gjithë kësaj fabule është po ai: Një biznesmen bëhet deputet. Kaq.
Ndërsa në krahun tjetër ka ndodhur një gjë e paprecedent: “Tre deputetë të PS-së janë futur në listat e PD-së, ngaqë në momentin e fundit ata i kryen një shërbim Berishës: i dhanë votën, teksa në Kuvend po vendosej shkarkimi antiligjor i një anëtari të KQZ-së. Këta tre deputetë, socialistë të vjetër e të regjur (njëri syresh me rekorde të famshme e historike anti-PD) janë vendosur në vende të sigurta në listat e PD-së. Shkurt, ata socialistë, ashtu si nja 130 kandidatë të tjerë, mund të quhen qysh tani deputetë. Të Partisë Demokratike”.
Kjo është një nga ngjarjet më të shëmtuara në historinë e Shqipërisë postkomuniste. Por, siç thashë, pakkush është marrë me këtë fakt. Madje, edhe ndonjëri që është ndalur tek lista, nuk është ndalur tek kjo çështje; është ndalur më së shumti tek çështje të tjera, të cila janë më pak të rëndësishme se sa kjo “apostazi e sekondës së fundit”. I fundit ka qenë Lorenc Vangjeli, i cili ka shkruar për “Javën” një shkrim të vetin me titull “Rënia e madhe e Jozefina Topallit”, dhe aty zhbirilonte luftën midis klanit të Topallit dhe familjes së Berishës, që në fund, siç pritej, është fituar nga familja. Por Vangjeli e fillonte shkrimin duke bërë një nënvizim të saktë, dhe është kjo gjë që lidhet me çfarë unë po them: “Çfarë ndodh në Partinë Socialiste shihet me lupë edhe kur objekti është thjesht një qime, ndërsa për bëmat e Partisë Demokratike, edhe kur bëhet fjalë për trarë në sy, gjithçka kalohet me pak fjalë”. Shkrimi në fjalë, ku hamendësohet apo ‘dokumentohet’ zbythja e margjinalizimi përfundimtar i Jozefina Topallit brenda PD-së nën presionin dhe forcën e klanit të familjes Berisha, edhe mund të hajë diskutim apo të hidhet poshtë, por nënvizimi i tij brenda thonjëzave nuk duket se ka të sharë.
E pse kështu?, mund të pyesë ndokush. Pse vallë gazetarët, dhe të tjerët, paskan një prirje gati visherale për të parë qimen në “syrin” e Partisë Socialiste e për të bërë sikur nuk shohin traun në “syrin” e Partisë Demokratike? Për mua shpjegimi është i thjeshtë: ne kemi krijuar një double-standard në vlerësimet tona politike me fjalë të tjera, përdorim njësi matëse të ndryshme për të matur pesha të ndryshme (PS-në e PD-në).
Me sa duket, thellë ndërgjegjes sonë, Berisha është një gjë fuori serie, një gjë jashtë çdo standardi, e prandaj, çdo dëshirë a aspiratë sadopak e shëndetshme nuk ka kuptim të ngrihet mbi një paralele me të e me atë që ai përfaqëson. Thellë-thellë ndërgjegjes sonë, gjithashtu, ne kemi (na i ka qejfi të kemi) një pritmëri tjetër për opozitën. Ne bën vaki ta kemi këtë pritmëri edhe kur nuk e pikasim brenda vetes. Dhe është për këtë shkak më së shumti (them më së shumti, pasi nuk është vetëm double standardi në themel të kësaj dukurie; ka ca të tjerë që qëndrimet politike nuk i kanë prej double-standardit; fjala Artan Hoxha, Fahri Balliu, etj.) që njerëzit vënë lupën sa herë që gjykojnë opozitën, dhe se kanë një njësi matëse më vete për të vlerësuar e peshuar këtë të fundit. Do kish provokuar të njëjtën bujë si në rastin Kokëdhima, fjala vjen, futja e Aleksander Frangajt në listat e PD-së? Askush nuk e beson se do kish pasur bujë. Përkundrazi, do ish trajtuar si një gjë normale. Do ish bërë bujë, nëse Rama do fuste në listat e veta Sokol Olldashin, Dashnor Sulën dhe Rajmonda Bulkun? Bujë e çfarë buje! Pa frikë mund të thuhet se do të niste një luftë civile brenda PS-së. Dhe shkrepësen benzinës do t’ia vinim ne opinionistët.
Ky double standard nuk është se e nxjerr të larë PS-në, e nuk është se i nxjerr të kota nënvizimet kritike ndaj saj nga ana e shumë opinionistëve e analistëve politikë. PS-ja është një parti e sëmurë, dhe ky është një fakt që nuk zhbëhet nga double standardi. Por ky double standard, ndonëse vjen nga motivime të shëndetshme e ndonëse mund të lidhet me një dëshirë tonën “të fshehtë” për t’i përgatitur vetes një të ardhme pakëz më të mirë, mund të provokojë, megjithatë, një çoroditje elektorale që i vjen për osh Berishës e regjimit të tij. Dhe në fakt, efekti më i parë i këtij double standardi është teza, që tanimë dhe berishianët e kanë aq shumë për zemër: Berisha na e ka sjellë në majë të hundës, por edhe këta të tjerët nuk janë më të mirë.
Prandaj duhet pasur kujdes me double standardin. Sidomos, gjatë një fushate elektorale.