Këto ditë del në dritën e botimit libri i tretë i avokat Spartak Ngjelës “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”. Është pjesë e një cikli botimi gjigant për nga përmasat, (3 vëllime shumëfaqëshe) dhe për të shkruar një artikull rreth tij është një angazhim shumë shtypës.
Ka një kënd shikimi, megjithatë, që të nxit pak më shumë dhe që ngjan më i lehtë për t’u lëvruar. Libri s’mund të lihet pa u gjykuar nisur nga koha e botimit dhe nga ambicia e autorit për të rrëzuar përfundimisht tiraninë në Shqipëri, për fitoren e fluksit perëndimor, për ndërtimin e një shteti sipas masës së ligjit etj. Kjo ambicie e tij politikëbërëse, pikërisht kur libri po del në dritë, po rreket të testohet në publik nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare, ndaj refleksionet e shpejta rreth librit s’mund të mos mbajnë parasysh këtë moment të veçantë.
Në një gjykim të përgjithshëm, që vlen dhe për librat e tjerë, pjesë e korpusit të madh të veprës së avokat Ngjelës, duhet thënë se libri është unik për nga tërëqasja. Është unik si rrëfim në vetë të parë i historisë së afërt të Shqipërisë. Është unik për nga stili i këtij rrëfimi; unik për nga shikimi rajonal i ngjarjeve të Shqipërisë, dhe brenda kampit komunist i kësaj historie. Është unik për ambiguitetin e zhanrit: ai ngjan si ese akademike për nga pretendimet, për nga tezat që ngre për të shpjeguar këtë histori dhe protagonistët e saj; është memuaristikë, por dhe si e tillë nuk është thjesht kujtesë aktesh, por dhe kujtesë mendimesh të autorit në kohë reale, apo dhe pas faktit. Nuk ka rrëfim tjetër të historisë së Shqipërisë, as asaj të afërt dhe as asaj më të hershme në këtë unitet elementesh. Nëse s’do të ishte për nga përmasat e mëdha, me siguri që ky libër, më saktë kjo përmbledhje veprash, me unicitetin e vet në shikimin e historisë së afërt të Shqipërisë, do të kërkohej shumë nga botuesit perëndimorë. Por sot duket e pamundur që një lexues i këtyre vendeve të gjente kaq shumë kohë për t’ia kushtuar njohjes së Shqipërisë. Do të ishte mëkat ndërkohë që ai në një formë të mos binte në duar të tyre, ndërkohë që duket mëkat ama që ai dhe të shkurtohet apo të ngjeshet në formë të përmbledhur. Do të humbte vijimësinë. Në libër me gjithë vëllimin e vet të madh, me gjithë hapësirën e madhe që zënë reflektimet, nuk ka përsëritje, kështu që duket e pamundur të këputet qoftë filli i reflektimeve personale, qoftë shpjegimi i ngjarjeve shqiptare që ngjajnë të paracaktuara për shkak të njëfarë determinizmi të autorit.
Kjo pjesë e madhe e reflektimeve, e përsiatjeve, e gjykimeve, e rrafshit të teorisë së Ngjelës për shtetin, për institucionet, e rrafshit të sociologjisë politike apo e psikologjisë për politikën – ka autorë që mohojnë ekzistencën e psikologjisë politike, vërtet të habit me koherencën e madhe. Është tronditëse mungesa e përsëritjeve në gjykime veçanërisht, me gjithë punën e vështirë të një redaktori për libra si ky. Kjo do të thotë qartësisht se autori ka krijuar një sistem mendimi që është sa shumë personal, aq dhe i këshillueshëm për t’u konsideruar nga çdo rishtar ambicioz në politikë, i cili s’ka përjetime personale të kësaj pjese të historisë kombëtare. Ky sistem mendimi është sfidë ndërkohë për çdo individ jetëgjatë në politikën shqiptare, i cili i frymëzuar vetëm nga pragmatizmi, nëse ka cipë, s’mund të shfaqë publikisht gjykimet e tij, qëndrimet e tij, sepse do të kishte probleme të mëdha me koherencën, respektivisht me ndershmërinë. Kjo është arsyeja pse pak, pse aspak politikanë, përpiqen të shkruajnë kujtime në politikën shqiptare, një zhanër më i thjeshtë për dikë që ndërkohë merret me politikë aktive. Libri do të nxirrte cullak para publikut transformizmin politik të këtyre liderëve, gjykimet për personat që i kanë ndërruar shumë shpesh etj., etj.
Një koherencë kaq e madhe në një vëllim kaq të madh gjykimesh, mendimesh, për një periudhë që në histori nuk është kaq shumë e gjatë, tregon që jo thjesht në kuptimin e parmë të fjalës, Spartak Ngjela është dikushi që mendon gjatë, ka menduar shumë, ka menduar thellë, i ka sistemuar mendimet, i mban shënim ato në ditarin e akteve dhe mendimeve duke i përpunuar rregullisht. S’mund të themi në pikëpamje kuantitative se Ngjela ka menduar më gjatë, më shumë dhe më thellë sesa të tjerët, por ama shfaqja publike e këtyre mendimeve në formën e një vepre, e një korpusi veprash, e nxjerr atë në lozhën e historisë së mendimtarëve tanë kombëtarë të kohës së sotme. Është e jashtëzakonshme dhe aftësia zbërthyese apo parashikuese e ngjarjeve në analizën e Ngjelës. Edhe nëse ai zbërthim është bërë sot, dhe jo atëherë, kjo nuk e paragjykon analizën e Ngjelës dhe faktin se ai ka menduar shumë rreth ngjarjeve dhe personazheve.
Ngjela dhe letrarët e tjerë politikanë
Forma e zgjedhur e shpërfaqjes së unit, të personalitetit të Spartak Ngjelës, në një lloj vepre që përmban këtë ambiguitet në zhanër, na rrëfen diçka tjetër në historinë e tij personale. Jo vetëm personale, por dhe diçka që vlen në rrafshin krahasimtar. Si shumë politikanë që kanë jetuar dhe në sistemin e dikurshëm politik, në komunizëm, Spartak Ngjela ka kultivuar ëndrrën e të bërit shkrimtar. Pra ai ka bërë pjesë në aradhen e shkrimtarëve a poetëve të dështuar në ëndrrën e tyre. Ngjela ka tentuar në liri ndonjë sprovë letrare, por e ka braktisur shpejt atë. Dhe ka bërë mirë, sepse përndryshe s’do të kishte kohë të mendonte kaq shumë gjatë, të analizonte kaq shumë gjatë, sepse do të merrej me një lloj krijimtarie në të cilën, i pari, më i suksesshmi, është shumë larg. Me preferencën për këtë lloj krijimi ama (nëse këtë vepër do ta quajmë krijimtari), Ngjela i ka kapërcyer shumë prej bashkëkohësve të vet politikanë që kanë të përbashkët me të ëndrrën e shumë shqiptarëve për t’u bërë prozatorë, madje poetë, diçka që regjimi komunist e stimulonte shumë. Duke iu referuar këtij momenti të së kaluarës së politikanëve kryesorë, Berishës në veçanti, diku në fillim të librit, Ngjela flet për “përplasje midis moralit si drejtësi shoqërore dhe poetikës si dëshirë për pushtet”.
Ngjela në raport me shumë “krijues të tjerë politikanë”, duke kuptuar me këtë togfjalësh ata politikanë që kanë shkruar kujtime, ese etj., dallohet prej formimit të vet, i cili prej lëvrimit të mëhershëm të letërsisë ka marrë vetëm stilin. Ngjela ka një formim solid historik, jo thjesht të historisë si rrëfim të ngjarjeve të së kaluarës në mënyrë të vazhdueshme dhe sistemike, por dhe si disiplina në rrafshin teorik. Kjo bën që Ngjela të dalë jashtë paradigmës autoreferenciale të studimit të historisë së sotme të Shqipërisë vetëm brenda kufijve të saj dhe të shohë në mënyrë globale, me gjasë duke iu përmbajtur modeleve kompozicionale të historianëve më të preferuar prej tij. Ngjela në veprën e vet (në të tria vëllimet), i sheh zhvillimet shqiptare si të ndikuara gjerësisht nga zhvillimet e tjera në kampin komunist, në rajon, si komb në Serbi, duke ndërtuar paralele frymëzuese për imagjinatën e çdokujt.
Kështu ai i vendos këto zhvillime në koordinatat e duhura kohore dhe hapësinore. Janë frymëzuese veçanërisht thirrjet për ndjenjë patriotizmi, dhe trishtimi për mungesën e tij në shoqërinë shqiptare të viteve të para, dhe pse jo dhe të politikanëve të opozitës.
Ngjela ka epërsi në raport me rrëfyesit e tjerë dhe një pjesë tjetër të rëndësishme të formimit të vet: studimet për ligjin, për shtetin si institucion apo si grup institucionesh që kanë ligjin si masë të gjithçkaje. Kjo epërsi e bën Ngjelën të shpjegojë prej optikës së ligjit, të së drejtës në mënyrë jashtëzakonisht tërheqëse, i çliruar nga ndjenja e urrejtjes, gjendjen e amullt që kalonte Shqipëria pas vendosjes së pluralizmit, rrezikun e ndarjeve të reja ideologjike midis palëve, e pse jo të krijimit të një lufte të re klasash. Edhe idetë e tij për ndëshkimin e krimit komunist vetëm me ligj tingëllojnë aktuale sot kur Shqipëria, megjithëse në Europë, i ngjan Argjentinës për numrin e madh të të zhdukurve si pasojë e krimit të komunizmit.
Në rrëfimin e vet për historinë e shtetit dhe shoqërisë shqiptare, në veçse tre vjet, megjithëse në mënyrë koherente brenda tri vëllimeve, Ngjela i kushtohet me shumë pasion dhe ekonomisë, besnik i ideve të tij liberale, megjithëse ekonomia nuk ngjan se është pika e tij më e fortë në formimin e tij. Janë shumë të holla vëzhgimet e tij për fillesat e tregut në Shqipëri, për dollarin, për rolin e shkëmbimeve vullnetare etj., vëzhgime dhe refleksione me të cilat ai është marrë në një libër tjetër të tijin, ashtu si dhe shumë vëzhgime të tjera për forcën e lirisë etj.
Ngjela është dhe filozof, dhe kjo e ndihmon të kuptojë më mirë dhe të arsyetojë në mënyrë konceptuale për proceset dhe personazhet që ai analizon. Megjithëse ky libër duhet të jetë shkruar në një kohë të gjatë, rrallë ka rënie të intensitetit të mendimit në libër, pavarësisht se si çdo politikan apo profesionist i ligjit, ai duhet të ketë pasur angazhime të tjera kohëzënëse.
Ka plot pista në të cilat do frymëzohej kah e ardhmja gjykimi i çdokujt që hyn ta lexojë librin kushtuar zhvillimeve të 1991-1996, zhvillime që për nga mënyra si janë plazmuar, kanë përcaktuar shumë dhe zhvillimet e sotme. Megjithatë, duhen paralajmëruar të gjithë ata që do vendosin ta lexojnë, se do jenë të detyruar ta lexojnë dhe përfundojnë në mënyrë të pandërprerë. Kjo është një vlerë e jashtëzakonshme për një libër të përmasave kaq të mëdha, rrëfyer me stilin e letrarit të munguar, që ngërthen në vetvete kaq shumë mendim të disiplinuar sipas zejeve të historisë, të ligjit, të ekonomisë. Meqenëse jemi në fushatë dhe Ngjela konkurron edhe për të qeverisur, shtrohet pyetja: a do ta zbatonte Ngjela në një mënyrë kaq rigoroze, kaq frymëzuese, artin e politikës? Kjo do të ishte një sfidë akoma më e madhe për dikë që ka nxjerrë libra të nivelit kaq të lartë sa korpusi i “Përkuljes dhe rënies së tiranisë shqiptare” dhe duhet të rrinte në të tilla lartësi. Deri tani në formën e akteve të tij kemi qenë dëshmitarë se si në kërkim të vazhdueshëm të lirisë së vet të mendimit dhe të veprimit, Ngjela nuk ka ndenjur gjatë brenda një partie politike, i shtypur nga hija e të tjerëve, apo se si nuk ka mundur të krijojë një grup të madh ndjekësish të sistemuar brenda një grupimi që do të quhej partia e tij politike. Por kjo s’do të parathotë asgjë për dikë që e sheh Shqipërinë me një cilësi kaq të lartë vëzhgimi sa avokat Ngjela, i cili ndërkohë njeh shumë mirë zejet me të cilat ndërtohet dhe udhëhiqet shteti, siç e tregon libri më i ri.