Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Mediat dhe Politika, Monopoli i agjencive të lajmeve

Shkruar nga: Gëzim Mekuli  
Botuar më: 12 vite më parë

Gëzim Mekuli
Mediat dhe Politika, Monopoli i agjencive të lajmeve

 
 
Gëzim Mekuli

Ka vite që jetoj në Perëndim (në Gjermani dhe në Norvegji) dhe ka kohë që më ka bërë përshtypje transmetimi dhe ndërtimi i lajmit nga mediat masive. Konkretisht, më ka provokuar vëmendjen dhënia e lajmeve për çështjen shqiptare dhe për luftën në Kosovë, si dhe për ndodhitë politike që zhvilloheshin dhe që po zhvillohen në këtë vend.

Kosova nuk paraqitet objektivisht. Kosova dhe shqiptarët nga shumë agjenci edhe sot nuk prezantohen profesionalisht, objektivisht dhe shkencërisht.

Pse kështu?

Nga pamundësia materiale apo "papërshtatshmëria politike" që secila shtëpi mediale të këtë të pranishëm korrespondentët e tij nëpër botë, agjencitë informative të lajmeve luajnë rol thelbësor për mediat.

Schneider dhe Raue, dy profesorë shkencash informatike, thonë: ”Agjencitë informative vendosin në një masë të madhe se cili lajm guxon të shtypet ose shpërndahet dhe cili nuk guxon as edhe një herë të depërtojë, të bëhet publik dhe as të ngulitet në vetëdijen e shumicës së opinionit publik".

Institucionet dhe politikat në Kosovë nuk e kanë themeluar agjencinë kombëtare informative. Ajo është duke u zëvendësuar nga disa gazetaruc partiak dhe "specialistë të pavarur" mediash kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Në mungesë të mosnjohjes së mentalitetit, kodeve, simboleve dhe të aspiratave të këtij populli dhe nivelit arsimor të tij, këta "specialistë mediash", në mënyrë jo të kënaqshme dhe shpesh manipuluese, e bëjnë keqinformimin e opinionit publik. Në anën tjetër, për mediat të cilat nuk kanë pavarësinë ekonomike dhe politike dhe gjithsesi për politikat e EULEX-it dhe UNMIK-ut, konsiderohet e papranueshme dhe joprofesionale nëse bëhet lartësimi dhe ndriçimi i këngës, i kulturës dhe i identitetit tonë kombëtar.

Disa media shqipe në Kosovë nuk kanë guxim që në mënyrë objektive dhe të pavarur të kritikojnë, të debatojnë dhe të nxisin rrjedhën dhe proceset e politikave ekonomike, sociale dhe kombëtare në hapësirat shqiptare. Dëshirohet që mediat të përkthejnë dhe të citojnë besnikërisht e masovikisht agjencitë informative që ligjdhënësi dhe zbatuesi i preferon.

Mbi 90% të rrymës së lajmeve që qarkullon nëpër botë, prodhohet dhe dirigjohet nëpërmes tri agjencive të mëdha të lajmeve. Këto janë “Reuters”, “Asociated press” dhe “Agence Frence Presse”. Pra, një ofertë e madhe e "pakontrolluar" lajmesh rrjedh sot nëpër botë nga agjencitë informative ndërkombëtare. Shembull: “Reuters” furnizon këto media me mbi 480 lajme e informata në ditë, AP 250, AFP 220. Kështu çdo ditë lansohet nga një "libër enciklopedik" lajmesh dhe informatash me mbi 100 faqe.

1. “Reuters” është themeluar në vitin 1851 nga Julius Reuter. Kjo është një ndër zyrat më të mëdha të lajmit në botë. Sot kjo agjenci ka mbi 2000 gazetarë dhe fotografë në 221 vende të botës.

2. “Asociated press” është themeluar në vitin 1892. Zyra e saj kryesore gjendet në Nju-Jork, me 80 filiale qendrore të lajmeve jashtë SHBA-së.

3. “Agence France Presse” është themeluar në vitin 1944. Agjencia ka 1500 korrespondentë në mbarë botën (Burimi Rantanen dhe Boydbarret 1998, faqe 20).

Pra, këto janë tri agjencitë më të edha në bote që kanë monopolin në lansimin e lajmit. Temat e mëdha dhe të rëndësishme shpesh shohin vonë dritën në opinionin publik. Shumë tragjedi, probleme, kombe dhe shtete shkrihen dhe "harrohen" nga grumbulli i madh i këtyre lajmeve. Dy të tretat e informacioneve, pra lajmit, dalin drejtpërdrejtë apo tërthorazi nga fuqia më e madhe ekonomike, SHBA. Dhe, ky problem është duke u kritikuar me të madhe nga njohësit evroperëndimorë të shkencave të mediave dhe të komunikimit.

Mediat në demokracinë perëndimore, në shikim të parë, duken se janë duke vepruar dhe janë të ndërtuara në një liri dhe pavarësi të plotë të shtypit, por, sipas Chomskys dhe Postamans, edhe në këto hapësira bota e mediave është e kërcënuar nga totalitarizmi, presioni ekonomik dhe politik, censura dhe propaganda. Për të kristalizuar këtë model propagande, Chomsky dhe Herman në Allen, ndër të tjera, marrin si shembull antikomunizmin si mekanizëm për të kontrolluar lajmin dhe informacionin. Ndërsa në Kosovë ky model propagande, pra mekanizmi kontrollues i lajmit dhe informacionit, po jetësohet në emër të luftimit të “ekstrimizmit” dhe “nacionalizmit” shqiptar.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama