Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Veçoritë e zgjedhjeve lokale të Kosovës

Shkruar nga: Mentor Nazarko  
Botuar më: 12 vite më parë

Mentor Nazarko
Veçoritë e zgjedhjeve lokale të Kosovës

Kosova ka filluar një fushatë zgjedhore lokale, e cila për shkak të Marrëveshjes së Brukselit midis dy  kryeministrave, Thaçi dhe Taçiç, ka vëmendje të madhe ndërkombëtare. Bashkimi Europian po përqendron një numër të madh vëzhguesish që duan të verifikojnë cilësinë e përfshirjes së parë të serbëve të Veriut nën institucione me kornizë ligjore që vjen nga Prishtina.  Por sigurisht, vëzhguesit janë aty edhe për të verifikuar nëse në Kosovë do të përsosen dukuritë e vjedhjes së votës që në llogjet diplomatike u quajt “vjedhje industriale”, apo do të kemi përmirësime cilësore. Gjithsesi, për ndryshim me Shqipërinë, Kosova ka 11 figura krimi zgjedhor në kuadrin e saj ligjor: afro 1430 dënime janë kërkuar për vjedhësit e votës, por jo vetëm dhe një numër i caktuar prej tyre po kryejnë dënime, megjithëse simbolike.


Por zgjedhjet në Kosovë kanë, megjithatë, një kontekst të fortë shqiptar, i cili automatikisht i bën ato të krahasueshme në shumë aspekte me ato të vendit tonë. Këto janë zgjedhje lokale, të cilave liderët partiakë i kanë dhënë karakter të fortë agonistik, pasi në to luhet fati i tyre politik. Lideri i LDK-së, partisë së Rugovës, synon të rrisë rezultatin e partisë së vet në mënyrë që të hyjë në garën qendrore me motive më të forta. Zoti Thaçi, nga ana e vet, synon të dëshmojë se as bisedimet me Serbinë dhe as shizma e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit nuk e ka dobësuar. Ramush Haradinaj i AAK-së, gjithashtu synon të rritet lokalisht në mënyrë të tillë që në zgjedhjet parlamentare të mundë të pretendojë sipas alkimive zgjedhore rikthimin sizifian në detyrën e Kryeministrit, që e provoi 100 ditë. Lideri i Vetëvendosjes gjithashtu ka sfidë të madhe: duhet të provojë se ka kapacitete administrative edhe brenda një sistemi politik që e konteston që në themele. Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, synon të ringjallet në lavdinë e dikurshme nëpërmjet një grupi kandidatësh të rinj në moshë, me shkollim në Perëndim, të prirë nga zëvendësja e tij Mimoza Kusari Lila, që rikandidon për Gjakovën.


Dy janë momentet kryesore që mund të shquhen, megjithatë, në këto zgjedhje.


Projektimi i konfliktualitetit politik qendror në kontekst lokal, por dhe i pragmatizmit ekstrem qendror në punë të pushtetit vendor. Së dyti, popullimi i garës së Prishtinës me rivalë interesantë të të gjitha ngjyrave të seriozitetit dhe humorit.


Po e nisim me momentin e parë karakterizues të këtyre zgjedhjeve. Partitë politike kryesore e kanë nisur fushatën që para afatit ligjor, i cili është vetëm 30 ditë, pra më i shkurtër se sa i Shqipërisë – 45 ditë, ndërkohë që në mënyrë tërësisht hipokrite disa prej tyre i ranë gongut zyrtar një sekondë të vetme pas mesnatës së 3 tetorit. Komisioni Qendror Zgjedhor nuk deshi të ndëshkonte apo paralajmëronte asnjërën prej tyre për fillimin e parakohshëm të fushatës, e cila praktikisht ka paralizuar Parlamentin me pretekstin se nuk parashikohet asnjë ndëshkim ligjor. Në planin e garës, në përpjekje për të luajtur gjithë kartat e mundshme për të arritur rezultat të lartë, Kryeministri Thaçi ka inkurajuar një dukuri që në Shqipëri është e kufizuar ligjërisht. Ministra të caktuar kandidojnë pa dhënë dorëheqjen paraprakisht për kryesimin e komunave, por dhe për t’u bërë pjesë e asambleve komunale.

 

Sipas një shembulli të ngjashëm me të Shqipërisë, më saktë me atë të ish-kryebashkiakut Rama, lideri i partisë kryesore të opozitës, Isa Mustafa, do të rikandidojë për herë të tretë në Prishtinë, ndërkohë që me shumë gjasë vitin që vjen do të kemi zgjedhje parlamentare, ku ai do të kandidojë për vendin e Kryeministrit. Në të gjitha tubimet e para, zoti Thaçi po luan me kartën e investimeve qendrore, duke ofruar shifra të mëdha, ngjashëm me fushatën e fundit për zgjedhjet lokale. Ai po premton dhe rritje rrogash për kategori sociale që përfaqësojnë numër të madh votuesish, ndërkohë që PDK rrezikon ndonjë bastion për shkak të ndikimit të distancimit të zotit Fatmir Limaj nga partia që themeluan bashkë. Për të ndaluar dëmin e këtij distancimi të Limajt, zoti Thaçi ka joshur sërish rivalin e tij Haradinaj për ndonjë skemë të ardhshme bashkëqeverisjeje, duke e hipotekuar që tani ndonjë koalicion me AAK për fitimin e ndonjë komune të caktuar.


Prishtina mbetet gjithmonë interesante për përplasjet e rivalëve të vet. Kryetari ekzistues i komunës, që rikandidon për herë të tretë – nëse nuk përfshihet në CV dhe drejtimi prej tij i komunës së Prishtinës në vitin 1984, diçka e paimagjinueshme në Shqipëri, po luan gjithashtu të gjitha kartat. Vendosja e bustit të Rugovës, përurimet ditët e fundit para fushatës etj., etj., janë errësuar sadopak nga rrëzimi i një rruge të brendshme që pritej të përurohej. Ajo fatalisht u rrëzua pikërisht për shkak të mosrespektimit të kushtëzimeve gjeologjike në një zonë me rrëshqitshmëri të lartë të kryeqytetit, ku dhe është ndërtuar shumë, diçka që do fundoste çdo kryetar që rikandidon, por kjo ende s’dihet në Prishtinë. Zoti Mustafa është bërë nervoz më së pari nga kandidimi përballë tij në emër të AKR-së i një kandidati si Korab Sejdiu, që vjen pikërisht nga LDK, prej nga është larguar ditët e fundit së bashku me një numër të caktuar anëtarësh të Këshillit Drejtues. Roza e rivalëve të vet është akoma më e gjerë sesa biri i penduar i LDK-së, Sejdiu, që zoti Mustafa të ndihet i kërcënuar dhe jo i qetë.

 

Kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, i diplomuar në Londër, pas një kërcimi pindarik prej pozicioneve neoliberale të partisë FER që ai themeloi, në ato antiglobaliste të partisë së vet Vetëvendosje është një lojtar i fortë, së bashku me ministrin e mbrojtjes Agim Çeku nga radhët e PDK. Kosova po dëshmohet si vend me inteligjencë të lartë sociale, ndërsa përballë Mustafës ka dalë një kandidat i ashtuquajtur i Partisë së Fortë, një drejtues i së cilës e ka emrin Sali Berisha. Kandidati i Partisë së Fortë po zhvillon një fushatë të mbështetur mbi paradoksin, duke denoncuar më së shumti kryetarin ekzistues të Prishtinës. Ai s’ofron kurrfarë propozimi serioz, por thjesht tallet me ofertën e partive kryesore, diçka që po i jep kolorit garës së Prishtinës. Kosova po bën humor me politikën, duke e përzier kabarenë me politikën serioze në të njëjtën skenë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama