Vetëm javët e fundit jemi ballafaquar me një duzinë sjelljesh, veprimesh, qëndrimesh e deklaratash, të cilat, çdo njeri me dije minimale në fushë të demokracisë e të shtetit të së drejtës e me një predispozitë minimale për të qëndruar i lidhur pas ‘udhëzimeve‘ të common sense-it, nuk do të hiqte shumë për t‘i kualifikuar si gjëra të rënda. Po numëroj ca sosh.
1. Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, nën shoqërinë e vartësve të vet që po hetojnë tragjedinë e Gërdecit, i lejoi vetes një protagonizëm të tepërt, të panevojshëm e të qortueshëm, teksa doli përpara gazetarëve për të lexuar akuzën e përgatitur në adresë të ish-ministrit të mbrojtjes e teksa i kërkoi publikisht Kuvendit të Shqipërisë zhveshjen e këtij ish-ministri prej imunitetit parlamentar. Ne të gjithë kemi kërkuar me këmbëngulje që organi i akuzës të gjejë fajtorët e kësaj tragjedie, e në këtë kuptim, ngritja e një akuze dhe kërkesa për t‘i hequr imunitetin një deputeti, janë gjeste që meritojnë duartrokitje e mbështetje totale nga ana e opinionit publik. Por ajo që s‘kuptohet e që të lë një shije të keqe, ka të bëjë së pari me tentativën e prokurorisë së përgjithshme për ta spektakolarizuar pa qenë fare nevoja veprimtarinë e vet, e së dyti me leximin në publik të një akuze të caktuar. Kjo e fundit është sjellje prej kryqtari.
2. Dhe i padituri gjeti rast menjëherë për t‘u shitur si një i kryqëzuar. E vërteta është, që ish-ministri i Mbrojtjes mund të mjaftohej duke denoncuar këtë sjellje të pazakontë, por ai shkoi më tutje. Ai po bën çmos ta mbajë veshur rrobën e grisur të imunitetit parlamentar (nuk merret vesh se për ç‘dreqin i lipset rroba e grisur e imunitetit parlamentar një njeriu, që pretendon gjithë ditën që është i pafajshëm), dhe nga ana tjetër, nuk po lë studio televizive pa shkuar, me synimin për të bombarduar opinionin publik me argumenta që flasin për pafajësinë e tij. Vini re: ai nuk po thotë më se nuk ka ç‘i duhet imuniteti e se është i gatshëm të paraqitet në çdo kohë në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme për t‘iu përgjigjur akuzës e për të dhënë shpjegimet e duhura lidhur me ngjarjen; përkundrazi, ai po thotë se është e padrejtë t‘ia heqin imunitetin e po bën çmos t‘i bëjë vetes një mbrojtje jashtë e përpara procesit; për këtë, po shfrytëzon fuqitë ex officio që i ka akoma. E ndërsa shohim zotin Mediu të shkojë studio më studio në tentativën për të bërë një mbrojtje të dëshpëruar, mendja na shkon tek qindra qytetarë të tjerë të zakonshëm, të cilët nuk kanë asnjë mundësi për t‘u mbrojtur jashtë e përpara procesit, apo për të dalë kundër vetë procesit. Kjo nuk e ka emrin barazi e qytetarëve përpara ligjit.
3. Gjykata kushtetuese shfuqizoi ditët e fundit një ligj të parlamentit, i cili detyronte të gjitha bizneset të paguanin 15% të gjobës së vënë prej organeve fiskale e tatimore, pa pritur që gjykatat të thoshin fjalën e vet lidhur me gjobën. Të nesërmen na doli kryeministri ynë, e na tha se pikërisht ky vendim tregon që gjykatat në Shqipëri kanë fuqi më shumë se sa duhet, gjë që përbën një arsye për t‘i reformuar këto gjykata; me fjalë të tjera, për t‘ua ulur ca kompetenca. Po atë ditë, i njëjti njeri, ndonëse është i detyruar nga ligji të shkarkojë një zyrtar të vetin që ndiqet penalisht, deklaroi zëplotë se Sefgjini (ish-oficer i SHIK-ut, armës famëkeqe në duart e kryeministrit në kohët kur ishte president, që akuzohet se ka torturuar e vrarë një njeri) nuk do të shkarkohet nga posti që mban. Çfarë kurajoje për të sfiduar ligjin e institucionet!
4. Kryetarja e Parlamentit fton në ambientet e Kuvendit fituesen e Kupës së Republikës në futboll, dhe atje bën një si biçim feste e ahengu. Fituesja e kësaj kupe është skuadra e futbollit e qytetit të Shkodrës, ndërsa vendi i ahengut është - ç‘është e ç‘vete këtej nga anët tona - Kuvendi i Shqipërisë. Të kuptohemi, askush nuk e ndalon kryetaren e Kuvendit të jetë një tifoze e çmendur e Vllaznisë, por që ta shndërrojë institucionin kombëtar të Kuvendit në një vend ku organizohen festa tribale, kjo nuk ka bythë të rrijë. E megjithatë, kryetarja e Kuvendit, e cila mentalitetin e qasjen tribale e ka të shkruar në ballë, nuk hezitoi asnjë çast ta bëjë këtë festë. Kjo është një fyerje që i bëhet Republikës dhe institucioneve të saj. Por zonjës Topalli aq i bën. Për të ka rëndësi që shkodranët, me fjalë të tjera zgjedhësit e saj, ta marrin vesh se ajo mund ta shndërrojë në mejhane çdo institucion për të hir të interesave tribale.
5. Ben Blushi ndodhet nën një agresion të paparë. Tash së fundi, pasi e kanë kërcënuar dhe me jetën e tij, nuk janë menduar dy herë për ta etiketuar si një Salman Rushdie të Shqipërisë në një ditë lutjesh në xhami. Personalisht, nuk më bëjnë përshtypje kërcënuesit; më bëjnë përshtypje, që disa të tjerë, të cilët afërmendsh kanë patur gjithë të drejtën për të mos rënë dakord me librin e me mesazhet e tij, nuk po marrin mundimin ta thonë një fjalë kundër këtyre kërcënimeve e në mbrojtje të një njeriu, mëkati i të cilit qëndron veç tek fakti se ka bërë një libër fiction. Sa i vetmuar duhet të ndihet Blushi!
6. Tani është marrë vesh e vërteta e amendimeve kushtetuese. Të gjithë e dinë, se të vetmen reformë që Edi Rama ka në mendje e dëshiron të bëjë në bashkëpunim me Sali Berishën, është ajo që ka të bëjë me infrastrukturën zgjedhore. Mirëpo çelësat e kësaj reforme i ka në dorë ky i fundit, i cili s‘e ka për gjë (në fakt, është i interesuar) të shkojë në zgjedhje pa asnjë reformë. Dhe Berisha po loz sipas qejfit me këtë dëshirë të Ramës. Hë për hë, ia ka plotësuar përgjysmë (është miratuar vetëm sistemi proporcional rajonal), duke e detyruar të prishet dhe me aleatët. E ndërkohë, i ka marrë ok-in për të bërë ato amendimet e famshme kushtetuese, për të cilat asnjë socialist nuk ka patur arsye për të qenë dakord.
Edi Rama pra, për të arritur atë që do në funksion të garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, ka zgjedhur rrugën e strategjinë e miklimit të pafund të Berishës. Ndryshe, Berisha mund të zemërohet, e mund t‘i thotë: qaji listat e zgjedhësve, kartat e identitetit e elementë të tjerë të reformës zgjedhore. Ka të drejtë Rama? Absolutisht jo. Ai po bën një gabim fatal që po o vjen sipas midesë kryeministrit.
Po gabon së pari, ngaqë po pranon të preken institucionet e kushtetuta në këmbim të përmbushjes së një kërkese, e cila nuk ka të bëjë fare me të, por ka të bëjë me fatin e demokracisë shqiptare. Dhe përmbushjen e kësaj kërkese, Berisha po e trajton si favor që i bëhet Ramës. Prandaj në këmbim kërkon atë që kërkon. Nuk dihet se çfarë do të kërkojë tjetër. Dhe këtu dalim tek gabimi i dytë i Edi Ramës, të cilin e gënjen mendja se do të marrë atë që kërkon. Çfarë ka marrë deri tani ka qenë me një kosto të madhe për opozitën (kjo ka qenë arsyeja që Berisha ra dakord me sistemin electoral të ri), e çfarë do të marrë më vonë do të jetë me një kosto akoma më të madhe. Përndryshe, nuk ka për të marrë asgjë prej asaj që kërkon.
Do doja të mos ishte kështu, por kam shumë frikë se është bash kështu. E për këtë arsye më vjen keq sa s‘ka ku të shkojë, kur shoh këtë strategji të përmbushjes së kërkesave absolutisht legjitime të opozitës nëpërmjet miratimit të kërkesave të bëra për qëllime absolutisht egoiste nga ana e Berishës. Kjo është një logjikë xhambazësh. Në vend të kësaj, Rama duhej t‘i thoshte Berishës: "Dëgjo këtu ti njeriu i Gërdecit! Nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të shtysh në paqe (paqe i thënçin!) dhe ato ditë që të kanë mbetur si qeraxhi në pallatin kryeministror. Bashkë ne do të bëjmë vetëm reformën zgjedhore. Reformat e tjera të nevojshme, së pari nuk janë këto që thua ti (amendimet kushtetuese), së dyti do t‘i bëjmë kur të vijmë ne në pushtet". Me siguri, Berisha kështu nuk do të jepte gjithçka (ai do ta ruajë se s‘bën ca leva manipulimi në makinën elektorale), por për shkak të presionit të organizuar e të fokusuar në një e në vetëm një çështje, do të jepte më shumë se sa po jep në këto rrethana. Për më tepër, nuk do të kishte kosto as për opozitën, as për demokracinë, as për shtetin e së drejtës e as për botën institucionale.