Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

MEDIAT DHE POLITIKA: Lajmi i Hashimit

Mediat dhe Politika

Gëzim Mekuli
 
Lajmi i Hashimit
 
Në aspektin global, mediat përdorin frikën si instrument, për të ndikuar në masën. Sot, termi «anti-komunizëm» është zëvëndësuar me termin «War on terror» (luftën kundër terrorizmit). Ndërsa në aspektin lokal, si tek ne në Kosovë, termi «rreziku nga Serbia» është zëvëndësuar me termin «rreziku nga islami».
 
A ndryshojnë, vërtetojnë apo sajojnë mediat qëndrimet dhe mendimet tona? Nëse po, si ndodhë një gjë e tillë?
Procesi i formimit të lajmit kalon nëpër një proces të selekcionimit. Cilat janë kriteriet, që një ndodhi duhet t`i plotësojë, për t`u shnëdrruar në një lajm publik dhe kush janë ata, të cilët e marrin këtë vendim? Kohën e fundit janë disa vlera, të cilat fort po ndikojnë në «lindjen» e lajmit. Ato janë: burimi, përsonat elite, përsonifikimi, negativiteti dhe konflikti.
 
Është fakt, se mediat janë të rrethuara nga institucionet e shoqërisë, si p.sh: gjykatat, qeveria, partitë politike, organizatat private etj. Dhe që të gjitha këto së bashku kanë ndikim në media.
Duke u nisur nga procesi i përpunimit të lajmit, del se realiteti nuk është neutral, por ky varet nga përspektiva e gazetarit dhe mënyrës, se si ai e « përpunon» nje ndodhi.
Shtrohet pyetja: Cili lajm po mbisundon në Kosovë? Sa shpesh prezentohet në media ky lajm? Si përdoret gjuha rreth lajmit?
 
Frika si vlerë për ndërtimin e lajmit
 
Në aspektin global, mediat përdorin frikën si instrument, për të ndikuar në masën. Sot, termi «anti-komunizëm» është zëvëndësuar me termin «War on terror» (luftën kundër terrorizmit). Ndërsa në aspektin lokal, si tek ne në Kosovë, termi «rreziku nga Serbia» është zëvëndësuar me termin «rreziku nga islami».
 
Lajmi mbi ektremizmin islam ka shpërthyer. Ska ditë e ska netë, që nuk bombardohemi me lajmin me karakter fetar. Por shtrohen pyetjet: në c‘mënyrë po përdoret ky lajm? Pse mu tani ky lajm? E paqëllimshme dhe e rastësishme kjo?
Të jem i qartë, cdo ekstremizëm është i rrezikshëm, qoftë ai fetar, politik apo ekonomik. Këtu ska dyshim, por pse fokusimi i lajmit në një religjion?
 
Domosdoshmërisht më duhet të huazoj mendimin e filozofit Bourdieu. Ai thotë, se në cdo shoqëri gjendet e ashtuquajtura "hapësirë doksike". Fjala «doxa» do të thotë "jo politike", "jo e diskutueshme" ose "mendim i përkryer dhe i përfunduar".
Shkurt e shqip, «hapësire doksike» është ajo hapësirë, në të cilën një shoqëri nuk shtron pyetje, nuk kërkon llogari mbi idetë dhe proceset politike, sepse këto procese konsiderohen si të "përkryera" dhe nënkuptohen si "normale".
 
Po, brenda "hapësirës doksike" mund të këtë edhe debate, por këto «debate», para së gjithash, janë "ortodokse". Pra «debati» do të pranojë, që të vetekufizohet brenda kornizave ideologjike, të cilat po ashtu konsiderohen si "korniza të përkryera".
Në këto shoqëri mund të ketë edhe «debate heterodokse», ku këtu do të ketë diskutime e analiza relevante për shoqërinë. Mirëpo, këto debate të pakontrolluara nuk pëlqehen nga ata që e kontrollojnë hapsirën publike. «Papritmas» e shpejtë e shpejtë angzhohen parti e interese të mëdha që ta kundërshtojnë e ta eleminojnë «debatin heterodoks», dhe mundësisht ta imponojnë dhe ta mbajnë gjallë debatin e "hapësires doksike".
Pikërisht kjo, pra « hapësira doksike» po dominon në vendin tonë. Temat, për situatën kapituluese në veriun e Kosovës ,si dhe korrupcionin në majat e Qeverisë, nuk dëshirohet të studiohen, analizohen, e të gjykohen. Kjo hapësirë „nuk bën“ të cenohet, "nuk guxon" të preket e as të kritikohet. Por në momentin kur «hapësira doxike“ fillon t`a humbas ndikimin, atëherë politika vepron; «sajohet» lajmi ideologjik e propagandistik. Dhe, ku ka më të përshtatshem, se sa lajmi me karakter fetar, e vecanërisht «frika» nga „rreziku islam“.
Po, kështu na paraqitet porosia nga lajmi shqip. Thuaja se religjioni qenka rrezik e kërcënim për shqiptarët më i madh, se sa rreziku e kërcnimi, që vie nga politikat cetnike të Serbisë. Më i madh se rreziku, që na vie nga kolapsi politik e social. Më i madh se vdekja nga krimi - korrupcioni, hajnia, mosedukimi-mosarsimimi e nepotizmi. E pabesueshme!
 
Lajmi shqip ka arritur, që fenë ta përsonalizoje dhe ta kriminalizojë. Arriti deri aty, sa që vlerat islame ti zhdukë e ti komprimitoj. Bile bile, tema dhe «debati për fenë» neutralizoi edhe temën dhe debatin për rrezikun nga Serbia. Tani, rreziku, sipas lajmit të partisë, nuk vie nga Serbia, por nga „Shamia!?».
Vecanërisht, intelektualët e pavarur dhe opozita e shëndoshë kanë interes, që ta dobësojnë dhe mundësisht ta asgjësojnë "hapësirën doksike", ndërsa klasa politike në pushtet, „analistët dhe ekspertët“ e pushtetit kanë interes, që ta mbrojnë integritetin e «hapësirës doksike» ose, po që se nuk është e mundur kjo, të paktën të zëvendësojë dhe ta favorizoj „debatin ortodoks“, pra «debatin e butë» e më pak të rrezikshëm. E pra, kontrolli i temës ditore (agenda setting) është me rëndësi, sepse përmes imponimit të temës ditore, lajmi të «mëson», se me cka duhet të merresh ti si qytetar. Pra ky lajm të udhëheqë dhe t’a kontrollon vëmendshmërinë.
 
Lajmi i Hashimit
 
Secilën herë, kur Hashimi «kapitulon» tek Serbia, diku «zbulohet e gjindet» një videoxhirim, si për shembull në «youtube». E ky lansohet si «lajm»; zakonisht ky lajm ka një aktor, hoxhën. (Më duhet të them, se këta hoxhallarë , që po i selekcionon «hapësira doksike», vërtetë nuk janë përfaqësues të denjë të fesë islame).
Mediat e pushtetit nuk bëjnë asgjë tjetër, pos ndërmjetësimit të videos, si dhe publikimit të saj pa filter e pa kodeks gazetaresk. Kritika nga sociologët, psikologët dhe analistët nuk dëgjohet. Këtu ska debate të shëndosha dhe as organizim institucional se cfarë të bëhet me njerëzit e semurë, me rininë e pashpresë e të papunë. Shteti nuk «duket». Nuk ka asnjë organizëm që trajton këta njerëz, ska edukim e as përkujdesje sociale. Sepse etiketimi i një feje e një grupi të madh të shoqërisë është kryeqellimi i lajmit. Sepse kjo shkakton «mjegull», e «ujku do mjegull», thonë.
 
Në këtë mënyrë mediat shqipe, vazhdimisht, po kontribojnë në krijimin dhe forcimin e regjimit, institucioneve dhe sistemeve sociale të korruptuara. Këto media e këta gazetarë – me apo pa vetëdije - po ushqejnë konfliktin artificial dhe po e acarojnë debatin. Dhe, mënyra më e mirë për ta tensionuar publikun, siq po shifet, është kontrolli i informacionit dhe ndikimi në qëndrimet tona.
 
Tanimë debati politik, akademik dhe ai kulturor është shndëruar në «debat» për «shamija e syneti».
 
Dikur nuk ishte kështu… Gjergj Kastriotin, Nënë Terezen, Vëllëzërit Frashëri e të tjerë, ikona të pavdekshme, nuk kishte bir nëne që na i shembte dot, bile as në kohën e Rankoviqit e as të Millosheviqit!
 
Të pyes ty, sa ka faj lajmi shqip në shembjen e ikonave shqipe?

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama