Analizë e shpejtë e retorikës vizuele që u pa sot në Beograd.
Ne nuk jetojmë në shoqëri demokratike, ne jetojmë në një shoqëri vizuele (pamore). Sot, simboli, ikona, pra fotografia ka pëshën e madhe. Pamorja ka rëndësi të jashtëzakonshme shprehëse.
Pse kështu?
Vazhdimisht politikanët përdorin shprehjet retorike për të ndikuar dhe bindur popullin. Përzgjedhja e elementeve ndikuese të retorikës duhej patjetër ti përshtatet "situatës". Retorika rëndësi të veçantë i kushton mënyrës së komunikimit. Ajo gjithmonë duhet të zhvillohet me rastin e ndonjë ndodhie të veçantë; në një kohë të caktuar; për një publik të përzgjedhur, dhe pa dyshim për një qëllim të caktuar.
Por sot në botën tonë pamore e jashtmja, pra dukja po përparon: Pamorja duhet të jetë e bukur, e këndshme, e lehtë dhe plot shpresë. Mirëpo pamorja/fotografia nuk është gjithmonë e padjallëzuar nuk është e paqëllimt. Ajo shpesh nuk është e ëmbël, nuk është e këndshme.
Jo rrallë, fotografia dhe dukja mund të të coj edhe në luftë, por edhe në paqe.
Shprehja «retorikë» në shqipen tonë të përditshme kuptohet edhe si "gjuhë e trëndafilave", "gjuhë e zbrazët" apo edhe si «mashtrim». Mënyra e të paraqiturit në publik është pjesë e pashmangshme e politikës, andaj edhe është fare e natyrshme që politikanet të jenë të kujdesshëm rreth formulimit të fjalëve dhe fjalive politike.Por sot mediat boterore na dhanë një pamje të coroditur e këtë porosi nga Beogradi
Në pallatin e kryeminstirsë së Serbisë, aty në sfond shofim Flamurin shqiptar të ndarë, "jetim" e të larguar, për gati 100 cm, nga flamuri i Bashkimit Europian. Në krahun tjetër, afër Vucicit dhe prapa tij shofim flamurin e BE-së. Fare afër flamurit të BE-së, puthur me njëra tjetrën është flamuri dhe ikona Serbe. Kjo paraqitje e qëllimshme e simboleve dhe ikonave nga politikat cetnike të Serbisë, dëshmon se Serbia i trajton shqiptarët si të huaj, të largët, anarkist, pra jo europian: Shqiptarët janë larg, shumë larg vlerave dhe kulturës europiane, kjo është porosia që dëshiron të shprehë e të lancoj kjo pamje retorike-vizuele e ikonave në Beograd.
Ky “izolim” I FLAMURIT dhe ikonës shqiptare nga flamuri i Bashkimit Europian tenton të tregoj se shqiptarët janë aziatik, janë tjerë nga ne serbët. Dhe këta nuk kanë vend në Europën e Bashkuar.
Porosia është kjo: Jemi ne serbët ata që janë europian, dhe ne serbët jemi pjesë e juaja, të shkrirë me vlerat europiane. Ndërkaq shqiptarët janë tjetra; këta nuk janë pjesë e jona europiane; këta janë në grupin "e dreqit", e ne serbët jemi në gripun e "engjujve". Ne serbët jemi "europian" jemi edhe punëtorë, paqësorë, jo dhunues e jo agresiv, ndërkaq, "joevropianët" dhe përkatësit e fesë myslimane janë agresiv, dhunues, jo punëtorë, dembelë, të paorganizuar dhe ushqyes potencial të terrorizmit.
Lufta me simbole dhe ikona politike po vazhdon. Duhet te pranojme, ne shqiptarët jemi disa hapa prapa retorikës djallëzore serbe.
Në fund shtrohet pyetja, sa mund të jetë efikase retorika vizuele para fjalës dhe gjuhës diplomatike?
/Autori ka magjistruar në fushën e retorikës në universitetin e Oslo-s, Norvegji./