Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Reformizmi perballe protestave

Shkruar nga: Artur Zheji  
Botuar më: 11 vite më parë

Artur Zheji
Reformizmi perballe protestave

Partia Demokratike sot do të protestojë kundër Qeverisë Rama dhe “dështimeve” të saja. Madje deklarohet se nuk është kjo Parti që i organizon këto protesta, por thjesht po i bashkëngjitet popullit dhe pakënaqësive të tija, të cilat, gjykuar simbas Opozitës, kanë mbërritur në pikën e  vlimit. Pra, si të thuash “populli” simbas PD, kërkon t’i japë qeverisë një shuplakë publike, përmes protestës dhe britmës së vet të acaruar.

 

Për varfërinë, për mosmbajtjen e premtimeve elektorale, për arrogancën që shteti rrëfen ndaj debitorëve të energjisë elektrike, ndaj atyre që kanë ndërtuar pa leje apo me leje, të cilat INUK nuk i përfill, ndaj rritjes progresive të taksave dhe të tjera si këto.

 

Opozita, tashmë me një program të qartë jo institucional, e pra ekstra parlamentare, gjykon politikisht se protesta dhe institucioni i saj është mjeti i duhur ndaj “banditizmit” qeveritar, që përveç të tjerave, planifikon dhe zbaton rrahjen dhe depersonalizimin e deputetëve, si edhe ishte, simbas Opozitës, rasti i deputetit Strazimiri.

 

Protestat popullore dhe politike, qofshin veç e veç, qofshin bashkë, janë një pasurim dinamik për panoramën estetike dhe dialektike të shoqërisë shqiptare. Dhe do të ishte mirë që kjo Qeveri dhe çdo qeveri, cilado qoftë ajo, të përballet me popullin e vet. Jo vetëm në kuvendim të drejtpërdrejtë apo mediatik, ku politika flet, madje flet me orë të zgjatura dhe populli dëgjon në mënyrë anonime, por edhe përballimi me popullin e “nxehur” që thotë duke protestuar, pakënaqësitë, akuzat, apo zhgënjimin e tyre.

 

Çështja është që, Qeveria aktuale ka adoptuar një platformë reformiste, e cila në përmbajtjen e saj më të ngushtë shihet me një trend pozitiv, brenda dhe jashtë vendit. Sepse ka si pikësynim lëvizjen e ca gjërave të rëndësishme, për të cilat ka argumente.

 

Rregullimi i tregut të energjisë elektrike për shembull, duke luftuar banditizmin e vjedhjes shumëvjeçare, plagë e madhe kombëtare kjo, që ka çuar në debite të mëdha financiare për arkën e shpuar të shtetit shqiptar, është pra, një reformë e vonuar. Strukturore, e shëndetshme dhe njëkohësisht popullore dhe populiste. Pasiqë shqiptarët kanë sot një imperativ: Shtetin. Si aleat apo si rregullator. Pyetja shtrohet, ata që nuk duan të paguajnë energjinë elektrike, a do të jenë pjesë e kësaj proteste? Mirë do të ishte që jo. Por dihet, që opozitat nuk kanë edhe aq luksin e kësaj përzgjedhjeje.

 

Ndërtimet pa leje, apo zaptimi i egër i territorit, një plagë tjetër kjo, dikur do të kishte nevojë për një kurë sociale dhe politike, por edhe administrative. Edhe në këtë fushë, reformizmi i ndërmarrë deri më tash shihet me simpati të përgjithshme, sepse demoralizon të “fortët” e betonit dhe të hapësirave publike, të cilët na dhunojnë ditë mbas dite me arrogancën e tyre, ndaj së cilës shumica e shqiptarëve ul kokën dhe burgoset në të përditshmen e vet nga këta tiranë hapësirë-pushtues. Shpesh të dhunshëm dhe madje, edhe ata vjedhës të strukturuar të energjisë elektrike, nga kabllot e tensionit të lartë të manipuluara që furnizojnë pallatet e shqiptarëve.

 

Edhe çështja e taksimit, e udhëhequr nga FMN, me gjithë rezervat që krijohen nga ngurtësia e dinamikës financiare të këtij institucioni, është përsëri një platformë ndërkombëtarisht e drejtuar dhe ndërkombëtarisht e monitoruar. E pra, sërish mund të themi që ndoshta po ia zë frymën sipërmarrjes shqiptare, temë kjo e denjë për debat dhe pse jo edhe për protestë. Por një protestë kryesisht e biznesit, si edhe shtresa më e goditur. “Populli”, më pak, kuptohet.

 

Nëse tehu i protestës drejtohet kah metoda dhe teknika disi e ashpër e qeverisë, shpeshherë e diskutueshme nga ana ligjore, në implementimin e këtyre reformave, kjo është padyshim e arsyeshme dhe ia vlen të përkrahet.

 

Por, nëse drejtohet ndaj përmbajtjes së tyre, është rasti tipik i protestës që ka për qëllim kolaudimin politik të Opozitës dhe vetëm kaq. Edhe kjo është në të drejtë të saj.

 

Por druaj që mund të jetë aq popullore.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama