Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Viti 2014 si nje vit i zi per Islamin ne Shqiperi

Olsi Jazexhi

1.

Viti 2014 ka qenë një nga vitet më të këqij për Islamin në Shqipëri dhe Ballkan. Viti të zi sikur ky Islami nuk ka parë që prej vitit 1967 kur në Shqipëri u ndalua me ligj feja apo që prej vitit 1912 kur Shqipëria u nda nga Kalifati Osman dhe më pas u kthye në një paloshtet të dështuar të Evropës.

Viti 2014 ka shënuar sulme të shumëllojta kundër muslimanëve shqiptarë. Këto sulme nisën që me arrestimet e hoxhallarëve dhe besimtarëve, në bastisjen e xhamive, frikësimin e hoxhallarëve dhe besimtarëve, tradhëtitë në mesin e besimtarëve, largimin e Shqipërisë nga Konferenca Islamike e deri te ofendimet e shumta që qeveria e krishterë Rama dhe shokët e Edi Ramës bën kundër muslimanëve shqiptarë. Sulmet kundër Islamit në vitin 2014 u bënë sa në Kosovë aq edhe në Shqipëri.

 

2.

Sulmi kundër Islamit në Shqipëri u planifikua që në vitin 2013. Ky sulm masiv u ndërlidh me krijimin e qeverisë së Rilindjes të Edi Ramës. Në këtë qeveri shumica e ministrave janë të krishterë, dhe disa sysh, sikur ministri Erjon Velija apo këshilltarët e kryeministrit sikur Maks Velo, Sandër Lleshi, Artan Shkreli etj janë ekstremistë të krishterë.

 

Por siç të gjithë e dimë, sulmi kundër Islamit në Shqipëri në vitin 2014 erdhi si pasojë e luftës që NATO dhe regjimi NATO-ist i Edi Ramës i shpalli besimtarëve muslimanë shqiptarë të cilët kishin marrë pjesë apo simpatizonin xhihadistët e Sirisë. Edhe pse gjatë vitit 2013 xhihadin dhe shkuarjen e shqiptarëve në Siri e mbështetën sa qeveritë shqiptare (në Kosovë qeveria Thaqi – Hoxhaj dhe në Shqipëri qeveritë Berisha e Rama) dhe një sërë hoxhallarësh të paditur, në fund të vitit 2013 punët ndryshuan. Amerikanët që vendosën të braktisin luftën terroriste kundër Sirisë – vendosën që të burgosin edhe besimtarët injorantë që ata vetë nxitën që të shkojnë në Siri më parë.

Në Shqipëri braktisja e xhihadit sirian u bë në janar të vitit 2014 kur Komuniteti Musliman i Shqipërisë – i nxitur nga agjenturat që operojnë në vend – më në fund e denoncoi shkuarjen e shqiptarëve në xhihad. Në shkurt, me nxitjen e ambasadës amerikane, parlamenti shqiptar nisi proçedurat për ndryshimet në Kodin Penal. Këto proçedura që u finalizuan në prill 2014 – me presionin e Departamentit Amerikan të Shtetit – vendosën që shqiptarët që shkojnë të bëjnë xhihad në çdo vend të botës do të dënohen me deri 15 vite burg. Kuptohet që ligji nuk dënon shqiptarët që mbështesin grupet terroriste kurde apo mercenarët shqiptarë që luftojnë për NATO-n në Irak dhe Afganistan. Ligji nuk dënon as terroristët iranianë të organizatës Muxhahedin el-Halk që Shqipëria strehon, por dënon vetëm xhihadistët që luftojnë kundër interesave të NATO-s.

Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë u pasuan me arrestimin e dy imamësh dhe disa besimtarësh në datë 11 mars 2014. Edhe pse imamët Genci Balla dhe Bujar Hysa nuk ishin të vetmit që kishin propaganduar xhihadin, ata, meqë ishin pa krahë, ishin të vetmit që u burgosën. Ilir Hoxholli i cili në vitet 2012-2013 dhe hoxhë Ahmet Kalaja, që kanë drejtuar protestat, duatë etj kundër qeverisë siriane dhe pro-xhihadit nuk u arrestuan kurrë. Hoxholli meqë është djali i tezes së Ledia Shamku Shkrelit edhe u promovua nga Edi Rama si kryetar i Komitetit të Kulteve. Pasi policia e antiterrorit arrestuan dy ish-shokët e tij – Genci Ballën dhe Bujar Hysën – Hoxholli jo vetëm që i mohoi ish-shokët e tij sikur Shën Pjetri Krishtin, por edhe e përgëzoi policinë për arrestimin e tyre – sikur Judë Iskarioti bën në Bibël kur romakët arrestuan Jezu Krishtin.

Përgjatë muajve të parë të vitit 2014 apo më saktë që prej marsit, mediat servile shqiptare u lëshuan në një orgji sulmesh kundër besimtarëve të grupit selefist të Ballës. Ata u akuzuan si të vetmit që çonin xhihadistë në Siri. U sulmuan jo vetëm për punën e Sirisë, por edhe për idetë e tyre mbi Komunitetin Musliman, dialogun ndërfetar, marrëdhëniet seksuale etj. Për të gjitha këto ide që në fakt nuk kanë të bëjnë me Sirinë, ata u denoncuan si ekstremistë. Besimtarëve selefistë të grupit të Ballës iu bë presion që të braktisin teologjinë e tyre dhe t’i bashkangjiten Komunitetit Musliman të Shqipërisë i cili kontrollohet nga sekti i Fetullah Gylenit. Mediat treguan që xhamitë e tyre do konfiskohen, janë përgjuar, dhe Skënder Bruçajt dhe sejmenëve të tjerë të KMSH-së iu bë presion masiv që të shërbejnë si policë dhe spiunë të muslimanëve dhe marrin nën kontroll xhamitë që nuk i binden qeverisë së Edi Ramës. Poshtërimi i muslimanëve arriti deri aty sa që vëllai i ortodoksit Aleksandër Cipa, Ardian Cipa shkoi në KMSH dhe i kërkoi Skënder Bruçes listat me besimtarët “ekstremistë”, që nuk i binden qeverisë Rama dhe Skënderit. Kuptohet që qeveria Rama nuk ndërmorri masa të këtilla kundër klerikëve e besimtarëve skizmatikë të feve të tjera, si psh. kundër At Nikoll Markut i cili nuk e njeh Janullatosin ashtu sikur edhe Genci Balla nuk e njeh KMSH-në.

 

3.

Përgjatë të gjithë vitit 2014 Komuniteti Musliman i Shqipërisë është vizituar nga shumë ambasadorë dhe delegatë të krishterë perëndimorë, ku në vend të parë ishin amerikanët. Duke nisur që me zv. ambasadorin amerikan Henry V. Jardine, Arvizunë, dhe një numër emisarësh nga Uashingtoni, ata kanë vizituar medresetë e KMSH-së, e marrë në pyetje Skënder Bruçajn dhe drejtues të tjerë të KMSH-së në lidhje me besimtarët xhihadistë që kanë përfunduar në Siri. Në të gjithë këto takime, Bruçaj dhe shokët e tij kanë treguar gadishmëri që jo vetëm të marrin nën kontroll xhamitë private, por edhe kanë instruktuar hoxhallarët e myftilerët sesi të luftojnë fenomenin e xhihadit. Pra KMSH-ja ka bërë një kthesë të plotë në lidhje me Sirinë dhe politikat që në xhamitë e saj luheshin në vitin 2013 kur hoxhallarë kryesorë nxisnin besimtarët për xhihad, apo siç imam Armand Aliu ka përmendur, kur lutjet për Sirinë janë bërë me kërkesë të vetë muftiut të Tiranës.

 

Përveç presionit dhe punës propagandistike që KMSH-ja ka bërë, arrestimeve në masë dhe propagandës së egër mediatike, edhe Shërbimi Informativ Shqiptar ka mbajtur nën vëzhgim mbi 35 individe dhe 70 familje në të gjithë Shqipërinë. Në anën tjetër Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka dërguar në Shqipëri një numër prokurorësh për të ndihmuar vendin përgjatë proçesit të persekutimit të muslimanëve. Në anën tjetër në tetor, krye-prokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla shkoi në Uashington ku i raportoi eprorëve amerikanë dhe krye-prokurorit Eric Holder sesi shteti shqiptar po merrej me Islamin dhe muslimanët. Shqipëria ka bashkëpunuar edhe me qeverinë sllavo-ortodokse maqedone dhe laik-katolike kosovare për të hetuar dhe zbuluar rrjetin e xhihadistëve muslimanë dhe dënimin e tyre. Në anën tjetër Ministria e Brendshme e Shqipërisë e ka zgjeruar Drejtorinë e Antiterrorit me 104 spiunë dhe zabitë – nga 15 që ajo kishte më parë. Paralel me burgosjen e muslimanëve, qeveria shqiptare është kujdesur që gjatë vitit 2014 të armatosë me armë disa qindra terroristë kurdë të cilët luftojnë kundër grupeve islamiste në Siri dhe Irak.

 

4.

Për t’u treguar sa më e zellshme ndaj amerikanëve, qeveria kristiane e Edi Ramës jo vetëm që i është bashkuar koalicionit amerikan kundër ISIS-it, por ka mbajtur në burg për më shumë se 10 muaj edhe njerëz të pafajshëm që i arrestoi që në mars 2014. Një i këtillë është Verdi Morava i cili në tetor 2014 hyri në grevë urie pasi ankohej se qeveria laik-katolike shqiptare nuk e kishte marrë kurrë në pyetje për akuzat që ishin hedhur kundër tij. Përpos arrestimit të besimtarëve me pretekstin e Sirisë, qeveria e Edi Ramës, siç thamë më sipër ka treguar një antipati të madhe kundër Islamit dhe muslimanëve. Njërëzit kyç të qeverisë Rama, që nga kryeministri, zv. kryeministri, ministrja e luftës (mbrojtjes) e kështu me radhë janë zgjedhur të gjithë të krishterë. Njeriu që Edi Rama zgjodhi si kryepolic të Shqipërisë, Artan Didi është një polic i cili në vitin 1998 vrau në mënyrë ilegale në sy të familjes së tij një musliman arab në shtëpinë e tij në Tiranë.

 

5.

Urrejtja e qeverisë Rama kundër Islamit u pa edhe në shtator 2014 kur me paratë dhe taksat e muslimanëve shqiptarë, Edi Rama solli në Tiranë dhe organizoi një meshë shtetërore më Papë Bergolion. Gjatë kësaj vizite dhe në prezencë të udhëheqësve derdimenë të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Edi Rama, por edhe ministri i tij i jashtëm Ditmir Bushati, theksuan në mënyrë të vazhdueshme që Shqipëria nuk është vend musliman, por është vend evropjan. Ministrat e Ramës shkuan para kësaj në Romë ku e lutën Papën që të vijë në Shqipëri dhe “bekoj” qeverinë kristjane Rama, ndërsa Papa i fërkoi barkun gruas së kryeministrit.

 

Edhe pse statistikisht muslimanët ende përbëjnë shumicën e popullatës në Shqipëri, Edi Rama dhe qeveria e tij refuzuan në mënyrë të vazhdueshme që të njohin Shqipërinë si vend musliman. Ky fakt u tregua edhe në shkurt të vitit 2014 kur Ilir Meta nuk e lejoi Shqipërinë që të merrte pjesë në takimin e radhës së organizatës së Konferencës Islamike, ndërsa këshilltari i tij katolik, Ralf Gjoni deklaroi që Shqipëria nuk është vend anëtar i Konferencës Islamike.

 

6.

Përpjekja për të dobësuar sa më shumë Islamin në Shqipëri erdhi edhe nga drejtime të tjera. Kështu le të përmendim meshën e 26 dhjetorit në Shkodër në xhaminë e Fatihut, ku famullitari Dom Nik Ukgjini me disa fanatikë katolikë i’a mësyu xhamisë në Kalanë e Rozafës duke pretenduar se ajo është Kisha e Shën Shtjefnit. Në anën tjetër në Korçë, kryebashkiaku ortodoks Sotiraq Filo në bashkëpunim me këshilltarin e Edi Ramës, katolikun Artan Shkreli, synuan të rrënojnë lagjen e muslimanëve “Gjon Buzuku”, ndërsa investimet vazhduan për lagjet e kaurëve.

Sulmet ndaj shtëpive dhe xhamive të muslimanëve u shoqëruan edhe me sulme verbale nëpër media. Përtej sharjes së Islamit në lidhje me punën e terrorizmit, Islami dhe muslimanët u ofenduan edhe nga shoku i ngushtë i Edi Ramës, Maks Velo i cili në shtator 2014 rreshtoi në gazetën MAPO fyerjet pse është anti-verior dhe anti-musliman. Ben Blushi vazhdoi po ashtu sulmet kundër Islamit, duke deklaruar se Shqipëria po turqizohet, ndërsa histerikja Arlinda Dudaj botoi Versetet Satanike në shqip. Edhe pse në Kosovë në këtë kohë u arrestuan disa hoxhallarë me pretekstin se kishin nxitur urrejtje fetare, në Shqipëri islamofobët vazhduan ofendimet e poshtërimet kundër Islamit dhe muslimanëve dhe askush nuk i dënoi dot.

7.
Edhe pse amerikanët ishin në përgjithësi mbështetës të grupit të Fetullah Gylenit në kontrollin që ai i bëri Komunitetit Musliman, me zgjedhjen e Skënder Bruçajt si kryetar i KMSH-së, qeveria Rama vonoi edhe njëherë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë. Pasi pezulloi projektin e qeverisë Berisha, ajo e futi në konflikt KMSH-në me familjen Kruja, pasi të fundit i konfiskoi ilegalisht pronat e saj. Projekti i ri për ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës, Edi Rama e ndërtoi duke e ndërtuar xhaminë mbi një tokë të vjedhur.

Përveç kësaj, në gusht, qeveria Rama shkoi edhe më tej me sulmet kundër Islamit. Ajo pezulloi universitetin Beder, ndërsa nuk mori një masë të këtillë kundër universitetit katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

8.

Nëse musimanët shqiptarë u përmendën për mirë gjatë vitit 2014, rastet që mund të veçojmë janë vizita e Skënder Brucajt në Lazarat në gusht 2014, kur Bruçaj vizitoi fshatin musliman të djegur nga qeveria Rama. Bruçaj u përmend për mirë në media pasi falenderoi besimtarët që nuk kishin mbjellur drogë dhe legjitimoi kështu sulmin ushtarak kundër fshatit musliman të Lazaratit nga zabitët e qeverisë.

Rast tjetër kur muslimanët u lavdëruan ishte rasti i fshatit Malbardhë në Lezhë, kur fshatarët muslimanë i’u nënshtruan pakicës katolike dhe e ndihmuan atë të ndërtojë një Kishë. Për këtë akt nënshtrimi ata u përgëzuan nga ambasada amerikane e cila edhe i dekoroi, dhe nga televizioni partner i USAID-it, Top Channel i cili organizoi mbrëmjen Gala të fundvitit në dedikim të këtij fshati dhe lekët e këtij koncerti vendosi t’ia dhurojë fshatit që të ndërtojë rrugë.

9.

Pra siç shihet mesa kam renditur shpejt e shpejt me lartë, viti 2014 ka qenë vit i keq për Islamin në Shqipëri. Në këtë vit, për herë të parë që prej vitit 1967 Shqipëria ka arrestuar e burgosur në masë besimtarë dhe hoxhallarë muslimanë. Në këtë vitë që prej kohës së qeverive Nano dhe Koçi Xoxes, Shqipëria është udhëhequr nga pakica e krishterë. Në këtë vit xhamitë janë infiltruar, përgjuar, spiunuar dhe Islami është poshtëruar publikisht aq keq sa u poshtërua edhe 50 vite më parë.

Sulmet kundër Islamit janë shoqëruar edhe me sulme masive që qeveria e krishterë Rama po kryen kundër të gjithë popullit shqiptar në të gjithë vendin. Shqiptarët sot po rrihen, vriten, burgosen, grabiten dhe përdhunohen në mënyrë mizore nga shteti policor që Edi Rama ka ndërtuar me mbështetjen e bankierëve perëndimorë. Ata burgosen për dritat, ujin, ecjen në rrugë, besimin e tyre në Zot etj. Qeveria Rama sot është arrogante sikur qeveritë e Enver Hoxhës apo Koçi Xoxes. Po ndërsa qeveritë e të fundmëve përpara 50 vitesh kishin mbështetjen e Stalinit, dhe Traktatit të Varshavës, qeveria e sotme e Rilindjes ka mbështetjen e Amerikës, NATO-s dhe gangsterëve atlanticistë të cilët duan t’u rrëmbejnë shqiptarëve pasuritë dhe liritë e tyre.

A do t’i mbijetojë Islami në ditët tona furtunës së qeverisë NATO-iste të Rilindjes? Pleqtë tanë gjithmonë na kanë këshilluar e dhënë shpresë në kohën e komunizmit, se me lejen e Zotit Islami do mbijetoj!

Allahu mos u sjelltë muslimanëve shqiptarë një vit tjetër sikur ky vit i zi 2014!

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama