Gëzim Mekuli
Tek shqiptarët, gjithandejë ku janë e ku jetojnë, e vecanërisht, tek intelektualët, gazetarët, opinionistët e analistët, po mbizotron "mendimi i kolonializuar".
Në mbojtje të viktimave terroriste në Paris, e gjith media dhe të gjithë të sipërcekurit, u "cuan në këmb", vrapuan për tu dukur në mediat masive sa më shpesh e sa më gjatë, i "thyen këmbët" duke u turrë nëper studiot televizive për të dënuar veprimin terrorist në Parisin e Viktor Hugosë (dhe mirë shumë që e mbrojtëm fjalën e lirë dhe mirë që dënuam vrasjet e terrorit).
Kolonializimi i mendjes shqiptare
Artikull me titull emocional "Unë nuk jam Charlie Hebdo", të kopjuara nga mediat e huaja, e të perkthyera në gjuhën shqipe, e kinse me autorë shqiptarë, gati sa nuk u bënë monoton. Po, u bënë monoton e bajat, sepse ishin po "këta" e "ata" që nuk durojnë kritikën, censurojnë fjalën e lirë dhe mendimin tjetër. U tentua të qahet "Charlie Hebdo" e të "mbrohet" fjala e lirë nga sulmuesit, mendimdhunuesit dhe shigjetuesit e shprehjes së lirë shqiptare!
Shqiptarët e Kosovës, e kam thënë herave tjerave, kanë përjetuar një terrorizëm edhe më të thellë, edhe më masiv, si në thellësi e po ashtu edhe në hapsirë;
E tani, i pikëlluar, po mendoj, se ku ishin e ku janë këta njerëz "intelektual" e "mbrojtës" të shprehjes së lirë që heshtën, po heshtin e nuk janë të dukshëm në media e në hapsirën publike, sikurse që ishin në rastin "Charlie Hebdo"?
Pse, dëshpërimisht, në vazhdimësi, për shqiptarët e huaja dhe e largëta është me e vlefshme se e jotja dhe e afërmja; pse më shumë derdhim "lot krokodili" për terrorizmin që ndodhë diku "atje" largë, e në anën tjetër nuk e shohim, nuk e shijojmë, e nuk e ndiejm gjenociin, gjakun e terrorizmin, këtu, afër nesh, në lëkurën tonë, e në shtëpinë tonë?
"Kolonializimi i kokës" shqiptare është thelluar aq shumë e aq thellë, saqë, për shumkë, të qashë e ta vajtosh humbjen tënde, të duash lirinë tënde e ta mbrosh atë, konsiderohet, si e "e pavlerë", "primitive", e "vockël" dhe e "parëndësishme".
Gjithsesi sipas kësaj koke, ATA janë të organizuar, ata janë të ditur, ata janë racional, ata kanë vlerë e peshë, ndërsa NE jemi të "paorganizuar", "të paditur", "emocional", të "pavlerë" e të "pa peshë". Jo vetëm jeta, por edhe vdekja e tyre është më e vlefshme sesa vet jeta dhe vet vdekja jonë.
Po, sipas "mendjes së kolonializuar" të intelektualëve, gazetarëve, opinionistëve, analistëve e akademikëve, më shumë tragjedi e humbje ka shkatuar për ne, vrasja e 12 personave të pafajshëm, nga terroristët e shekullit XVIII, sesa vdekja e më se 15,000 personave, nga terrorizmi shtetëror serb i shekullit XIV.
Ky vetposhtrim e ky robërim kolektiv i mendjes shqiptare, nuk e ka fuqinë e nuk e ka as kredon etike e as morale të mbrojë shprehjen e lirë të "Charlie Hebdo" në Paris, kur ky "vetposhtrues" e ky "mendim i kolonizuar" nuk "ka koqe" ta mbrojë fjalën e lirë në "Charlie Hebdon shqiptare", e as guxim të nderoj viktimat në "Parisin shqiptar"...
E kam thënë se, mediat kanë ndërtuar një bindje tek shqiptarët, se egzistojnë popuj me "rëndësi të vecantë" e popuj të "rëndësisë së vogël", por nuk e kisha menduar asdhenjëherë, se për shqiptarët, vrasja nga terrorizmi në një vend të huaj, do zgjon emocione e reagime më shumë, sesa gjenocidi dhe terrorizmi në vendin e vet...