Mediat dhe Politika
Kryeredaktorët e RTK-së, këta bythlëpirës!
Gezim MEKULI,
Përse RTK nuk u drejton pyetje kritike "ekspertëve dhe analistëve"? Dihet! Pregaditja profesionale, morali dhe etika gazetareske, në shumë redaksitë e mediave shqipe të Kosovës, është kryesisht, e varfër, e ngusht dhe pushtetservil. Këtu dominon censura dhe vetëcensura. Andaj edhe jo rastësisht këto ditë kemi protestën e 12 redaktorëve të Radio Televizionit të Kosovës, të cilët përmes protestës shprehën kundërshtimin ndaj gjendjes mjeruese në të cilën ndodhet prej kohësh, RTK.
Këta "ekspert e analist politik" të RTK-së nuk janë kritik ndaj ecurive dhe proceseve politike në Kosovë e as në rajon; Këtyre "ekspertëve..." u rezervohet koha më e mirë dhe më e fuqishme e shiqueshmërisë dhe dëgjueshmerisë radiotelevizive. Këta kanë të rezervuar edhe hapsirën më të ndikueshme në opinion. Që efekti të jetë sa më i fuqishëm, analistët e RTK-së ftohen shpesh, që të thonë mendimin e "tyre" në mes të edicionit kryesor të lajmeve!
Regjimi feudal i Kosovës provon të imponoj tek populli se mendimfilozofia e tyre është e pakundërshtueshme; E paprekshme. Shiqoni me kujdes edicionin e lajmeve të RTK-së, e ju do të bindeni. Shiqoni se sa "të gjithëdishëm" e të pakundërshtueshëm janë këta "analist politik" të RTK-së; Apo edhe tjetra, dhe më e tmershmja; Shiqoni dhe dëgjoni se sa servil janë ndaj EULEX-it, shiqoni sa "bythlëprës" janë ndaj ambasadave të huaja, shiqoni se cfarë shërbëtorësh janë ndaj Partisë në pushtet... Shiqo se si pyetjet janë të parapregatitura; Përshtatshmeria partiake në pergjigje, po ashtu, është mbizotruese. Ambasadave duhet bërë qefi, të gjithave, pa përjashtim.... (por, nëse Ambasadës së Shqipërisë nuk i bëhet qefi, nuk ka problem fare...)
Pse kjo kritikë ndaj gazetarucëve të RTK-së?
Kryeredaktorët e televizionit publik, RTK, nuk duan të jenë kritik ndaj Feudalit. Këta nuk duan të kritikojnë, sepse «sistemi feudal» ka nevojë për këta "bythlëpirës intelegjent"; Këta janë edhe kryegjygjëtar të mendimit politik. Këta kryeredaktorë kontrollojnë lajmin dhe informatën. Këta komentojnë dhe mbështësin temat, agjendat dhe projektet politike që EULEX-i dhe, politikat feudaliste në pushtet i vetzgjedhin dhe, u japin vazhdimësi e përparësi në opinion. Pra, janë këta "ekspert e analist" që i "sqarojnë" popullit se, cila është e drejtë, e cka jo për politikat feudaliste të Kosovës. Shembull: Debati mbi Trepcën, debati për censurën në RTK, debati për krimin ekonomik dhe arsimor, dhe debati për bisedimet pa kushte me Serbinë cetnike është duke u ngulfatur mu nga kjo frymë gazetareske dhe nga "ekspertët» e RTK-së.
Por, edhe pse tek qytetarët ka shumë mendime kritike, papajtueshmëri me këto veprime, opinioni ynë nuk i sheh, nuk i dëgjon e nuk i lexon mendimet dhe opinionin tjetër. Gazetaria feudale ka izloluar mendimin kritik universitar. Kështu, përmes "analistëve politik" mediat po përfitojnë një lloj "të drejte", një pushtet kontrolli dhe udhëheqje për temat që këta vet i ndërtojnë.
Gazetaria feudale e RTK-së, shumë herë, nuk thot asgjë tjetër, përpos "të vërtetave" partiake; Kritika universitare e shkencore nuk lejohet të depërtoj në RTK. Mendimi i tyre kritik dëshirohet të konservohet, cimentohet e, mundësisht, të bunkerizohet. Këto “Debate” të keqpërkujtonë kohën e mediave absolutiste të vitit 1981 dhe 1989; Zezditen kur Tito na burgoste e na vriste e kur Milosheviqi na «piqte». Edhe atherë, në mediat e kohës, kishte "analist dhe ekspert politik" që mbronin, apo, që në heshtje e në qetësi, përkrahnin projektet antishqiptare.
Dy kryeministrat e Kosovës, Thaci dhe Mustafa, nuk do të duhej të bënin gabimin e madh, që përmes RTK-së të tentojnë të udhëheqin dhe të kontrollojnë idetë, mendimet, agjendat akademike e të gjitha diskutimet publike në Kosovë, sepse kjo i detyron "ekspertët dhe analistët politik" të gënjejnë...