Ky vendim është një hap energjik dhe shumë i domosdoshëm për të rritur seriozitetin e shtetit të ri. Piramidat arsimore, të cilat kanë mbirë në hapësirën shqiptare, janë një spekulim i turpshëm për nga cilësia, por dhe i rrezikshëm për fatet e shoqërisë dhe ekonomisë së tregut. Përveçse kanë bastarduar standardin e të diplomuarve, ato mund të shërbejnë në të ardhmen, kur shoqëria të mbingopet me diploma, dhe si rrezik social, pasi falimentimi i tyre do të lërë në rrugë dhjetëra-qindra familje që kanë investuar në financimin e këtyre piramidave.
Në Shqipëri, ky rrezik është akut. I entuziazmuar nga grupet e interesit që i zbukurojnë sfondin e investimeve private në arsim, kryeministri Sali Berisha ka thyer rekord historik në dhënien e licencave të universiteteve private me lehtësinë e dhënies së një NIPT-i për hapje kafeneje. Nga tri universitete private që gjeti në vitin 2005, ai ka shkuar në gati 20 të tilla, duke e bërë këtë biznes një investim banal. Vetëm para dy muajsh një i licencuar për pronar universiteti është një njeri me precedentë penalë nga bota e krimit. Por ky nuk është ndonjë detaj çudibërës. Po kaq kriminalë janë dhe ata që janë profesorë apo ish-këshilltarë të tij. Së paku katër nga ish-këshilltarët e tij tashmë janë pronarë universitetesh private, duke i konsideruar licencat për këtë biznes si heqje qafe për njerëzit, me të cilët nuk punon dot. Më tej akoma, ministri i Arsimit, Genc Pollo, është përshirë në afera të pastra korruptive me disa universitete private, duke iu dhënë atyre licenca preferenciale për të fituar miliona euro brenda disa muajve. Nga kjo mori licencash universitare, natyrisht që do të kemi seleksion dhe koha do të bëjë të vetën. Do të ketë që do të mbijetojnë dhe ndoshta të tjerë që do të krijojnë cilësi, por papërgjegjësia në monitorimin e tyre mund të kthehet në tragjedi për shoqërinë shqiptare.
Shembulli i Kosovës, kur standardin për universitetet private e ka vendosur një institucion i huaj i besueshëm, është një rast që duhet të aplikohet doemos me urgjencë sivjet në Shqipëri, ndoshta dhe para fillimit të vitit të ri shkollor. Kriteret e vendosura nga Ministria e Arsimit nuk janë respektuar, por duke paguar nën dorë te ministri Pollo ose duke e lajkatuar atë publikisht, shumë pronarë universitetesh ia kanë dalë të vazhdojnë pa humbur asnjë nga privilegjet që ua ka siguruar të qenit batakçinj.
Por arsimi nuk është një biznes i zakonshëm që mund të zhvillohet pa ruajtur standarde dhe pa pasur parasysh një politikë kombëtare zhvillimi për të. Ashtu sikundër financat shqiptare kanë patur nevojë për FMN dhe Bankën Botërore që nga vitit 1991, dhe arsimi privat shqiptar ka nevojë për një institucion të huaj të vrojtojë standardet dhe jo Këshillin e Arsimit të Lartë Shqiptar, gjysma e të cilit jep mësime në universitetet private. Ne kemi nevojë për një institucion të huaj standardizimi për arsimin privat, pasi ky është një biznes, ku kanë investuar njerëz të dyshimtë me prirje të qarta vetëm për të fituar, pa pasur mision publik arsimin. Ata as që bëhet fjalë t’i afrohen modelit amerikan, por nuk respektojnë dhe ndonjë model të përparuar të Evropës Lindore.
Dhe vetë koncepti i ministrit Pollo për arsimin privat është i ndryshëm me atë që ka ndaj universiteteve publike. Ai i konsideron ato të ndara dhe nuk ka konceptin që janë operatorë të barabartë në biznesin e arsimit të lartë. Të tjera ligje varësie funksionojnë për universitetet publike nga Ministria e Arsimit, të tjera funksionojnë për ato private, ndërkohë që ato si subjekte duhet të trajtohen njësoj dhe me të njëjtin nivel kontrolli. Të tjera kritere përdorin për punësim pedagogësh universitetet publike, asnjë kriter ato private. Të tjera kushte ka një njeri të bëhet kancelar në universitetin publik, asnjë kusht për atë privat. Në shumë raste kontrollet e ministrisë mbyllin sytë para shkeljeve, pasi marrin zarfet nga pronarët e universiteteve dhe sot kemi një zhvlerësim të plotë të asaj që quhet diplomë e marrë në Shqipëri.
Kjo e bën edhe më të domosdoshme marrjen e një konsulence të huaj prestigjioze për sistemin arsimor privat, sidomos për atë të lartë, me qëllim që investimet e shumëpremtuara të kryeministrit në këtë fushë, të mos jenë ushqim për mafiozët, por pará për ata që duan të arsimohen. Mbi të gjitha, ky standardizim do të shpëtojë kryeministrin, të cilit nuk i ecën me piramidat, edhe pse këtë radhë ato po mbijnë në arsim.