Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Demolition Man godet sërish

Shkruar nga: Ajola Xoxa  
Botuar më: 17 vite më parë

Ajola Xoxa
Demolition Man godet sërish

Shqipëria qenka një vend ku nuk plakesh mbarë. Të ketë rrjedhur thua? Ka shumë gjasa, sidoqoftë, kryeshtetarëve nuk u lejohet të rrjedhin kaq lehtë, sidomos në Parlament, sidomos kur kanë në dorë fatin e miliona shqiptarëve. Mesa duket ky njeri është i aftë vetëm të asistojë në shkatërrimin e vet, duke mos pasur kurrfarë ambicieje për ta shkruar emrin në histori siç duhet.

Sharjet dhe fyerjet e pashembullta të Berishës janë jo vetëm një premierë shqiptare, sado e pisët dhe e rëndë ka qenë kjo politikë e viteve të fundit, por duhet të jenë dhe një premierë botërore. Në fakt, pas një kërkimi që bëra në internet, më rezulton se Berisha deri tanimë mban vendin e parë për sa u përket kërcënimeve të hapura dhe sharjeve krejt të paimagjinueshme që arriti të bënte përgjatë një seance parlamentare, përballë mediave e përballë syve e veshëve të të gjithë popullit shqiptar. Nuk di në ka mbetur më socialist, demokrat, asnjanës, që nuk është ndjerë jo vetëm thellësisht i ofenduar, por edhe realisht i rrezikuar. Dikush që i lejon vetes të tilla shkarje, gjithçka mund të bëjë. Turp Berishë, turp! Më vjen turp që je Kryeministri im! Më vjen turp që ende bredh rrugëve pa kërkuar ndjesë! Më vjen turp që qeverisem nga dikush që jo vetëm nuk njeh asnjë normë të edukatës, por që nuk ka as njohuri të institucionit që përfaqëson, dhe ende vazhdon të ofendojë, pa asnjë barrierë, një përfaqësues të popullit shqiptar.

Nëse Berisha arrin të përdorë ofezat më të rënda, duke prekur drejtpërsëdrejti familjarët e një deputeti, e pas kësaj arrin ta kërcënojë atë, çfarë mund të bëjë me qytetarët e thjeshtë, pa privilegje e pa imunitet? Ruani veten, tashmë ky kryeburrë (se gratë e vajzat dëshmoi që nuk i do shumë) është kthyer në rrezik ambulant për këdo. Do të duhej së pari të merreshin masa juridike, sepse të kërcënosh dikë kaq hapur, së bashku me familjen e tij nuk kalohet kaq lehtë. Së dyti, masa shëndetësore. Së treti, por për këtë kujdesemi vetë, masa elektorale. Do ish mirë që dikush që e këshillon Berishën t‘i sqarojë se vështirë të hyjnë denjësisht në zgjedhje duke pas këtë klip të bukur elektoral. Riformuloj: Në pastë këshilltar që ‘Ay‘ e dëgjon, se përgjithësisht është vetë ai që i jep këshilla këshilltarëve.

Kur e pashë një ditë më pas në Parlament, me atë pamjen e frikshme prej day after, pata të fundit shpresë se do ishte jo njeri i mirë, jo burrë i mirë, por së paku politikan. Se kushdo me pak mend të ftohta e gjak të ngrohtë do kish kuptuar se pas menderosjes megapublike, nuk kalohej nga shiu në breshër; mund ta kish kërkuar të shkretën ndjesë, të thosh, se ish i lodhur, i shqetësuar, i nervozuar, çfarëdo qoftë, le të thosh se nuk kish qenë mirë me shëndet, po ta bënte një sforco të fundit, si politikan që ka ndërmend të rikandidojë së paku. Le të tregohej njeri, me dobësitë e veta, por njeri së paku. Një kërkesë faljeje përballë të njëjtave kamera, të njëjtit popull dhe rigjeneroheshin ca vota. Por jo, jo, se e ka të fortë kraharorin ky burrë, e ka të rëndë krenarinë dhe të pakuptueshme mendjen. Një Demolition Man.

E ç‘bën? Oh, ç‘bën, të paimagjinueshmen: I shkrehet kundërshtarit. Urdhëro? Po de po, ju e keni fajin, Rama e ka fajin që i nxiti. Kjo është si puna e përdhunuesve që thonë se i joshi viktima. E paskësh fajin Rama, i cili e paskish nxitur Ballën të provokojë Berishën. Së pari, Taulant Balla ka boll kohë në politikë për të mos marrë urdhra se ç‘të thotë në Parlament (këtë ekskluzivitet e kanë të rinjtë e Berishës në fakt - nga ata që dalin për të dhënë lajmet e këqija për t‘i bërë opozitë opozitës) e së dyti, a ka ndonjë tjetër veç kryeburrit që pa ndonjë pikëzë provokimi? Nuk gjeti vallë një argument më të mirë përgjatë 24 orëve armëpushim? Nuk e shpiku diçka tjetër xhanëm që mos ta fyente inteligjencën e të vetëve (se tonën jo) kaq fort? Por e drejtë, e drejtë, sharja është virtyti i mediokrit: e kanë të nevojshme ta ushtrojnë fyerjen, ushtrim i cili nuk kërkon as më minimalen inteligjencë.

E nuk do ketë KOP, analist, gazetar, media të blerë që t‘i bëjë një makijazh kësaj, se përgjatë një viti, pa reshtur, pamjet e shpërthimit të Gërdecit dhe ulërimave kafshërore të Berishës në Parlament, do të përsëriten çdo ditë - kuptoftë vetë Partia Demokratike se nuk mund të vazhdojë ta lërë vendin peng të këtij dinozauri që po kalon përtej së imagjinueshmes. Çdo ditë, çdo ditë për be. Që mos të guxojë më të thotë se ky popull e ka memorien të shkurtër. Se qenka i marrë, i sëmurë, krejt i paparashikueshëm. E drejtë. Por edhe i parikuperueshëm politikisht. Por ai rri, ai rri, ai do të vazhdojë të rrijë, kryelartë, syzbrazët, me atë buzëqeshjen artificiale e gishtat ngritur më kotë lart: si një qiri i ndezur brenda një hambari në flakë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama