Media nuk mund të mos lëngojë atë që sot vuajnë të gjitha institucionet e shtetit, pra pasojat e një presioni të fuqishëm autoritarist që gjakon tëi vërë nën kontroll. Eshtë një presion që vjen nga bota e politikës (në radhë të parë nga qeveria, por jo vetëm nga ajo), sepse në Shqipëri, politikanët vazhdojnë tëi perceptojnë mediat si leva të politikës, si mjet propagande, mashtrimi dhe jo mirinformimi publik. Dhe jo vetëm i perceptojmë mediat si leva të politikës, por edhe kanë hapësirë tëi përdorin si të tilla. Kjo është e keqja më e madhe. Pra, media ka sot në Shqipëri, ashtu si shumë institucione të tjera, probleme me lirinë e saj. Sot po flitet shumë për reformën në drejtësi. ëëe bën të domosdoshme një kërkesë të tillëë Asgjë më shumë se kriza që i vjen sistemit të demokracisë liberale nga kapja e drejtësisë prej politikës dhe korrupsionit të lidhur me të. Reforma në drejtësi duhet, nëse nuk e deformon politika, tëi falë më shumë liri pushtetit të drejtësisë (prokurorëve, gjykatësve), nga politika në përgjithësi dhe qeveria në veëanti. Një reformë e tillë, po aq e rëndësishme për vazhdimësinë e sistemit të demokracisë liberale në Shqipëri, është i nevojshëm sot edhe për sa i takon pushtetit të katërt, medias.ë
Po kush do ta kryejë reformën në mediaë Të shpresosh se qeveria dhe politika do të shfaqë vullnet për tëi dhënë më shumë liri medias për të hetuar dhe kritikuar të pabërat e tyre, është naivitet. Ashtu si drejtësia nuk do ta fitojë dot pavarësinë e saj nga hegjemonia e politikës pa një presion nga vetë komunitetet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ashtu edhe media nuk do të mund ta fitojë lirinë dhe integritetin e saj nëse nuk ngrihen vetë brenda komunitetit të medias forca që të ushtrojnë presion mbi politikën dhe qeverisjen për më shumë liri. Por media nuk e ushtron dot këtë presion, sepse është e përëarë. Përseë Sepse vetë brenda pushtetit të medias janë më në mazhorancë (të paktën deri më sot) ato forca që priren më shumë nga nënshtrimi ndaj botës politike sesa nga liria prej saj. Dhe nëse sot ka pak solidaritet e shumë përëarje dhe armiqësi mes gazetarëve, kjo është kryesisht për shkak të pozicionimeve të kundërta si shërbëtorë të njërës apo tjetrës parti. Kjo vlen si për pronarët e medias ashtu edhe për gazetarët. Dhe historia e demokracisë perëndimore dëshmon se gazetaria në shërbim të publikut, është e pamundur pa ëlirimin e saj prej vargonjve të dukshëm dhe të padukshëm të botës politike dhe ëskllavëriminë prej parimeve të lirisë. Në SHBA lindi dhe u bë e qëndrueshme një gazetari e lirë, që i bën të dridhen pushtetet e korruptuara politike, vetëm sepse nga mesi i shekullit XIX nisën të shfaqen njerëz (pronarë dhe gazetarë) të një edukate dhe parimesh që vendosën standarde të larta për profesionin e tyre, duke krijuar dhe kode etike për stafet e gazetarëve. Pikërisht në përpjekje për një media të lirë, Jozef Pulitzer, një pronar që guxoi të përplasej (dhe të fitojë) me qeverinë e SHBA-së për korrupsionin në ndërtimin e kanalit të Panamasë, theksonte se ëIdealet më të larta, ankthi më skrupuloz për të vepruar drejt, njohja më e saktë e problemeve që kërkon të zgjidhë dhe ndjenja e sinqertë e përgjegjësisë morale, do ta shpëtojnë gazetarinë nga servilizmi ndaj interesave të biznesit, plotësimi i qëllimeve egoiste në antagonizëm me të mirën publikeë. Pikërisht ëlirimi nga servilizmi ndaj interesave dhe egoizmave që nuk harmonizohen me interesin publik, është problemi më i madh i gazetarisë shqiptare. Media duhet të ketë më në fund një axhendë të saj, një interes të sajin, një objektiv të sajin që nuk deformohet dot nga interesa të tjera. Dhe ky interes apo axhendë nuk ka shanse të mbijetojë nëse mbetet vullnet, idealizëm i disa individëve. Liria e fjalës dhe e gazetarisë, pasi është sanksionuar në Kushtetutë, duhet të objektivizohet në institucione mediatike si Unioni i Gazetarëve, Kodi i Etikës apo Urdhri i Gazetarëve. Veë jo kallpe, por me devocion, forcë dhe energji për të balancuar dhe amortizuar presionet e pushteteve politike në ëdo formë që të shfaqen. ë
Pulitzer e shtronte problemin në një rrafsh thelbësisht etik. Dhe në fakt gazetaria shqiptare do të ishte sot më e lirë, më e shëndetshme për vete dhe për shoqërinë, nëse shumica e gazetarëve do të kishin mundur tëi qëndronin më me besnikëri parimeve të profesionit të tyre. Gjë që, duhet thënë që në fillim, ka qenë dhe mbetet një mision mjaft i vështirë, ndonëse jo i pamundur. Sepse, përballë gazetarëve të paorganizuar kanë qëndruar gjithnjë pushtete dhe politikanë përherë e më të organizuar, gjithnjë e më të pasur, me etje për tëi shndërruar ata në shërbëtorë të ambicieve, epsheve dhe gjakimeve të tyre. Dhe ia kanë dalë jo pak. Në aleancë me një armik tjetër të egër të lirisë së gazetarëve, varfërinë e medias, rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit të qeverive dhe politikës. Ky është një rast që dëshmon qartë se si politika përdor produktin e dështimit të vet, varfërinë, për të sunduar mbi mediat. Eshtë kjo varfëri që nuk lejon ngritjen e gazetarëve në nivelin e një shtrese të mesme, e cila nuk është e gatshme të sakrifikojë lirinë, parimet, integritetin profesional nën trysninë e ëbukës së gojësë. E, megjithatë, a është nënshtrimi një fatalitetë Po ta pranonim një gjë të tillë do të justifikonim të gjithë skotën e sahanlëpirësve të pushteteve, që me të drejtë kritikonte në një shkrim Enver Robelli. Sepse ka gazetarë, që të ndodhur nën presionin e humbjes së vendit të punës, nuk mund ta thonë një të vërtetë. Por ka edhe gazetarë, që për të përfituar privilegje dhe miliona prej pushteteve politike, nuk ndalen të publikojnë lloj-lloj gënjeshtrash. Ka gazetarë që mposhten nga ëuriaë. Por ka të tjerë që vihen në shërbim të pushteteve nga lakmia. Këta të fundit janë një hall i vërtetë për lirinë dhe misionin e medias. Janë këta servilë të të gjitha pushteteve, opozitarë të ëdo pushteti që po perëndon dhe gjithnjë përkrah ëdo pushteti që agon, ëkritikëë me kuajt e pushteteve kur atyre po u bien patkonjtë dhe kuaj troje të pushtetit, kur ai është në ngjitje. Janë këta gazetarë kopilë që përpiqen tëi paraqesin gazetarët që kritikojnë pushtetin si maniakë dhe kritikën e palodhur e të pakorruptueshme ndaj një kryepushtetari autoritarist si Berisha, si mungesë tolerance, armiqësi personale, madje edhe si ekstremizëm. Këta shërbëtorë bëhen gradualisht kundërshtarët më të rreptë të gazetarëve kritikë, të gazetarëve jo servilë, kundërshtarë edhe më të rreptë se vetë pushtetet politike. Sepse te gazetarët ërebelëë ndaj pushteteve ata shohin një shembull, një specie që denoncon pazaret e tyre të turpshme me pushtetet, pavarësia e ërebelëveë denoncon si të papërligjur skllavërimin e shërbyesve. Ndaj luftojnë tëi zhdukin fare nga studiot, nga ekranet, me ethen e mbretëreshës që kërkon të zhdukë Borëbardhën. ë
Në thelb debati i hapur në gazetën ëShqipë duket se ka të bëjë me flashkjen e identitetit të gazetarisë si pushteti i katërt, i ëshpikurë jo për tëu bërë fresk pushteteve, por për tëi kritikuar, e gazetarisë si një mision i shenjtë publik dhe jo biznes pasurimi, duke flirtuar me politikanë dhe pushtete kundër interesit të publikut. Kjo nuk nënkupton se gazetari, që të mbetet besnik i profesionit, duhet të jetë i varfër. Përkundrazi, e përsërisim se një nga vështirësitë e medias në Shqipëri është fakti i hidhur se ëklasaë e gazetarëve, mbijetesa e saj ekonomike, vazhdon të jetë thjesht një rrogë shumë e vogël që e bën një sfidë të vërtetë mbijetese kundërvënien e standardeve, të integritetit profesional, dëshirave dhe epsheve të një pronari që dikton politikën editoriale sipas interesave të tij, apo të politikanit që qëndron prapa tij. Gazetari nuk duhet të jetë proletar. Prosperiteti ekonomik i vendit duhet tëi integrojë gazetarët në atë shtresë të mesme që është gjeneratori kryesor social i lirisë në një shoqëri demokratike. Problemi bëhet më akut, kur sheh se varfërisë i vjen në ndihmë edhe pakësimi i frikshëm i lirisë për të zgjedhur. Në një kohë që numri i gazetave rritet, po pakësohet për gazetarët mundësia për të vazhduar profesionin në një tjetër media, për të gjetur lirinë e të thënit të një të vërtete në një tjetër ekran, nëse ato i ndalohen në ato media ku ai është punësuar për momentin.
Ndërkaq, lirinë për të thënë të vërtetën nuk ta ngushtojnë vetëm presionet, kufizimet e jashtme, por edhe fakti që shumë gazetarë nuk udhëhiqen nga motive intelektuale, por vetëm nga orekse. Rikthehemi te shqetësimi etik i Pulitzerit. Dhe nëse ato orekse i ngop me privilegje pushtetesh, me vila të pafituara me djersë, pra jo me para të ligjshme dhe me të gjitha format kushtetuese që fitohet një pronë, ky është një pasurim që të skllavëron. Eshtë një skllavëri që nuk mund të maskohet gjatë. Prandaj dhe Robelli kur shkruan që nga Kosova për ëshembullin tmerrues të Shqipërisëë importon një të vërtetë alarmuese tonën. Sepse flet për korruptimin e gazetarisë dhe misionit të saj, për kapjen e pushtetit të katërt nga politika dhe korrupsioni politik, për metamorfozën e ca gazetarëve nga misionarë të lirisë dhe të vërtetës, në shërbëtorë të politikës dhe gënjeshtrës. Dhe nuk ka nevojë të shpjegohet se sa e rëndë, sa e frikshme është kjo për lirinë e fjalës, lirinë dhe të drejtat e njerëzve dhe në përgjithësi për vetë sistemin e demokracisë. ë
Mediat nuk do të kishin asnjë kuptim nëse nuk do tëua acaronin nervat politikanëve. Madje edhe kur thonë gjëra të gabuara për ta. Nëpërmjet mediave kritika shprehet ëdo ditë, ndërkohë që njerëzit votojnë shumë rrallë. Për lirinë është mirë që politikani të ndihet i pambrojtur nga mediat dhe gazetarët. Kështu thotë një politikan me emrin Eduard Baladyr. Prandaj janë tërësisht të tmerrshme akte të tilla si gjobat e vëna kundër ëNews 24ë, kërcënimet e llojeve të ndryshme e deri edhe persekutimi i gazetarëve kritikë të qeverisë, duke u flakur familjarët nga puna. Ashtu sikundër janë të papranueshme edhe censurime që vetë stacionet (edhe vetë ëNews 24ë) u bëjnë lajmeve apo të vërtetave, meqë nuk pëlqehet nga një forcë opozitare si PS-ja. I tillë është rasti i veprimtarive të organizuara nga Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës. Mediat duhet të jenë të lira jo vetëm nga qeveria, por edhe nga opozita. Ato duhet të jenë të lira nga politika. Sepse nesër opozita do të vijë në pushtet dhe mediat që i shërbejnë sot pa kushte, do të shndërrohen automatikisht në shërbëtore të pushtetit. Do të jetë rotacioni i sahanlëpirësve.
Të gjitha këto që po ndodhin dhe të tjera, janë pjesë e arsenalit të një politike të vjetër, që në pamundësi për tëi burgosur, tenton të ngjalli frikë për tëi bërë gazetarët të heqin dorë nga misioni i tyre, ose tëi dënojë me heshtje. Taktika djallëzore që po ndiqet është rritja në maksimum, duke e bërë deri të papërballueshme, koston ekonomike të shqiptimit të ca të vërtetave që qeveria dhe politika nuk duan të dalin në dritë. Po si mund tëi shpëtohet këtij kurthië Si i bëhet që të vijmë në një situatë që, ashtu sikundër sapo tha edhe kandidati për President i SHBA-së, Obama, në Konventën e Demokratëve, ëtë themi atë që mendojmë, shkruajmë atë që mendojmë pa dëgjuar një trokitje të beftë në derëëë Si i bëhet, shtojmë ne, që të kritikojmë qeverinë (të sotme dhe të nesërme) dhe ajo të mos jetë aq e fuqishme sa të ndëshkojë lirinë tonë me gjoba, me ëbllokadëë ekonomiko-financiare dhe lloj-lloj presionesh e padrejtësish të tjeraë Padyshim duke dhënë kontributin si media që qeveritë, kryeministrat, të reformohen (jo thjesht si njerëz, por si institucione), duke mos qenë më të fuqishme për të na dëmtuar, që pushteti politik të mos jetë në gjendje të cenojë dhe akaparojë pavarësinë e pushteteve të tjera. Ne jemi në një udhëkryq të tillë historik, ku do të përcaktohet nëse do të kemi një Kryeministër dhe qeveri që të bën gjëmën, apo një Kryeministër me pushtet dhe fuqi të nevojshme për mirëqeverisjen, por jo të mjafta për të kufizuar, zhbalancuar dhe kontrolluar ato pushtete që janë krijuar për ta kufizuar, balancuar dhe kontrolluar Kryeministrin dhe qeverinë. Ky është edhe thelbi i debatit të ashpër politik lidhur me ndryshimet antikushtetuese që iu bënë Kushtetutës më 21 prill të këtij viti. Një ëështje thembrësore kjo për ëAkilëë të pavdekshëm të politikës si Berisha, por që mjerisht, një pjesë dërrmuese e medias dhe gazetarëve e kanë përcjellë (për të mos thënë anashkaluar) mjaft zbehtë. Zbehtësia e debatit për amendimet e pabesa të Kushtetutës, për këtë puë parlamentar, fryt i një bashkimi tiranik votash mes PS-së dhe PD-së, është indikatori i frikshëm i shkallës së nënshtrimit të shumicës së medias ndaj sensibiliteteve të unifikuara pushtetit dhe partisë më të madhe të opozitës. Eshtë një nënshtrim që zbeh shpresat për më shumë liri mediatike edhe nëse pushteti pëson rotacion në vitin e ardhshëm. Një tjetër shenjë që provon se edhe në gazetari, liria nuk dhurohet, por fitohet.